Konkuista e Amerikes, Tzvetan Todorov
  • Konkuista e Amerikes, Tzvetan Todorov
  • Konkuista e Amerikës, Tzvetan Todorov

Konkuista e Amerikës, Tzvetan Todorov

Spanjollët e fitojnë luftën. Në mënyrë të padiskutueshme, ata kanë epërsi ndaj indianëve në pikëpamje të komunikimit ndërnjerëzor. Por fitorja e tyre është problematike, sepse nuk ekziston vetëm një formë e vetme komunikimi, një dimension i vetëm i aktivitetit simbolik...

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Konkuista e Amerikës, Çështja e "tjetrit"
Origjinali: The Conquest of America
Gjinia: Shkenca sociale, filozofi
Autori: Tzvetan Todorov
Shqipëroi: Primo Shllaku
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2015
Fq. 328
Pesha: 0.322 kg.
ISBN: 978-9928-185-07-5

Fragment nga libri

Spanjollët e fitojnë luftën. Në mënyrë të padiskutueshme, ata kanë epërsi ndaj indianëve në pikëpamje të komunikimit ndërnjerëzor. Por fitorja e tyre është problematike, sepse nuk ekziston vetëm një formë e vetme komunikimi, një dimension i vetëm i aktivitetit simbolik...

Njeriu ka nevojë të komunikojë sa me botën, aq edhe me njerëzit. Takimi i Montezumës me Cortès – in, i indianëve me spanjollët, pikësëpari është njerëzor. Dhe s'ka asgjë për t'u çuditur nëse specialistët e komunikimit njerëzor dalin fitimtarë.

Por kjo fitore, bij të së cilës ne të gjithë jemi, europianë dhe amerikanë, i jep njëkohësisht një goditje të fortë aftësive tona për t'u ndier në harmoni me botën, si dhe për t'i përkitur një rendi të paracaktuar. Ajo ka për rrjedhojë ndrydhjen e thellë të komunikimit të njeriut me botën dhe krijimin e iluzionit se çdo komunikim është komunikim ndërnjerëzor.

Heshtja e zotave peshon sa në kampin e europianëve, aq edhe në atë të indianëve. Duke fituar nga njëra anë, europiani humbte anën tjetër. Imponimi i sundimit të tij mbi të gjithë globin me anën e epërsisë, bëri që ai të shkallmonte brenda vetes aftësinë e integrimit të tij me botën.

Gjatë shekujve që do të pasojnë, europiani do të ëndërrojë për të egrin e mirë. Por i egri ka vdekur ose është asimiluar, dhe kjo ëndërr është e destinuar të mbetet shterpë. Fitorja ishte tashmë e mbarsur me disfatën.

Mbi autorin

Tzvetan Todorov u lind në Bullgari më 1939. Që pas studimeve universitare në Paris në vitet '60, ai kthet në një prej studiuesve më të rëndësishëm të letërsisë së semiotikës në Francë dhe Europë. Është autor i shumë veprave, ndër të cilat: "Hyrje në letërsinë fantastike" (1970), "Kritika e kritikës" (1984), "Mihail Bahtin, parimi dialogjik" (1981), "Fryma e ilumizmit" (2006) dhe "Letërsia në rrezik" (2007).

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185075
ean13
9789928185075
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000180

Botuesi: Ideart

Lamtumirë fjalë, Hart Wegner

“Lamtumirë fjalë”, kjo vepër, që ruan tingullin e romanit të Heminguejit, është një polemikë dhe elegji jo patetike për Fjalën, në çastin kur shoqëria shndërrohet në mjedis armiqësor ndaj librit, ku gjëja më e mirë për njerëzit është të qenët i gëzuar, qoftë edhe pa shkak.
500 Lekë
More

Gazetaria investiguese, Hugho de Burgh

Gazetaria investiguese ka ndihmuar në rrëzimin e qeverive, burgosjen e politikanëve, nxitjen e legjislacionit, zbulimin e gabimeve të gjyqësorit dhe turpërimin e korporatave. Madje edhe sot, kur një pjesë e madhe e medias bashkëpunon fshehurazi me pushtetin dhe kur ligësia dhe sensacioni janë elementë bazë të medias dikur të virtytshme, gazetaria...
1 000 Lekë
More

Botuesi: ISP & DITA 2000

Personae Seksuale, Camila Paglia

Personæ Seksuale ndërtohet mbi pikëpamjen se qytetërimi perëndimor është shfaqja e frikës së mashkullit nga femra në letërsi, art, politikë, fe dhe institucione. Paglia vëren se besimet më të lashta në perëndim lidheshin me kultin e tokës-mëmë, pra femrës; ndaj mashkulli kthehet për t'u mbrojtur drejt qiellit, drejt Apollonit, dhe realizohet si projeksion...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë, Artan Fuga

Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverrisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik,përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botart

Pse gjermanët i bëjnë punët më mirë, John Kampfner

Ndërsa në vende të tjera qeverisin politikanë dhe populistë autoritarë, Gjermania është një fortesë dinjiteti dhe stabiliteti. Arsyen e kësaj Kampfneri e gjen në radhë të parë te politika e konsoliduar e Angela Merkelit dhe në ballafaqimin kritik me të kaluarën; ky është sipas tij çelësi për një demokraci të ndjeshme. 
1 500 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Filozofia kritike e Kantit, Gilles Deleuze

Le të marrim shembullin e Kritikës së arsyes së kulluar. Ajo nis me zbulimin e fakultetit sipëror të njohjes, pra me interesin spekulativ të arsyes. Ky interes drejtohet për te fenomenet; në fakt, duke qenë se nuk janë gjëra në vetvete, fenomenet mund t'i nënshtrohen fakultetit të njohjes, dhe madje duhet ta bëjnë një gjë të tillë që njohja të jetë e...
600 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri dhe pleqëri, Francoise Rene de Chateaubriand

Dashuria dehet por dehja kalon. Ajo nuk jeton me poezi, nuk ushqehet me lavdi, duke zbuluar çdo ditë që idhulli që ajo ka krijuar humbet diçka në sytë e saj. Së shpejti ajo sheh të meta dhe koha vetë e kthen në të pabesë duke e zhveshur, objektin që ajo dashuroi, nga hiret e veta. Talentet nuk ndreqin aspak atë që koha fshin. Lavdia rinon vetëm emrin.
500 Lekë
More

Estetika e muzikës, Carl Dahlhaus

Në këtë libër, Dahlhaus ofron njëkohësisht një histori të muzikës perëndimore që nga shekulli XVIII e këtej, si dhe një paraqitje tematike të estetikës së muzikës.
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Mbi lirinë, John Stuart Mill

Po pse? (mund të pyetet), a është mungesa e njëzëshmërisë një kusht i domosdoshëm për dijen e vërtetë? A është e nevojshme që një pjesë e njerëzve të këmbëngulin në të gabuarën për të mundësuar kuptimin e të vërtetës?
600 Lekë
More

Botuesi: Pema

Progresi njerëzor, Steven Pinker

Kështu, do të ishte më mirë të ndiqnit të dhënat në shtatëdhjetë e pesë grafikë të mrekullueshëm, Pinker tregon se jeta, shëndeti, mirëqenia, siguria, paqja, njohuritë dhe lumturia janë në rritje, jo vetëm në Perëndim, por në mbarë botën.
2 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2687

Botuesi: Buzuku

Fryma e iluminizmit, Tzvetan Todorov

"Fryma e iluminizmit" shpalos vlerat europiane si racionalizmi, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi. Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Europës, sepse pa të sot as Europa, as bota nuk do të ishin këtu ku janë.
600 Lekë
More