Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Demokracia dhe totalitarizmi, Claude Lefort
  • Demokracia dhe totalitarizmi, Claude Lefort

Demokracia dhe totalitarizmi, Claude Lefort

Lefort ka qenë një ndër zërat më origjinalë në fushën e filozofisë politike të shek. XX, si dhe ndër aktivistët më të spikatur në lëvizjet shoqërore të pasluftës në Francë. Ai studioi filozofi në Sorbonë, ku edhe dha mësim, dhe është ndër teoricienët më të rëndësishëm të konceptit të "totalitarizmit" në shkencat politike bashkëkohore.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Demokracia dhe totalitarizmi, ese të zgjedhura
Gjinia: Filozofi
Autori: Claude Lefort
Shqipëroi:Muhamedin Kullashi
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2018
Fq. 213
Pesha: 0.196 kg.
ISBN: 978-9928-185-60-0

Mbi librin

Lefort ka qenë një ndër zërat më origjinalë në fushën e filozofisë politike të shek. XX, si dhe ndër aktivistët më të spikatur në lëvizjet shoqërore të pasluftës në Francë. Ai studioi filozofi në Sorbonë, ku edhe dha mësim, dhe është ndër teoricienët më të rëndësishëm të konceptit të "totalitarizmit" në shkencat politike bashkëkohore.

Kjo përmbledhje përmban esetë e mëposhtme:

1. Çështja e demokracisë
2. Të drejtat e njeriut dhe politika
3. Logjika totalitare
4. Terrori revolucionar
5. Hannah Arendt dhe çështja e politikes
6. Rikthyeshmëria: liria politike dhe liria
e individit

Fragment nga libri

Të gjashtë tekstet e përmbledhura këtu janë nxjerrë nga dy libra, Zbulimi i demokracisë dhe Ese mbi politikën. Më i moçmi u botua në një revistë aty nga fundi i viteve '70, i fundit më 1986. Që prej atëherë, kohët kanë ndryshuar.

Së pari në Rusi, nën ndikimin e Gorbaçovit zuri fill një politikë reformash, në fillim mjaft e ndrojtur që u shoqërua me një orvatje për të vendosur marrëdhënie paqësore me Perëndimin. Më pastaj, glasnost-i shënoi fundin e nemitjes; debati publik u thellua, fuqia e partisë u dëmtua e Udhëheqja e humbi kontrollin mbi lëvizjen.

Më në fund, kjo krizë e autoritetit në Moskë mjaftoi që të shkaktohet, me një shpejtësi të jashtëzakonshme, një shembje e të gjitha kështjellave të komunizmit në Evropën Lindore.

Kështu u shpartallua brenda disa muajsh një perandori që e shikonin si të gjithëfuqishme njësoj si edhe ideologjia, që sigurisht nuk mobilizonte më masat, por të cilën askush nuk guxonte ta kontestonte. Ngjarje kjo që s'ishte parë ndonjëherë më parë në histori, pasi nuk u shkaktua as nga ndonjë luftë e as nga ndonjë revolucion.

Ndryshimi duket të jetë i pakthyeshëm, madje edhe nëse, gjatë këtyre dy viteve të fundit, shpërthyen konflikte të një lloji të ri - të nxitura aty-këtu nga komunistë të vjetër - kahja e të cilave nuk mund të parashikohet.

Ndoshta lexuesit do t'i vijë keq kur të mos gjejë në këtë vëllim ndonjë jehonë nga ngjarjet më të reja. Mirëpo, kjo nuk i bën këta artikuj joaktualë. Artikujt në fjalë ftonin të rimendohet politikja (le politique) dhe të rishqyrtohet domethënia e demokracisë. Kjo punë vazhdon të jetë imperative.

Në kohën kur shkruaja artikujt, debati politik-intelektual në Francë tashmë ishte zhvilluar shumë. Ndikimi i partisë komuniste, që kishte qenë aq i madh gjatë dekadave me radhë mbi tërë të majtën franceze, ishte duke rënë; opinioni u bë i ndjeshëm ndaj dëshmive të disidentëve sovjetikë në Evropën Lindore, ndaj zbulimeve të Solzhenicinit dhe ndaj përpjekjeve të lëvizjes polake Solidarnost.

