Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filozofia e aktualitetit, Servet Pellumbi
  • Filozofia e aktualitetit, Servet Pellumbi

Filozofia e aktualitetit, Servet Pellumbi

2494
Botimet Dudaj

Në këtë libër, lexuesi do të gjejë një formë të filozofisë së aktualitetit, që bazohet në vlerat e dialogut, në aftësinë intuitive për të rrokur aktualen, si dhe në shpirtin luftarak të debatit dhe në vlerën instrumentale të analizës së dilemave të ditëve tona.

8,88 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Filozofia e aktualitetit
Origjinali: Filozofia e aktualitetit
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Servet Pëllumbi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2010
Fq. 204
Pesha: 0.171 kg
ISBN: 978-99943-0-151-5

Mbi librin

Libri "Filozofia e aktualitetit" është shkruar në formë bisedash me lexuesin. Ato marrin shkas nga takime e ngjarje që më kanë nxitur për ballafaqimin e ideve me realitetin e kohës, për refleksione të natyrës filozofike, që në epokën e sotme të globalizimit, kur filozofia merr një status të posaçëm, lipset të bëhen praktikë e zakonshme, sepse shërbejnë për të bashkuar në një subjektin njohës dhe subjektin veprues.

Në këtë libër, lexuesi do të gjejë një formë të filozofisë së aktualitetit, që bazohet në vlerat e dialogut, në aftësinë intuitive për të rrokur aktualen, si dhe në shpirtin luftarak të debatit dhe në vlerën instrumentale të analizës së dilemave të ditëve tona. Kësisoj, bëhen përpjekje për të provuar se relativizimi i ideve dhe i të menduarit sipas situatave që i nënshtrohen "tiranisë së çështjeve të ngutshme", është një nga problemet themelore të filozofisë.

Kapja e një çasti, e një realiteti "të ndalur në kohë" apo i një ngjarjeje të afërt për ne, i një apo disa personazheve që kanë rol e ndikim të caktuar në një proces politik, sjell përditësimin e problemeve të një epoke dhe bën të mundur që ta ndiejmë veten pjesëmarrës në ndryshimin dhe transformimin e realitetit.

Në këtë mënyrë, vetë realiteti, dhe jo thjesht ajo që ekziston, hyn në bashkëveprim me filozofinë dhe i dikton asaj që të rritë "ndërhyrjen" e vet për t'u bërë një instrument me vlera intelektuale dhe morale për të gjithë. Për më tepër që siguria dhe e ardhmja e "familjes njerëzore", pra dhe e secilit prej nesh, kërcënohen në një masë edhe më të madhe nga mungesa e dëshirës për të arsyetuar në rrafshin filozofik, për të krahasuar e harmonizuar dialogun me polilogun, për të marrë e mbajtur përgjegjësi për çka ndodh me ne dhe rrotull nesh.

Sepse edhe sot vërtetohet mençuria popullore, sipas së cilës, njeriu pa qëllime në jetë është një gjysmënjeri. Kuptohet, në këtë vështrim, aktualja dhe aktualiteti nuk janë e njëjta gjë me atë që është, që ekziston në njëfarë mënyre, që rrjedh si kaos i padiferencuar, si uji në vartësi të pjerrësisë apo që ikën e vjen pa lënë gjurmë, por ajo që duhet të jetë i vetmi realitet i arsyeshëm.

Pra, ajo që shfaqet jo vetëm si konfrontim, por dhe si thirrje për dialog dhe për të cilën ia vlen të bëhen refleksione, të arsyetohet në mënyrë filozofike, të bëhen analiza të thelluara, të debatohet me ata që mendojnë ndryshe dhe të bëhen marrëveshje e kompromise. Kështu, aktualiteti merr vulën krijuese të subjektit që e zgjedh dhe e krijon vetë objektin e njohjes dhe të reflektimit, prandaj për të nuk mund të flitet në përgjithësi, të bëhen thashetheme apo të radhiten vetëm shembuj.

