- Çmim i zbritur
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Ky libër u drejtohet studiuesve të medias, studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, gazetarëve, si dhe kujtdo që ka interes për procesin transformues të sistemit politik dhe mediatik në vend pas vitit 1990, dhe ndikimet mbi kulturën profesionale të gazetarisë shqiptare.
Titulli: Gazetaria shqiptare në tranzicion: struktura, aktorët dhe tipologjia profesionale
Origjinali: Gazetaria shqiptare në tranzicion: struktura, aktorët dhe tipologjia profesionale
Gjinia: Gazetari, shkenca sociale, histori
Autori: Jonila Godole
Shtëpia botuese: Papirus
Viti: 2014
Fq. 300
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-4153-7-0
Ky libër u drejtohet studiuesve të medias, studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, gazetarëve, si dhe kujtdo që ka interes për procesin transformues të sistemit politik dhe mediatik në vend pas vitit 1990, dhe ndikimet mbi kulturën profesionale të gazetarisë shqiptare.
Në këtë punim, proceset transformuese do të ndriçohen përmes disa "prozhektorëve", nga perspektiva e shkencave politike, sociologjike dhe shkencave të komunikimit. Nga lëmi i shkencave politike do të huazohen instrumentet për të shpjeguar tiparet e "tranzicionit" në shoqërinë postkomuniste.
Për të parë nëse ecuria e tranzicionit politiko – shoqëror ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në zhvillimin e sistemit mediatik, do të paraqiten fazat evolutive të këtij të fundit. Kombinimi i qasjeve të ndryshme teorike na ndihmon të vëzhgojmë nga afër ndikimin që sistemi politik ushtron mbi sistemin mediatik: ndikimin që sistemi mediatik ushtron mbi kulturën profesionale të gazetarisë dhe ndikimin që një kulturë specifike profesionale ushtron mbi praktikat e punës së gazetarisë.
Në këndvështrimin metodologjik, risia e këtij libri qëndron te gërshetimi i të dhënave sasiore me ato cilësore në tri nivele:
1) Përmes rishikimit të dokumenteve zyrtare mbi gazetarinë dhe median në Shqipëri.
2) Përmes një anketimi të strukturuar.
3) Përmes intervistave gjysmë të strukturuara me aktorë të fushës.
Qëllimi ishte të grumbulloheshin perceptimet e gazetarëve mbi profesionin e tyre nëpërmjet një anketimi në shkallë të gjerë në tetë rrethe të vendit.
Dr. Jonila Godole është pedagoge në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës. Ajo ka studiuar fillimisht për gjuhë – letërsi në Tiranë dhe më pas ësthë diplomuar për shkenca politike, sociologji dhe pedagogji në Universitetin J. W. Goethe në Frankfurt am Main (1999 – 2005).
Pas rënies së sistemit totalitar, ka qenë një nga gazetaret e para të shtypit të pavarur, fillimisht te "Populli Po" dhe më vonë te "Koha Jonë". Përveç kontributit të saj në fushën e gazetarisë dhe studimeve në media, Godole njihet si shkrimtare dhe përkthyese e letërsisë klasike nga gjuha gjermane, e vlerësuar disa herë me çmime brenda dhe jashtë vendit.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 9789928445606
Botuesi: Shtëpia e Librit
Botuesi: IDK
Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime
Botuesi: Plejad
Botuesi: Minerva
Referenca: SKU000019
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: SARAS
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Zenit Editions
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU001522
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001562
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Papirus
Botuesi: Botimet Dudaj
check_circle
check_circle