E megjithëkëtë, refleksioni mbi totalitarizmin nuk kishte ecur fare përpara; dënimi i shtypjes që mbretëronte në vendet komuniste, ashtu siç ishte formuluar nga intelektualët, në veçanti ata që i quanin filozofë të rinj, mbështetej mbi vështrime thjesht morale.

Pikëshikimi im ishte, pra, fort i rrallë. Unë mbroja mendimin se, në radhë të parë, bota nuk ishte një herë e përgjithmonë e ndarë në dy blloqe; se, në vend që të verbohemi nga fuqia ushtarake e Bashkimit Sovjetik, do të duhej të merrej në shqyrtim regjimi totalitar dhe të hetohet se ku qëndron forca e tij dhe ku qëndrojnë dobësitë e tij. Nëntitulli që i dhashë librit Zbulimit demokratik (Zbulimi) ishte "kufijtë e sundimit totalitar".

Kundërthëniet e sistemit komunist paraqiteshin, sipas meje, në tri aspekte kryesore: pushteti, i cili përmes partisë pretendonte të mishëronte popullin dhe të bëhej i gjithëpranishëm në tërë hapësirën e shoqërisë, nisi gjithnjë e më tepër të shikohej si përmbi të gjithë, si pushtet që ka një fuqi despotike; pushteti, i cili pretendonte të vepronte në emër të një ligji sovran – ligjit të Historisë – e që shfaqej i zhveshur nga çdo respekt ndaj ligjeve pozitive, nuk arrinte asgjë tjetër veçse të impononte sundimin e frikës, dhe gjithnjë e më shumë shikohej si arbitrar; pushteti që pretendonte të mbante njohurinë e qëllimeve të rendit shoqëror dhe të përkufizonte në çdo fushë se ç'duhet të mendojë çdo njeri, me kohë doemos do të duhej të ndeshej me përvojën që kishin fituar njerëzit, duke u ballafaquar me realitetin, e njëherësh që gjithnjë e më tepër të diktohej si i rremë.

Unë nuk parashikoja as kur e as në ç'mënyrë këto kundërthënie do të shkaktonin zhdukjen e regjimit. Mirëpo, kisha bindjen se ai ishte i cenueshëm në një shkallë të lartë. Së dyti, jam orvatur të tregoj se liritë individuale, që intelektualët, më në fund të çliruar nga iluzionet komuniste, i përkrahnin me elokuencë në Perëndim, ishin të pandashme nga liritë qytetare dhe politike.

Këto liri nuk ishin formale. Të Drejtat e Njeriut përbënin shtyllën kurrizore e demokracisë liberale; zgjerimi i demokracisë që nga fillimi i shekullit XIX kishte ecur krah për krah me fitoren e të drejtave sociale e politike, me zhvillimin e kërkesave që bazoheshin në parimet e Deklaratës së madhe.

Pra, ne duhej ta lidhnim idenë e individit me atë të qytetarit dhe me atë të njeriut. Në radhë të tretë, unë theksoja ndryshimin që kishte të bënte me origjinën e demokracisë moderne. Kjo kishte shënuar lindjen e një tipi të shoqërisë e cila shkëputej nga të gjitha trajtat e mëparshme të organizimit shoqëror.

Bashkë me të ishte zhdukur edhe ideja e vendit apo e mbretërisë së kuptuar si një trup i një tërësie të hierarkizuar në mënyrë të natyrshme. Mendoja se ajo që e shquante demokracinë moderne ishte fakti se askush, asnjë njeri, asnjë grup, s'do të mund ta përvetësonte pushtetin gjithashtu edhe se askush nuk mund ta shpallte ligjin dhe askush nuk mund ta zotëronte dijen përfundimtare.