Kjo e pajis filozofinë e aktualitetit me objektiva praktike e pragmatiste, çka e shndërron atë, në thelb, në filozofinë e edukimit për epokën e globalizimit. Në përgatitjen e këtij libri për botim jam nisur, së pari, nga dëshira për ta aplikuar konkretisht një kuptim të tillë të filozofisë së aktualitetit nëpërmjet refleksioneve dhe analizave për ngjarje e tema konkrete e thelbësore, që japin mundësi për të aktualizuar edhe tema tradicionale filozofike. Apo, siç thuhet ndryshe, për tema që marrin "theks aktual".

Së dyti, jam nisur nga një qëllim tjetër më praktik: që shënimet dhe analizat e përmbledhura te Filozofia e aktualitetit të shërbejnë edhe si konkretizim e vazhdim i mëtejshëm i vizionit filozofik, që është trajtuar gjerësisht në librin e botuar një vit më parë, Globalistika filozofike. Përvojë dhe sfida. Të dish të jetosh të tashmen do të thotë të rritësh shpresat për të ardhmen, e cila është mundësi dhe, si e tillë, varet nga njerëzit, nga ajo që bëhet dhe realizohet prej tyre në të tashmen.

Mendoj se ky është filli që i lidh këta dy libra dhe i bën që të jenë si plotësim i njëri-tjetrit. Ndërkohë, nisur nga synime të tilla, në shënimet dhe analizat e mia nuk endem në "qiejt e abstraktimit" për t'iu larguar realitetit dhe as nuk prirem ta shoh çdo gjë nga këndvështrimi i dyshimit pa rrugëdalje.

Për ta thënë më qartë: vetëm e vetëm për të hulumtuar një mjet më tepër e për ta bërë atë sa më të efektshëm në rrugën e përbashkët e të vështirë të përballimit të pjesës sonë të sfidave që kanë të bëjnë në radhë të parë me pasojat e krizës së sotme, si dhe me nevojën e një humanizmi i ri, që kërkon vetëdijesimin e individit - si qenia e vetme e arsyeshme tek e cila bota gjen vetëdijen e vet - se e ardhmja e "familjes njerëzore" është tërësisht në duart e tij. Më konkretisht: globalizimi dhe teknologjia e mjeteve të komunikimit masiv e bëjnë botën më të vogël, i bëjnë distancat më të shkurtra.

Për rrjedhojë, japin shumë më tepër mundësi për afrimin e njerëzve që jetojnë në realitete të ndryshme dhe larg njëri-tjetrit, shpesh me dallime të thella e burim antagonizmash të rrezikshme. Veçse, të dënuar ca më tepër tani se më parë për t'u mirëkuptuar dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin, sepse, siç porosiste Zarathustra, shpëtimi i botës varet nga tri gjëra: të mendosh mirë, të flasësh mirë dhe të bësh mirë.

Del, pra, që e ardhmja nuk është diçka e gatshme për t'u adaptuar nga gjithkush, por e tillë që duhet ndërtuar me mend në kokë dhe ndjeshmëri në zemër. Ndryshe, sipas Marsel Ed, "një botë ku e vërteta është paraqitur pa mend, do t'i ngjante më tepër ferrit se parajsës". Në përputhje me këtë vizion dhe pa pretenduar për përgjigje shteruese apo si të vetmet të mundshme dhe të drejta, në këto analiza filozofike jam përpjekur që individin ta vë përpara dilemës së kahershme: bota ka nevojë për përsosje apo ajo është e përsosur?

Në raport me të, individi, i kuptuar si mikrokozmos, duhet të gjejë vendin e vet dhe rolin që i takon në komunitet, që të bëhet pjesëmarrës aktiv në dialog dhe në një proces transformimesh deri dhe të përmasave planetare, sipas parimit: secili të bëjë të vetën. Vetëm kështu bota mund të bëhet më e zhvilluar dhe më e përsosur, kurse jeta e njeriut më e realizuar, më aktuale dhe më e sigurt. Historikisht, një zhanër të tillë filozofimi e gjejmë te Mishel de Montenji (1533-1592) në esetë e tij të famshme për "copëza të aktualitetit", përmbledhur nën titullin kuptimplotë Përvojat" (1580), që në përmbajtje përshkohen "nga ajri i pastër i jetës së vërtetë", kurse nga forma afrojnë me dialogun e gjallë, të mprehtë dhe të shpenguar.

Ndërkaq, mund të thuhet me bindje se një formë filozofimi e "tipit Montenji" sot është me realistja dhe duhet të bëhet më e kërkuara, sidomos që filozofia të përfshihet në kulturën e të gjithëve, të dalë përfundimisht nga qerthulli akademik, që e ka mbajtur atë të mbyllur si një fushë dijesh vetëm për një rreth fare të ngushtë intelektualësh.

Një mision i tillë pritet të sjellë ndryshim thelbësor në vetë statusin e filozofisë, që nuk ia zbeh e as nuk ia ul nivelin nëse do t'i largohet paksa natyrës dhe gjuhës së traktateve, por përkundrazi do t'ia rritë shumë vlerat, sepse do të bënte të mundur që, për herë të parë, të përputhet plotësisht emri fillestar i saj - si "dashuri për dije" - me realitetin, me kërkesat dhe mundësitë e sotme. Pas kësaj do të shtohet edhe një argument tjetër i fortë, për të thënë se simboli i madhështisë së shoqërisë njerëzore qëndron tek arritjet shpirtërore e kulturore, që janë zanafilla e të gjitha të tjerave.

Dimensionet e kësaj të vërtete rriten shumë kur përballë i vëmë prirjen e kundërt, atë të konsumizmit, që ka sot në dispozicion fonde e mjete të shumta të teknologjisë më të fundit. Përmes parapsikologjisë, parapolitikës dhe ndikimit të reklamës mashtruese dhe çmimeve jo korrekte, ai synon të pushtojë gjithçka. Mbi të gjitha, shijet e njerëzve për mallra, për konsum, për luks e jetë të shkujdesur, për identifikimin e tyre me produktet apo shërbimet që konsumojnë e që, tek e fundit, çojnë në mospjesëmarrje dhe indiferentizëm politik.

Kërkesa që shoqëron këtë "makineri" është e thjeshtë në pamje, por ajo ka në themel etjen për fitime maksimale, dehumanizimin dhe kontrollin mbi njerëzit, të cilëve, si model i së ardhmes u ofrohet kultura masive, konsumiste. Dhe nuk është e vështirë për t'u bindur, qoftë edhe nga vëzhgime të sipërfaqshme, se sa e tmerrshme është kur njeriut - nga gjithë pasuria e ideve, e idealeve dhe e kulturës - i mbetet vetëm ajo e mbijetesës, e konsumizmit. Çdo gjë duket e thjeshtë dhe e pafajshme.

Të gjithë njerëzve u jepen të shohin të njëjtët filma, të njëjtat veprimtari që reklamohen kudo njëlloj. U sugjerohet të admirojnë këngëtarët më në modë dhe vetëm disa lloje të caktuara muzike apo deri dhe për të konsumuar të njëjtat thashetheme, të njëjtin lloj ushqimi, të njëjtat veshje në modë. Pra, për të qenë të gjithë njëlloj nën pushtetin e asaj që ka marrë emrin "mekdonalizim" i shoqërisë.

Nga një standardizim i tillë, më keq e pëson jeta shpirtërore, sepse vendin e individit të lirë e me zhvillim të gjithanshëm e zë njeriu njëpërmasor; vendin e pasurisë dhe diversitetit kulturor e zë një surrogat i kulturës; vendin e filozofisë si mësuese për jetën e zë një surrogat i saj, që thirret me emrin "glamour - filozofia", motoja e së cilës është: "O njeri, kënaqu me ditën e sotme!"

