- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në "Miti dhe realiteti", Eliade merr në studim ato shoqëri në të cilat miti luan ende rolin kryesor në formimin e tiparave kulturore themelore të shoqërisë: marrëdhënien e mitit me botëkuptimin, me konceptimin e historisë, kohës, me përvojën njerëzore në përgjithësi.
Titulli: Miti dhe realiteti
Origjinali: Myth and reality
Gjinia: Filozofi
Autori: Mircea Eliade
Shqipëroi: Azem Qazimi
Shtëpia botuese: Pika pa Sipërfaqe
Viti: 2019
Fq. 197
Pesha: 0.226 kg.
ISBN: 978-9928-185-69-3
Mircea Eliade (1907-1986) ishte shkrimtar e filozof rumun, si dhe një nga historianët më të rëndësishëm të fesë në shekullin XX. Ai studioi në Bukuresht, Kalkuta, Paris, dhe ishte profesor i historisë së feve në University of Chicago nga viti 1957 deri kur vdiq. Eliade përpunoi shumë prej elementeve kyçe të shkollës fenomenologjike. Disa nga idetë e tij janë sot e kësaj dite pjesë e paradigmave kryesore të studimit të fesë në Perëndim.
Në "Miti dhe realiteti", Eliade merr në studim ato shoqëri në të cilat miti luan ende rolin kryesor në formimin e tiparave kulturore themelore të shoqërisë: marrëdhënien e mitit me botëkuptimin, me konceptimin e historisë, kohës, me përvojën njerëzore në përgjithësi.
Zor se mund të formulohet një përkufizim për mitin, që do të ishte i pranueshëm për të gjithë studiuesit dhe, njëherësh, i kuptueshëm për jospecialistët. Për më tepër, a është vallë e mundur të formulohet një përkufizim që do të ngërthente të gjitha tipet dhe funksionet e miteve në tërë shoqëritë tradicionale dhe arkaike? Miti është një realitet kulturor jashtëzakonisht kompleks, të cilit mund t’i qasesh dhe ta interpretosh nga këndvështrime të ndryshme dhe përplotësuese.
Më ngjan se përkufizimi më pak i papërshtatshëm, duke qenë dhe më gjithpërfshirësi, është si vijon: miti rrëfen një histori të shenjtëruar; ai tregon një ngjarje që ndodhi në Krye të Herës, në kohën përrallore të “fillimit”.
Me fjalë të tjera, miti na tregon se si, falë veprimeve të Qenieve të Mbinatyrshme, u krijua një realitet i caktuar, qoftë ky realiteti në tërësi, pra Kozmosi, apo vetëm një pjesëz e tij – një ishull, një lloj bime, një lloj i veçantë sjelljeje, një zakon.
Miti pra, është gjithherë shpjegim për një “krijim”; ai rrëfen se si është krijuar diçka, se si filloi ajo të jetë. Miti na tregon vetëm atë që ka ngjarë vërtet, atë që e ka shpërfaqur plotësisht vetveten. Aktorë të miteve janë Qeniet e Mbinatyrshme.
Ato njihen, para së gjithash, për atë që kanë bërë në kohët transhendentale të “fillimit”. Prandaj mitet shpërfaqin veprimtarinë krijuese dhe shenjtërinë (apo thjesht “mbinatyrshmërinë”) e veprave të tyre.
Me pak fjalë, mitet përshkruajnë shpërthimet e ndryshme dhe, nganjëherë, dramatike të së shenjtëruarës (apo të së “mbinatyrshmes”) në Botë. Është pikërisht ky shpërthim i beftë i së shenjtëruarës ai që e themelon përnjëmend Botën dhe që e bën atë që është sot. Veç kësaj, si rrjedhojë e ndërhyrjes së Qenieve të Mbinatyrshme, ekziston edhe vetë njeriu që njohim sot, një qenie e vdekshme, gjinore dhe kulturore.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Botuesi: Dukagjini
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Në "Miti dhe realiteti", Eliade merr në studim ato shoqëri në të cilat miti luan ende rolin kryesor në formimin e tiparave kulturore themelore të shoqërisë: marrëdhënien e mitit me botëkuptimin, me konceptimin e historisë, kohës, me përvojën njerëzore në përgjithësi.
check_circle
check_circle