Atë e shquante po ashtu fakti se njerëzit e pranonin heshtazi ndarjen shoqërore: ndarjen midis shtetit dhe shoqërisë civile, ndarjen e sferave të aktivitetit (çdonjëra renditej, këtej e tutje, sipas kërkimit të normave të veta), ndarjen e interesave, të pikëpamjeve, të bindjeve. Nga ky pikëshikim, nocioni i revolucionit demokratik, të cilin e futi në përdorim Tocqueville-i, më dukej thelbësor.

Demokracia ishte formë e një shoqërie në lëvizje, e cila e kishte lënë pas vetes parimin e një legjitimiteti absolut. Tek ajo ekuilibri fitohej brenda vetë lëvizjes, stabiliteti brenda jostabilitetit. Jetën shoqërore e cilësonte një papërcaktueshmëri bazë; ajo bartte me vete një etikë dyshimi (të ndryshme nga nihilizmi) e cila e bënte konfliktin të frytshëm, duke e penguar të shndërrohej në luftë për vdekje.

Njëherazi, unë e cilësoja aventurën totalitare që ishte vijëzuar në vitet 1920 - sa në versionin fashist aq edhe në atë komunist – si kundërrevolucion. Ajo nuk kishte në shënjestër pronën private, as sundimin e borgjezisë apo individualizmin e prodhuar nga shoqëria e masës, por demokracinë si të tillë (argument ky i cili, siç do të shihet, më ndante nga Hannah Arendt).

Megjithatë, unë theksoja se ky kundërrevolucion i kishte gjetur premisat e veta brenda shoqërisë modeme. Fantazma e popullit-një, e një themelimi që e linte anash plotësisht të kaluarën, fantazma e krijimit të një njeriu të ri, e kishte kapluar imagjinatën e njerëzve në kohën e Revolucionit Francez, pas shkatërrimit të shoqërisë aristokratike.

Në këtë frymë unë bëra disa artikuj për terrorin revolucionar. Nuk e paraqitja Robespierin si një paraardhës të Stalinit, por doja t'i vija në pah shenjat e para të një imagjinare karakteristike të modernitetit.

Situata e tanishme tregon se sa i vështirë është kalimi nga sundimi totalitar në demokraci. Komunizmi e ka copëtuar në thellësi, më shumë se ç'mund të merrej me mend, indin shoqëror.

Ai la mbrapa vetes, veç rrënimeve materiale frikën, mosbesimin, shprehinë e nënshtrimit, mosnjohjen e ligjit dhe mospërgjegjësinë individuale. Për më tepër, rrënimet materiale janë shqetësuese: shija për liri nuk fitohet në gjirin e mjerimit.

Pamje e çuditshme do të ishte më në fund, po të kapërthehej me shikim territori i perandorisë së vjetër; kemi arritur të besojmë se popujt, njëlloj të shtypur, do të ndienin se i takojnë një bashkësie me fat të njëjtë. Po në fakt nuk doli ashtu. Kohën e totalitarizmit e zëvendëson koha e copëzimit.

Natyrisht, synimet kah pavarësia, kur i takojnë kombeve të nënshtruara një fuqie të huaj, janë legjitime, dhe mund të lidhen me aspirata demokratike. Përkundrazi, është vdekjeprurës nacionalizmi që shoqërohet me ksenofobi dhe me racizëm, e aq më keq, kur është në shërbim të një vullneti për ekspansion, qoftë të shtypjes, qoftë të zhdukjes së pakicave. Si mund të dyshohet se ky nacionalizëm, në formën e acaruar që ka marrë në Serbi, është një trashëgimi e komunizmit?

Për mua është tejet e rëndësishme që tekstet e mia janë përkthyer në gjuhën shqipe. Ndiej një simpati të madhe ndaj shqiptarëve, të cilët kanë përjetuar gjatë dekadave një shtypje totalitare e që tani gjenden përballë rreziqeve më të mëdha.

Kam admirim ndaj atyre që i kanë bërë rezistencë sundimit të komunizmit e që luftojnë për respektimin e të drejtave qytetare e politike. Kam shpresë të më kenë mirëkuptuar disa prej tyre.