Në këtë rrafsh, ideja që përshkon refleksionet, shënimet dhe analizat filozofike që përmban libri Filozofia e aktualitetit duket si një përpjekje "për të qetësuar veten" dhe si një anim nga profesioni. Realisht, ka të bëjë me të vërtetën tashmë të provuar, se nuk ka asnjë fushë tjetër të dijeve që - më mirë dhe më qartë se filozofia - të vlerësojë antinomitë e zhvillimit dhe rreziqet që, krahas të mirave të padiskutueshme, i vijnë qytetërimit dhe njeriut nga shkenca dhe teknologjia, sidomos kur harrohet apeli i humanizmit të ri për ta vlerësuar njeriun dhe njerëzoren si qëllimin më të lartë dhe si një ide të madhe të epokës së globalizimit.

Analizat dhe refleksionet që përfshihen në librin Filozofia e aktualitetit janë shkruar për probleme e ngjarje që duket se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe, si të tilla, mund të lexohen edhe si ese më vete. Ndonjë prej tyre, në një formë më të reduktuar, është publikuar me anë të mediave, si përgjigje ndaj ngjarjeve politike konkrete. Ndërkohë, botimi si një e tërë në këtë libër, i jep mundësi lexuesit të kuptojë se bëhet fjalë për një këndvështrim unik filozofik dhe për një shqetësim qytetar të autorit, me synimin për të nxitur një lëvizje për modernizim, duke filluar nga vënia "në gatishmëri" e secilit drejt një "Uni" të përbashkët, që di të jetë aktiv dhe i vetëdijshëm në një situatë të dhënë, të ndërlikuar e plot kundërshti.

Kjo është filozofia e realizimit të "Unit" përmes "Tjetrit" dhe idesë - projekt, që i "peshon" të gjithë. Në këtë rrafsh, kërkesa për të përligjur e zhvilluar kulturën e dialogut, për të mos e parë tjetrin vetëm si objekt, çka e shpërfytyron thelbin e natyrës së tij njerëzore, përbën një fill tjetër që i lidh analizat dhe refleksionet me njëra - tjetrën. Madje edhe kur objekt analize janë situata konkrete politike - si ajo e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 në Shqipëri - apo fenomene politike atipike, politikanë apo liderë të politikës, që fshihen pas nevojës së ndryshimit, por që mbeten po ata që kanë qenë.

Detajet e librit
2494
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: ACFOS-Albania

Balsami i Lumturisë, Muhammed Al-Gazzali

Thesaret e Zotit në të cilët duhet kërkuar ky shërim janë zemrat e profetëve, dhe ai që e kërkon gjetkë ka për të falimentuar me dëshpërim në “Ditën e Gjyqit” sepse atëherë ka për t’a kuptuar urdhërin e Kur’anit që thotë: “Sot të hoqmë perden e syve dhe nashti fakulteti yt shikues është i mprehtë”.
6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Formësimi i kujtesës kolektive, Fabian Kati

Edhe tek rrëfejnë krimet që i kanë dëshmuar sytë e tyre, narracioni i tyre mbetet fluent, fisnik, i qetë, herë – herë sardonik, por gjithmonë pa nota zemërimi, sikur janë duke rrëfyer fatalitetin e një jete që nuk mund të qe ndryshe.
10,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

Etika dhe pafundësia, Emmanuel Levinas

Emmanuel Lévinas është filozofi i etikës dhe padyshim moralisti i vetëm i mendimit modern. Por, atyre që e konsiderojnë specialist të etikës, si të ishte etika një specialitet, këto pak faqe para leximit të veprave u mësojnë tezën thelbësore, që etika është filozofia fillestare, nga e cila fitojnë kuptim degët e tjera të metafizikës.
5,55 
More
Në gjendje

Referenca: 2425

Botuesi: Helga's Secrets

Pornokracia, Pierre – Joseph Proudhon

Forca dhe bukuria bashkohen falas: ato nuk paguhen përkëmbyeshëm – e para në shërbime, e dyta në favore; nuk është e mundur të maten frytet e punës dhe dhuntitë e idealit. Martesa është një pakt vetëmohimi absolut. Kënaqësia është e pranishme aty vetëm se në plan të dytë; çdo shkëmbim epshesh është konkubinat në mos qoftë prostitucion i dyanshëm.
9,99 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Moderniteti i lëngët, Zygmunt Bauman

Tranzicioni nga moderniteti "i ngurtë" në atë "të lëngët" është zhvendosja nga një botë në të cilën njerëzit përpiqen të krijojnë struktura të ngulitura e të mirërenditura, në një botë ku vetë idetë e rendit dhe stabilitetit nuk kanë më kuptim, një botë në të cilën ndryshimi është e vetmja qendrueshmëri dhe pasiguria e vetmja siguri.
11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001929

Botuesi: Te tjere

Ushtrime me metodat e kerkimit sasior, Aleksander Kocani

Titulli: Ushtrime me metodat e kërkimit sasior në shkencat socialeOrigjinali: Ushtrime me metodat e kërkimit sasior në shkencat socialeGjinia: Shkenca SocialeAutori: Aleksandër KocaniShtëpia botuese: UFO PressViti: 2009Fq. 176Pesha: 0.377 kgISBN: 978-99956-19-42-8
11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: 2543

Botuesi: Plejad

Antikrishti, mallkimi i krishtërimit, Fridrih Nice

Jeta e Niçes përfshiu gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Kjo periudhë karakterizohej nga një zhvillim i shpejtë teknologjik. Në sajë të këtyre arritjeve një frymë optimizmi ndjehej kudo. Kjo kohë u përputh pikërisht me kulmin e magjepsjes nga zhvillimi material. Në këtë periudhë besohej se zhvillimi material do t'i sillnin njeriut lumturinë e shumë...
5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000153

Botuesi: Ideart

Utopia, Thomas More

Tomas Mori ishte filozofi i parë që, duke përshkruar një botë ideale nxiti një letërsi të tërë të mëpasme. Tomaso Kampanela me veprën "Qyteti i Diellit", Frensis Bejkën me librin "Atlantida e Re", Sen Simoni, Furieja etj. pa harruar "Udhëtimet e Guliverit" të Suiftit, "Fermën e Kafshëve" të Oruellit: të gjithë këta autorë e shumë e shumë vepra të tjera...
5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Demokracia dhe totalitarizmi, Claude Lefort

Lefort ka qenë një ndër zërat më origjinalë në fushën e filozofisë politike të shek. XX, si dhe ndër aktivistët më të spikatur në lëvizjet shoqërore të pasluftës në Francë. Ai studioi filozofi në Sorbonë, ku edhe dha mësim, dhe është ndër teoricienët më të rëndësishëm të konceptit të "totalitarizmit" në shkencat politike bashkëkohore.
8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Misioni i intelektualit, Johann Gottlieb Fichte

Është një pikëpamje e gjithëpranuar se çdo shoqëri e ka bërthamën e vet të zgjedhur, elitare, individët që kanë si mision etik e moral përmbushjen e borxhit ndaj shoqërisë: intelektualët. Ky është subjekti me të cilin merret vepra e idealistit Fichte, njërit nga kokat shtytëse të mendimit gjerman e evropian, që në veprën "Misioni i intelektualit" vatërzon...
5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Nevoja jonë për ngushëllim nuk ka të ngopur, Stig Dagerman

Si mundet, për shembull, të sillesh sikur, nga njëra anë, kurrgjë në botë s'e ka dot atë peshë që bart letërsia, teksa, nga ana tjetër, është e pamundur të mos shohësh përreth njerëz që luftojnë me urinë e janë të detyruar të mendojnë se më me rëndësi për ta është ç'do marrin në fund të muajit?
4,44 
More
Në gjendje

Referenca: 2702

Botuesi: Te tjere

Keshtu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Unë ju mësoj Mbinjerinë. Njeriu është diçka që duhet tejkaluar. Ç'keni bërë ju për ta tejkaluar? Deri tani të gjithë njerëzit diç kanë krijuar mbi veten, kurse ju kërkoni të bëheni zbatica e asaj batice gjigante, e preferoni të ktheheni tek kafsha në vend që të tejkaloni njerinë?
7,22 
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe