Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Oksidentalizmi, Ian Buruma, Avishai Margalit
  • Oksidentalizmi, Ian Buruma, Avishai Margalit

Oksidentalizmi, Ian Buruma, Avishai Margalit

2515
IDK

Njëzet vjet të shkuara, kur Edward Said shkroi librin e tij "Orientalizmi", për mënyrën sesi Perëndimi e sheh Lindjen, ky libër ngjalli një debat të nxehtë, i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite. Por deri më sot, pak kush është marrë me mënyrën sesi e kanë parë "Perëndimin" armiqtë e tij të vetëshpallur.

65,15 SEK
58,63 SEK Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Oksidentalizmi, Perëndimi dhe armiqtë e tij
Origjinali: Occidentalism: a short history of anti - westernism
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Ian Buruma, Avishai Margalit
Shqipëroi: Piro Misha
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2011
fq. 132
Pesha: 0.151 kg
ISBN: 978-9928-4051-5-9

Mbi librin

Njëzet vjet të shkuara, kur Edward Said shkroi librin e tij "Orientalizmi", për mënyrën sesi Perëndimi e sheh Lindjen, ky libër ngjalli një debat të nxehtë, i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite. Por deri më sot, pak kush është marrë me mënyrën sesi e kanë parë "Perëndimin" armiqtë e tij të vetëshpallur.

Pikërisht këtë synon të bëjë "Oksidentalizmi", një hetim origjinal i stereotipeve armiqësore ndaj botës perëndimore, që në fakt kanë ushqyer urrejtjen e lëvizjeve të tilla si Al Kaeda. Në këtë libër, Ian Buruma dhe Avishai Margalit argumentojnë se ndonëse virusi anti – perëndimor ka gjetur terren pjellor në disa pjesë të botës islamike, në të vërtetë zanafilla e tij nuk është aty, por në Europë.

Duke ndjekur rrugëtimin e këtyre pikëpamjeve që nga Kundër – Reforma në Europë, te variantet e shumtë me të cilët u shfaq fashizmi në Lindje dhe Perëndim, deri tek ekstremizmi i sotëm anti – kapitalist dhe me karakter fetar, ky libër na tregon sesi kamikazët dhe luftëtarët e sotëm të shenjtë, ushqehen nga ide të cilat, në të vërtetë, kanë patur një histori.

Koment nga The Economist

"Një libër i ngjeshur, elegant, por në të njëjtën kohë sfidues. Një përpjekje për të na treguar se cila është ideologjia që motivon terrorizmin, duke e vendosur atë në një kontekst historik. Autorët ia kanë dalë mbanë të na japin një vepër të mrekullueshme, ku kombinohet analiza e një sërë shoqërish dhe kulturash, me çështje të tilla si ajo e kujtesës kolektive, e fajit apo e shpagimit."

Mbi autorët

Ian Buruma (1951), shkrimtar, akademik, gazetar holandezo – anglez. Në qendër të veprës së tij janë marrëdhëniet kulturore dhe politike mes qytetërimit perëndimor dhe qytetërimeve lindore. Në vitin 2008 fitoi çmimin Erasmus për kontributin e tij të veçantë për kulturën dhe shkencat sociale në Europë. Në vitin 2010, revista prestigjioze Foreign Policy e shpalli si një ndër 100 mendimtarët më me ndikim në botë.

Avishai Margalit (1939) filozof izraelit, profesor i filozofisë në Universitetin e Prinstonit, SHBA, si dhe në atë të Jeruzalemit.

Detajet e librit
2515
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Papirus

Shoqëria Piramidale, Artan Fuga

- Nëse do t’u përmbahemi përcaktimeve të Aristotelit, shoqëria shqiptare sot është më shumë demokraci, tirani apo oligarki? - Pse shoqëria shqiptare e shekullit XXI është në transformim nga modeli i shoqërisë periferike në atë piramidale? Kur ndodhi saktësisht ky transformim?
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Filozofë të paqes e të luftës, Walter B. Gallie

Ky libër është një ftesë për të rilexuar Kantin, Klauseviçin, Marksin, Engelsin dhe Tolstoin bazuar në faktin se, në atë kohë, secili prej tyre kontribuoi me këndvështrimin e vet për të zhvilluar një sistem kritik ndaj paqes dhe luftës. Autori i pasuron këto lexime me qasje të reja, që lejojnë ripërpunimin e tezave të filozofëve të lartpërmendur.
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2780

Botuesi: Helga's Secrets

Njeriu dhe teknika, Oswald Spengler

Librat e këtij filozofi dhe historiani të madh do të ishin shumë të debatuar në të gjitha ambientet akademike, por ajo që vlen të thuhet si konkluzion, është fakti se Spengleri do të ngjitej në Panteonin e traditës së filozofëve më të mëdhenj gjermanë, duke u renditur në madhështi pas Kantit, Shopenhauerit, Fojerbahut, Marksit, Niçes.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Rënia e qytetit, Artan Fuga

Hapësirat e aeroporteve, taksive, hoteleve metropolinate duken si perde e kadifejtë që mbulon një univers real, nuk dihet më të mirë a më të keq nga sa duket, por gjithsesi, të ndryshëm nga ai që vëzhgohet. Ashtu sikurse bornaja mjegullore e reve të para nga lart prej dritares së avionit, ato janë kudo njësoj. Të duket sikur udhëton nga asgjëkundi për në...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Berk

Jo-vendet, Marc Augé

Supermoderniteti prodhon jo-vende, pra hapësira të cilat në vetvete nuk janë vende antropologjike dhe të cilat, në ndryshim prej modernitetit bodlerian, nuk i integrojnë vendet e mëparshme: përkundrazi, këto renditen, klasifikohen dhe lartësohen në rangun e vendeve të kujtesës, duke u caktuar një pozitë specifike.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000618

Botuesi: Te tjere

Si te dashurosh nje burre te veshtire, Nancy Good

A do të arrini ndonjëherë të merrni atë që dëshironi nga "Burri i jetës suaj?" Një burrë i vështirë është i këndshëm e i urryer njëherësh, i ëmbël dhe i ashpër, joshës dhe acarues, i qëndrueshëm dhe rraskapitës, egoist dhe bujar, zemërgur dhe plot përkujdesje.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Moderniteti i lëngët, Zygmunt Bauman

Tranzicioni nga moderniteti "i ngurtë" në atë "të lëngët" është zhvendosja nga një botë në të cilën njerëzit përpiqen të krijojnë struktura të ngulitura e të mirërenditura, në një botë ku vetë idetë e rendit dhe stabilitetit nuk kanë më kuptim, një botë në të cilën ndryshimi është e vetmja qendrueshmëri dhe pasiguria e vetmja siguri.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001687

Botuesi: Te tjere

Thellësia strategjike, Ahmet Davutogllu

Ish-Ministri i Jashtëm i Turqisë zhvilloi strategjinë bazë të politikës rajonale të Turqisë moderne në atë që shihej si një pikë kthese në historinë e “kërthizës së botës”, Turqisë dhe një numri të madh vendesh që e rrethojnë atë, nga Azia Qendrore në Gadishullin Arabik dhe në Ballkan. Ky është libri që përshkruan këtë koncept.
213,21 SEK 236,90 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Fundi i Historise Moderne ne Lindjen e Mesme, Bernard Lewis

Në librin "Fundi i Historisë Moderne në Lindjen e Mesme", Bernard Lewis trajton të ardhmen e këtij rajoni në këtë epokë të re, post imperialiste. Për secilin prej këtyre vendeve, si dhe për rajonin në tërësi, na shpjegon ai, ekzistojnë një sërë perspektivash: nga njëra anë, mundësia e bashkëpunimit dhe e progresit, nga ana tjetër, rrethi vicioz i...
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ne gjendje