Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Economicus, Rritje apo zhvillim, nr. 3
  • Economicus, Rritje apo zhvillim, nr. 3

Economicus, Rritje apo zhvillim, nr. 3

2824
UET Press

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në përgjithësi.

5,21 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Economicus, Rritje apo zhvillim, nr. 3
Origjinali: Economicus, Rritje apo zhvillim, nr. 3
Gjinia: Revistë shkencore
Kryeredaktor: Adrian Civici
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2009
Fq. 178
Pesha: 0.282 kg

Koment nga Adrian Civici

Revista "Economicus" është një botim me karakter shkencor dhe informativ i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit Europian të Tiranës. Qëllimi kryesor i saj është pasqyrimi i realiteteve, arritjeve dhe sfidave të reja në fushën e zhvillimeve ekonomike, financiare e sociale në Shqipëri dhe në botë, nxitja e kërkimit, debatit shkencor dhe propozimeve efektive në këto fusha.

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në përgjithësi, stabilitetit makroekonomik, politikave ekonomike e financiare, zhvillimit social e territorial, kredisë dhe bankave, sistemeve të sigurimeve dhe pensioneve, çmimeve dhe inflacionit, efektet dhe kërkesat në kuadrin e integrimit evropian, ndikimet dhe përballja me zhvillimet e ekonomisë botërore dhe globalizimit etj.

Një vend të rëndësishëm në përmbajtjen e saj do të kenë analizat për eksperiencat bashkëkohore ndërkombëtare në fushën e politikave ekonomike e sociale, trajtimi teorik e aplikativ i ideve, debateve e politikave më të mira në fushat e sipërpërmendura etj. Ekonomistët më të shquar të botës dhe analiza e teorive dhe kontributit të tyre në shkencat ekonomike do të jetë një tjetër rubrikë e përhershme në faqet e revistës "Economicus".

Pedagogë, kërkues të shkencave ekonomike të Universitetit Europian të Tiranës apo të universiteteve të tjera publike dhe private, studiues dhe ekspertë të institucioneve të ndryshme që në fokusin e tyre kanë ekonominë, financat dhe zhvillimin në përgjithësi janë të ftuar ta përdorin këtë revistë për të publikuar idetë dhe studimet e tyre, për të debatuar apo për të hedhur pikëpamje të reja në debatin ekonomik bashkëkohor.

Mbi revistën

Në këtë numër janë paraqitur artikujt: "Koncepti dhe rebusi i politikave të zhvillimit" të Adrian Civicit; "Rritje apo zhvillim" të Luljeta Minxhozit; "Zhvillimi ekonomik në retrospektivë dhe në perspektivë" të Selami Xhepës; "Zhvillimi i qëndrueshëm dhe sfidat mjedisore" të Juliana Latifit; "Sfidat drejt ruajtjes së rritjes" të Gjergj Filipit; "Paradigma e zhvillimit njerëzor dhe tranzicioni post – komunist" të Eno Ngjelës; "Kapitali njerëzor dhe zhvillimi, rast shqiptar" të Blerta Picarit; "Politikat e zhvillimit të zonave rurale dhe të defavorizuara" të Shkëlzen Markut dhe Tomi Treskës; "A është barazia ekstreme një objektiv për t'u mburrur" të Fatmir Gurit, Adrian Civicit dhe Anne M. Jouve; "Liria ekonomike si faktor përcaktues të flukseve hyrëse të IHD" të L. Thoma dhe Eda Lugës; "Pronësia kombëtare, faktor kyç për efektivitetin e ndihmës së huaj" të Evis Gjebreas; "Project finance në vendet në zhvillim" të Ermela Kripës; "Pronësia intelektuale, një koncept i hershëm dhe modern" të Kreshnik Bellos dhe "Ekonomia e dijes, SHBA dhe Evropa me shpejtësi të ndryshme" të Evis Sulkos.

Detajet e librit
UET Press
2824
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Marketing 4.0, Philip Kotler, Hermawan Kartajaya, Iwan Setiawan

Një udhëzues i jashtëzakonshëm për të sfiduar praktikën e marke¬tingut, në përshtatje me transformimet që tashmë duken në horizont. Specialistët e hutuar do të mësojnë se si të lundrojnë në ndryshimet rrënjësore dhe në mundësitë e ndërlidhjes digjitale, me qëllimin që t’i kthejnë ato në përparësi.
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaotika, Philip Kotler, John A. Caslione

Është një fakt i thjeshtë dhe thellësisht i rëndësishëm se praktika e menaxhimit ka nevojë të rishikohet po aq sa edhe ekonomia dhe sistemi ynë financiar, në përgjithësi. Kaotika është një fillim i mbarë i këtij procesi rishikimi – sidomos, për theksin që ajo vë mbi ngjizjen në thelb të qëndrueshmërisë së organizatave. 
10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Çlirimi i vlerës, Les Nemethy

Ky libër është lexim i detyrueshëm për këdo që është i interesuar ta dijë se si t'i qaset në mënyrën më të efektshme transferimit të pronësisë në një kompani dhe të përgatisë një tranzicion të suksesshëm, si për aksionarët ashtu edhe për firmën. 
10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Bankingu i investimeve në Kinë, Zhang Lizhou, Liu Xianglan

Nëpërmjet një analize të thellë të përfshirjes dhe zhvillimit të bankingut të madh të investimeve në kategori të ndryshme të institucioneve financiare, libri synon t'u japë lexuesve të risisë financiare e të zhvillimit të industrisë financiare aktuale të Kinës, si dhe të paraqesë një panoramë të mënyrës se si institucionet financiare marrin pjesë...
9,37 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000878

Botuesi: Bota Shqiptare

Historia e teorive ekonomike, Roger Backhouse

Askush nuk mund ta injorojë ekonomiksin. Nuk janë kurrë të mjaftueshme burimet për t'iu qasur atij ngaqë shoqëria njerëzore gjithmonë është përballur me çështjet e rëndësishme të parasë, tregjeve, shkëmbimeve, çmimeve dhe prodhimit.
12,49 
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave, Ichak Adizes

Libri i Adizes “Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave” është libri më i plotë që ekziston në këtë fushë. Gjithë qasja e tij është mjeshtërore, teksa e sheh zhvillimin organizativ si një organizëm të gjallë që i korrespondon cikleve të jetës dhe të biologjisë planetare. Vepra e tij përbën një kontribut tejet të rëndësishëm në fushën e menaxhimit të...
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Anatomia e një krize financiare 2008-2018, Adrian Civici

Cili është fajtori? Përse është pothuajse e pamundur të parashikohet një krizë financiare? Janë të paaftë ekonomistët, financierët apo politikanët? Është faji i kapitalizmit liberal dhe politikave derregulluese? Çfarë interesash e lobesh fshihen mbrapa krizave financiare?
15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Historia e mendimit ekonomik, Henri Denis

Që nga mendimi parashkencor deri te debatet e doktrinave bashkëkohore, do të gjejmë gjithë ecurinë e një disipline, e cila për shumë kohë u influencua nga koncepte të idealizmit grek, të artikuluara në kundërshti të shumta. Henri Denis është profesor i merituar në Universitetin Paris I.
15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Reforma Agrare Demokratike 1930, Teodor Kareco

Titulli: Reforma Agrare Demokratike 1930, bujqësia e Shqipërisë në vitet 1930 – 1938Origjinali: Reforma Agrare Demokratike 1930, bujqësia e Shqipërisë në vitet 1930 – 1938Gjinia: EkonomiAutori: Teodor KarecoShtëpia botuese: ADAViti: 2013Fq. 436Pesha: 0.623 kgISBN: 978-9928-4184-5-6
8,33 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001672

Botuesi: UET Press

Hyrje ne biznes, Gaspar, Bierman, Kolari, Hise, Smith, Arreola-R

Hapja e dyerve ndaj botës së biznesit përmban shumë sfida, si për pedagogët,ashtu dhe për studentët. Qëllimi i këtij teksti është të sigurojë çelësin e suksesit që do të çojë në një përvojë shpërblyese edukative dhe do të krijojë mjedisin e duhur për të bërë karrierë në biznes.
15,62 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001157

Botuesi: UET Press

Kriza financiare apo globale, Adrian Civici

Libri përmban një seri analizash dhe reflektimesh të realizuara gjatë periudhës mars 2007-janar 2010, në të cilat është ndjekur hap pas hapi ecuria e krizës financiare që përfshiu ekonomitë e mëdha. Analizat që vijnë në  formën e një ditari shkencor e publicistik, ofrojnë një çelës individual për të kuptuar disa nga aspektet kryesore të krizës financiare...
10,41 
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2822

Botuesi: UET Press

Economicus, Sektori publik ne udhekryq, nr. 1

Revista "Economicus" është një botim me karakter shkencor dhe informativ i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit Europian të Tiranës. Qëllimi kryesor i saj është pasqyrimi i realiteteve, arritjeve dhe sfidave të reja në fushën e zhvillimeve ekonomike, financiare e sociale në Shqipëri dhe në botë, nxitja e kërkimit, debatit shkencor dhe propozimeve...
4,16 
More
Ne gjendje

Referenca: 2823

Botuesi: UET Press

Economicus, Kriza globale, sa na prek, nr. 2

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
4,16 
More
Ne gjendje

Referenca: 2826

Botuesi: UET Press

Economicus, Turizmi, ku po shkon, nr. 4

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: 2827

Botuesi: UET Press

Economicus, Tregjet financiare, nr. 5

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje