Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Shkurtësia e jetës, Seneca
  • Shkurtësia e jetës, Seneca
  • Shkurtësia e jetës, Seneca

Shkurtësia e jetës, Seneca

Minerva

Jo vetëm që kanë kontroll mbi jetëgjatësinë e tyre, por i bashkëngjisin çdo epokë ekzistencës së tyre. Nëse me fuqinë dhe madhështinë e mendjes arrijmë të kapërcejmë kufijtë e ngushtë të dobësisë njerëzore, e gjatë do të jetë koha për të jetuar”. Seneka i inkurajon lexuesit të jetojnë në të tashmen dhe të përshtaten me një jetë kuptimplotë – në harmoni me natyrën. 

5,95 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shkurtësia e jetës

Origjinali: De Brevitate Vitae

Gjinia: Filozofi

Autori: Seneca

Shqipëroi: Blendi Lami

Shtëpia botuese: Minerva

Viti: 2021

Fq. 128

Pesha: 0.208 kg

ISBN: 978-9928-265-41-8

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Shkurtësia e jetës” është një ese morale e shkruar nga filozofi stoik romak Seneka në vitin 49 të erës sonë. Është hartuar në formën e një letre, të cilën Seneka ia drejton vjehrrit të tij, Paolinos. Autori vë në dukje se njerëzit e shpërdorojnë pjesën më të madhe të kohës me aktivitete të pakuptimta. Nga njëra anë, natyra i jep njeriut kohë të mjaftueshme për të realizuar gjëra të rëndësishme.

Nga ana tjetër, njeriu duhet ta shfrytëzojë atë në mënyrën e duhur. Seneka thotë se “vetëm ata që i kushtohen filozofisë, janë vërtet të gjallë. Jo vetëm që kanë kontroll mbi jetëgjatësinë e tyre, por i bashkëngjisin çdo epokë ekzistencës së tyre. Nëse me fuqinë dhe madhështinë e mendjes arrijmë të kapërcejmë kufijtë e ngushtë të dobësisë njerëzore, e gjatë do të jetë koha për të jetuar”. Seneka i inkurajon lexuesit të jetojnë në të tashmen dhe të përshtaten me një jetë kuptimplotë – në harmoni me natyrën. Vetëm në këtë mënyrë, njeriu mund të çlirohet nga e kaluara dhe e ardhmja dhe, duke i dhënë kuptim momentit, arrin lumturi në jetë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928265418
ean13
9789928265418
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001884

Botuesi: Te tjere

Metodika per estetiken e te folurit, Sonila Kapidani

"Të rrokësh kompleksitetin e qënies në botën moderne në një libër të vetëm. Të shkosh gjithmonë drejtpërdrejt në zemër të gjërave". Ky citim nga Milan Kundera, ka qenë pikënisje e këtij materiali për estetikën e të folurit. Nevoja e një libri të thjeshtë që të përmbledhë atë që është esenciale dhe e nevojshme për të udhëhequr procesin e përsosjes së të...
5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Shekullar dhe fetar, Nilufer Gole

Ajo studion përplasjet ndërkulturore që shfaqen përreth Islamit në arenën publike të Europës. Ideja sociologjike e Goles synon të bëjë kritikën e centralizimit – europian në përkufizimet e modernizmit shekullar duke i hapur rrugë nga një perspektivë jashtë – perëndimores tek një lexim i ri.
4,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Progresi njerëzor, Steven Pinker

Kështu, do të ishte më mirë të ndiqnit të dhënat në shtatëdhjetë e pesë grafikë të mrekullueshëm, Pinker tregon se jeta, shëndeti, mirëqenia, siguria, paqja, njohuritë dhe lumturia janë në rritje, jo vetëm në Perëndim, por në mbarë botën.
17,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 2

Në vëllimin e dytë të veprës "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti analizon me hollësi "pushtetin", i cili lidhet ngushtë me "masën". Autori i ilustron gjithmonë hulumtimet e veta me shembuj të shumtë dhe tepër interesantë nga historia e njerëzimit.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Përdorimet politike të trupit, Orgest Azizi

Problematika qendrore e këtij libri është trupi si objekt politik. Përmes analizës së dispozitivave politikë të instrumentalizimit të trupave, ai synonte të vinte theksin te forca e tyre e qëndresës dhe format e ndryshme të përdorimit të tyre kundër – politik.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2119

Botuesi: Te tjere

Indinjohuni, Stephane Hessel

Të krijosh do të thotë të rezistosh, të rezistosh do të thotë të krijosh."Indinjohuni!" i Stèphane Hessel nuk na thotë gjë tjetër veçse indinjohuni, ngrihuni, protestoni, revoltohuni dhe hapni sytë kundër padrejtësive në botë.Një libër i vogël me porosi të madhe.
2,55 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Mbi lirinë, John Stuart Mill

Po pse? (mund të pyetet), a është mungesa e njëzëshmërisë një kusht i domosdoshëm për dijen e vërtetë? A është e nevojshme që një pjesë e njerëzve të këmbëngulin në të gabuarën për të mundësuar kuptimin e të vërtetës?
5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Gazetaria shqiptare në tranzicion, Jonila Godole

Ky libër u drejtohet studiuesve të medias, studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, gazetarëve, si dhe kujtdo që ka interes për procesin transformues të sistemit politik dhe mediatik në vend pas vitit 1990, dhe ndikimet mbi kulturën profesionale të gazetarisë shqiptare.
6,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2136

Botuesi: Botart

Teorite e demokracise, Manfred G. Schmidt

Hyrje në teoritë klasike dhe moderne të demokracisë, nga Aristoteli deri më sot. Klasifikimi i vendeve sipas performancës dhe pozicioni i Shqipërisë. A ka defiçite të demokracisë Bashkimi Europian dhe parashikimi për të ardhmen.
12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000942

Botuesi: Fan Noli

Miti i Sizifit, Albert Camus

Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i vetëdijshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, në qoftë se çdo hap do të ushqente shpresën për t'ia dalë mbanë?
6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2779

Botuesi: Botimet Dudaj

Hartimi i sondazheve, Ronald Czaja, Johnny Blair

Pavarësisht teknologjive në ndryshim, parimet e hartimit të sondazhit shkencor mbeten të pandryshuara, duke përfshirë zgjedhjen e kampionit, shkrimin e pyetjeve për të marrë përgjigjet e duhura, si dhe trajtimin etik të subjekteve njerëzore.
6,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2353

Botuesi: Plejad

Mesimet e fshehta te te gjitha koherave, Manly P. Hall

Në vitin 1934, Hall themeloi Shoqërinë për Kërkime Filozofike (PRS) në Los Anxhelos të Kalifornisë, një organizatë fitimprurëse e përkushtuar në studimin e fesë, mitologjisë, metafizikës dhe okultizmit. PRS zotëron një bibliotekë me mbi 50 mijë vëllime dhe shet e boton libra metafizikë dhe spiritualë, shumiva e të cilëve të shkruar nga Hall.
5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 1000

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Dhuna, gjashtë përsihatje të tërthorta, Slavoj Žižek

Në këtë libër, Žižek analizon fenomenin e dhunës në të gjitha format që kjo merr në shoqëritë tona. Autori orvatet t’i kategorizojë këto forma (dhunë subjektive, objektive dhe sistemike) dhe, duke iu qasur këtyre nëpërmjet filozofisë, artit, studimit të rasteve historike, ai kërkon të nxjerrë në dritë ato zona të errëta, shpeshherë të fshehura, të...
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Truri i fëmijës, Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.
12,75 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001980

Botuesi: Plejad

Dialogje, Seneka

Në këtë situatë të sundimit tiranik e të pafuqisë politike, për Senekën ashtu si dhe për Ciceronin kohë më parë, filozofia u shndërrua në një rrugë shpëtimi. Është pikërisht kjo periudha ku Seneka kompozon shkrimet e tij më të rëndësishme, të përfshira në vëllimin "Dialogje" me natyrë etike dhe filozofike.
5,10 GBP
More
Ka mbaruar