Kur e kam takuar së pari zotin Muhamedin Kullashi, të cilit i jam mirënjohës për përkthimin që ka bërë, menjëherë kam ndierë, me gjithë dallimet midis përvojave tona dhe kulturave të cilave u takonim, se ne flitnim të njëjtën gjuhë, se kërkonim njëlloj fjalët e sakta për të emërtuar kushtet e një shoqërie të lirive.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185600
ean13
9789928185600
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Short cuts, Niklas Luhmann

Komunikimi dublon realitetin. Ai krijon dy variante: një variant – po dhe një variant – jo, dhe kësisoj çon në përzgjedhje. Dhe pikërisht në këtë fakt, në faktin që tani duhet të ndodhë diçka (qoftë edhe një ndërprerje komunikimi e komunikuar në mënyrë eksplicite), qëndron autopoieza e sistemit që garanton vijueshmërinë e tij.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Filozofia, historia dhe problemet, Samuel Enoch Stumpf

Ky vëllim është i ndarë në dy pjesë: Pjesa e parë është një histori e filozofisë perëndimore, ndërsa pjesa e dytë përmban shkrime që kanë të bëjnë me problemet themelore të filozofisë. Këtu lexuesi do të gjejë literaturën origjinale të autorëve filozofë si dhe një trajtim historik të vetë autorëve e të zhvillimit të ideve të tyre.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Teoria e shoqërisë, Niklas Luhmann, Raffaele de Giorgi

Përse shoqëria moderne është moderne? Cili është dallimi midis kësaj shoqërie dhe shoqërive të tjera që e kanë paraprirë? Dhe përse kjo shoqëri është komplekse? Cili është dallimi midis së vërtetës dhe së drejtës? Po midis dashurisë dhe pushtetit?
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001981

Botuesi: Plejad

Parasokratiket, tekste dhe doksografi

Numri Shtatë të Urtët duket sheshit që është simbolik. Vetëm katër prej tyre figurojnë në të gjitha listat: Thalesi, Pitakosi, Biasi, Soloni. "Dikearku përmend gjashtë të tjerë, midis të cilëve ai zgjodhi tre: Aristodemin, Pamfilin, Lakedemonasin Kilon, Kleobulin, Anakarsisin dhe Periandrin. Disa të tjerë shtojnë Akusilaosin, Kabën ose Skalën, Argjian.
600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Ligji, Frederic Bastiat

Tek Ligji, Bastiat thotë se “çdonjë nga ne ka një të drejtë natyrore – nga Zoti – për të mbrojtur personin e vet, lirin e vet dhe pronën e vet”. Shteti është “zëvendësues i një force të përbashkët për forcat individuale” për të mbrojtur të drejtat e veta.
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Truri i fëmijës, Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Reklama

Traktat mbi tolerancën, Voltaire

Traktat mbi tolerancën një diamant i mendjes dhe urtësisë, është padyshim ndër veprat më të veçanta të këtij shkrimtari të madh francez, dhe është gjithashtu një nder librat që ka kontribuar më tepër në kulturën dhe qytetërimin europian, duke i dhënë famën këtij filozofi dhe shkrimtari të shquar.
800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2118

Botuesi: Te tjere

Laboratori i Lirise, Beqe Cufaj

Legjendat krijojnë luftërat! Luftërat krijojnë legjendat! E këto të dyja së bashku shkruajnë historinë. Po kush e përcjell këtë më mirë sesa letërsia. "Laboratori i Lirisë" i Beqë Cufajt mëton që në mënyrë krejt personale dhe pa pretendime për të dhënë përgjigjen e fundit të përshkruajë dekadën politike, historike e gjeografike të Kosovës, Ballkanit dhe...
1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Miti dhe realiteti, Mircea Eliade

Në "Miti dhe realiteti", Eliade merr në studim ato shoqëri në të cilat miti luan ende rolin kryesor në formimin e tiparave kulturore themelore të shoqërisë: marrëdhënien e mitit me botëkuptimin, me konceptimin e historisë, kohës, me përvojën njerëzore në përgjithësi.
800 Lekë
More
Në gjendje