Titulli: Legjenda dhe vende shqiptare (kopertina e trashë)
Origjinali: Legjenda dhe vende shqiptare
Gjinia: Enciklopedi, album
Autori: Rita Petro, Tonin Çobani
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2015
Fq. 76
Pesha: 0.862 kg.
ISBN: 978-9928-02-621-7
Mbi librin
Legjendat janë rrëfime fantastike, të cilat kalojnë gojë më gojë dhe ndryshojnë sipas këndvështrimit të atij që tregon. Por thelbi poetik i tyre mbetet i njëjtë. Sado imagjinare që të jenë legjendat, ato kanë një bazë të vërtetë dhe kjo është ajo që kemi sjellë dhe ne me këtë libër: kemi rrëfyer legjendat për vende e vise shqiptare sipas mënyrës sonë.
Është vërtet e mrekullueshme të kumtosh nëpërmjet fantazisë së rrëfenjave popullore të vërtetën historike për lashtësinë e qyteteve dhe të vendeve ku jetojnë shqiptarët, si dhe natyrën e mrekullueshme që e rrethon vendlindjen tonë. Fotografi ynë, Felix do t'ju shoqërojë nga vendet imagjinare në ato reale, ashtu siç janë sot.
Përmbajtja e librit
Legjenda e shqipes dhe e shqiptarit
"Po tir an" – Legjenda për Tiranën
Epidamni dhe Dyrrahu – Legjenda për Durrësin
Tomori, Shpiragu dhe Osumja – Legjenda e Beratit
Liqeni i dritës – Legjenda për liqenin e Pogradecit
Harresa e nuses – Legjenda për liqenin e Prespës
Lisi i lashtë – Legjenda për Lezhën
Liqeni i luleve – Legjenda për Lurën
Dulqinja e bukur – Legjenda për Ulqinin
Murimi i nuses – Legjenda e Rozafës
Uji ripërtëritës – Legjenda për Prizrenin
Mallkimi – Legjenda për Bjeshkët e Namuna
Shkëmbi i Vajës – Legjenda për Krujën
Nymfeu i zjarrtë – Legjenda për Apoloninë
Banorët e malit dhe të detit – Legjenda për Vlorën
Princesha Argjiro – Legjenda për Gjirokastrën
Syri i gjarprit – Legjenda për Syrin e Kaltër
Fyelli i Panit – Legjenda për liqenin e Butrintit