Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Trupat shoqerore, Gianfranco Marrone
  • Trupat shoqerore, Gianfranco Marrone

Trupat shoqërorë, proceset komunikuese dhe semiotika e tekstit, Gianfranco Marrone

SKU002016
Botimet Dudaj

Përballë shndërrimeve në rritje të proceseve komunikuese që riformulojnë vazhdimisht skenarët shoqërorë dhe aktorët e tyre, del në pah nevoja e përtëritjes së studimeve mbi gjuhën dhe shoqërinë, por edhe nevoja e integrimit reciprok të tyre.

900 Lekë
810 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Trupat shoqërorë, proceset komunikuese dhe semiotika e tekstit
Origjinali: Corpi sociali
Gjinia: Shkenca sociale
Autori:  Gianfranco Marrone
Shqipëroi: Dhurata Shehri, Persida Asllani
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2008
Fq. 380
Pesha: 0.371 kg
ISBN: 978-99943-0-081-5

Mbi librin

Përballë shndërrimeve në rritje të proceseve komunikuese që riformulojnë vazhdimisht skenarët shoqërorë dhe aktorët e tyre, del në pah nevoja e përtëritjes së studimeve mbi gjuhën dhe shoqërinë, por edhe nevoja e integrimit reciprok të tyre. Prej këndej lind dhe përhapet sociosemiotika, kjo aventurë magjepsëse njerëzore, themelet teorike dhe modelet e analizës të së cilës sillen në shqip përmes këtij libri.

Moda, televizioni, gazetaria, reklamat, politika dhe hapësinorja interpretohen si diskurse dhe si tekste që qarkullojnë në kulturën e masave duke ndërvepruar, duke u përfshirë dhe shndërruar mes tyre. Prej këndej del imazhi i shoqërisë si tërësi organizmash të gjalla, trupa të vërtetë e të mirëfilltë që rrezatojnë ndjesi, pasione, veprime dhe arsye, që themelojnë kuptimin e jetës sonë individuale dhe kolektive.

Mbi autorin

Gianfranco Marrone është profesor i Semiotikës në Universitetin e Palermos. Mes të tjerash, ka botuar edhe: "Stupidita e scrittura" (1990); "Il sistema di Barthes" (1994); "Estetica del telegiornale" (1998); "C'era una volta il telefono" (1999). Është bashkautor i antologjisë në dy vëllime "Semiotica in nuce" (2000-2001). Për shtëpinë botuese "Euniadi" ka përgatitur edhe studimet e Roland Barthes, Scritti.

Detajet e librit
SKU002016
9789994300815
9789994300815
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Amerika, Stephen Vincent Benet

Ky libër mund të konsiderohet një histori subjektive e Shteteve të Bashkuara. Ose mund të quhet një biografi e shpirtit të Amerikës. Lexuesi mund të gjejë këtu forcat ekonomike, politike si dhe shpirtërore, të cilat përbëjnë statistikat e historisë formale. Do të gjejë këtu ato elemente të vyer, të cilat kanë ushqyer demokracinë dhe e kanë bërë atë, në...
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Filozofë të paqes e të luftës, Walter B. Gallie

Ky libër është një ftesë për të rilexuar Kantin, Klauseviçin, Marksin, Engelsin dhe Tolstoin bazuar në faktin se, në atë kohë, secili prej tyre kontribuoi me këndvështrimin e vet për të zhvilluar një sistem kritik ndaj paqes dhe luftës. Autori i pasuron këto lexime me qasje të reja, që lejojnë ripërpunimin e tezave të filozofëve të lartpërmendur.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Konditat e Lirisë, Ernest Gellner

Kur intelektualët disidentë eurolindorë të 1970 – ave dhe të 1980 – ave përpiqeshin ta përfytyronin çfarë lloji të shoqërisë dëshironin në vend të komunizmit, ata u kthyen prapa në konceptin e shoqërisë civile, një shprehje e vjetruar kjo e rrënjosur aq larg prapa në iluminizëm, saqë shumica e intelektualëve europerëndimorë ia kishte harruar domethënien.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Wordsworth Classics

Leviathan, Thomas Hobbes

Leviathan begins from some shockingly naturalistic starting-points: an analysis of human nature as being motivated by vain-glory and pride, and a vision of religion as simply the fear of invisible powers made up by the mind. Yet from these deliberately unpromising elements, Hobbes constructs with unparalleled forcefulness an elaborate, systematic, and...
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Kujtime të përtejvarrit, vëllimi i parë, Francois-Rene de Chateaubriand, vol. 1

Meqë e kam të pamundur ta parashikoj ditën se kur do të vdes; meqë, në moshën time, ditët e dhëna për njeriun janë vetëm ditë të falura, ose, më mirë të themi, ditë ndëshkimi, nga frika se mund të zihem gafil, dua ta shpjegoj veten rreth një vepre të destinuar për t’i bishtnuar mërzisë së këtyre orëve të fundit e të braktisura, që askush nuk i dëshiron e...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000019

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrota e mundimit, Artan Fuga

Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës. Njerëzit nuk e thonë të vërtetën kur iu preken gjëra thelbësore. Thonë të vërteta pa rëndësi, gati banale, shpesh budallallëqe. Nuk përdorin fjalët që duhen, për t'i emërtuar siç duhet gjërat e rëndësishme të jetës. 
765 Lekë 850 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Nevoja jonë për ngushëllim nuk ka të ngopur, Stig Dagerman

Si mundet, për shembull, të sillesh sikur, nga njëra anë, kurrgjë në botë s'e ka dot atë peshë që bart letërsia, teksa, nga ana tjetër, është e pamundur të mos shohësh përreth njerëz që luftojnë me urinë e janë të detyruar të mendojnë se më me rëndësi për ta është ç'do marrin në fund të muajit?
360 Lekë 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mendja e robëruar, Czeslaw Milosz

Shkruar në kulmin e stalinizmit në Poloni, teksa autori ishte arratisur nga vendlindja, "Mendja e robëruar" analizon me mprehtësi marrëdhënien komplekse me regjimin e ri të pasluftës të disa figurave kyçe të letrave polake, joshjen e ideologjisë së pushtetit, suksesin, rënien e tyre.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe