Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Economicus, Kriza globale, sa na prek, nr. 2
  • Economicus, Kriza globale, sa na prek, nr. 2

Economicus, Kriza globale, sa na prek, nr. 2

2823
UET Press

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në përgjithësi.

47,38 SEK
42,64 SEK Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Economicus, Kriza globale, sa na prek, nr. 2
Origjinali: Economicus, Kriza globale, sa na prek, nr. 2
Gjinia: Revistë shkencore
Kryeredaktor: Adrian Civici
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2008
Fq. 164
Pesha: 0.428 kg

Koment nga Adrian Civici

Revista "Economicus" është një botim me karakter shkencor dhe informativ i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit Europian të Tiranës. Qëllimi kryesor i saj është pasqyrimi i realiteteve, arritjeve dhe sfidave të reja në fushën e zhvillimeve ekonomike, financiare e sociale në Shqipëri dhe në botë, nxitja e kërkimit, debatit shkencor dhe propozimeve efektive në këto fusha.

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në përgjithësi, stabilitetit makroekonomik, politikave ekonomike e financiare, zhvillimit social e territorial, kredisë dhe bankave, sistemeve të sigurimeve dhe pensioneve, çmimeve dhe inflacionit, efektet dhe kërkesat në kuadrin e integrimit evropian, ndikimet dhe përballja me zhvillimet e ekonomisë botërore dhe globalizimit etj.

Një vend të rëndësishëm në përmbajtjen e saj do të kenë analizat për eksperiencat bashkëkohore ndërkombëtare në fushën e politikave ekonomike e sociale, trajtimi teorik e aplikativ i ideve, debateve e politikave më të mira në fushat e sipërpërmendura etj. Ekonomistët më të shquar të botës dhe analiza e teorive dhe kontributit të tyre në shkencat ekonomike do të jetë një tjetër rubrikë e përhershme në faqet e revistës "Economicus".

Pedagogë, kërkues të shkencave ekonomike të Universitetit Europian të Tiranës apo të universiteteve të tjera publike dhe private, studiues dhe ekspertë të institucioneve të ndryshme që në fokusin e tyre kanë ekonominë, financat dhe zhvillimin në përgjithësi janë të ftuar ta përdorin këtë revistë për të publikuar idetë dhe studimet e tyre, për të debatuar apo për të hedhur pikëpamje të reja në debatin ekonomik bashkëkohor.

Mbi revistën

Në këtë numër janë paraqitur artikujt: "Krizë financiare apo krizë shumë – dimensionale botërore?" dhe "Banka Qendrore në fokus" të Adrian Civicit; "Analiza dhe qëndrimi i Bankës Botërore për krizën ndërkombëtare, pasojat e krizës ekonomiko – financiare botërore në Shqipëri" të Anastas Angjelit; "Analiza e bilancit tregtar në Shqipëri, pse kaq negativ?" të Selim Belortajas; "Tendencat në industrinë e sigurimeve në Shqipëri?" të Bardhyl Minxhozit; "Hapja e sektorit bankar, depërtimi i tij në Shqipëri dhe në rajon" të Fatos Ibrahimit; "Politika monetare si instrument për kontrollin e inflacionit" të Gramoz Kolasit; "Roli i sistemit bankar shqiptar në financimin e ekonomisë" të Drini Salkos; "Bankat dhe globalizimi" të J.C. Trichet; "Amerika dhe Kina në gjeoekonominë globale" të Fatos Tarifas; "Integrimi financiar i anëtarëve të rinj" të Arjan Kadaresë; "Llogaritja e probabilitetit të zbulimit dhe ndëshkimit të korrupsionit" të Fejzi Kolanecit dhe "Banka e Shqipërisë, nga krijimi deri në fund të Luftës së Dytë Botërore" të Ksenofon Krisafit. Gjithashtu, në këtë numër paraqitet edhe një material rreth fituesve të çmimit Nobel në ekonomi duke u përqendruar në profilin e Joseph Stiglitz.

Detajet e librit
UET Press
2823
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Çlirimi i vlerës, Les Nemethy

Ky libër është lexim i detyrueshëm për këdo që është i interesuar ta dijë se si t'i qaset në mënyrën më të efektshme transferimit të pronësisë në një kompani dhe të përgatisë një tranzicion të suksesshëm, si për aksionarët ashtu edhe për firmën. 
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Ngritja dhe rënia e kombeve, Ruchir Sharma

I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme... po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhërrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni.
170,57 SEK 189,52 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave, Ichak Adizes

Libri i Adizes “Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave” është libri më i plotë që ekziston në këtë fushë. Gjithë qasja e tij është mjeshtërore, teksa e sheh zhvillimin organizativ si një organizëm të gjallë që i korrespondon cikleve të jetës dhe të biologjisë planetare. Vepra e tij përbën një kontribut tejet të rëndësishëm në fushën e menaxhimit të...
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

And The Weak Suffer What They Must?, Yanis Varoufakis

In this startling account of Europe's economic rise and catastrophic fall, Varoufakis pinpoints the flaws in the European Union's design - a design thought up after the Second World War, and one responsible for Europe's fragmentation and resurgence of racist extremism.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2699

Botuesi: Botart

Bumerang, Michael Lewis

Tsunami i kredisë së lirë që u përhap nëpër planet ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, ishte më tepër se një fenomen i thjeshtë financiar: ishte një tundim që iu dha shans shoqërive të zbulojnë aspekte të karakterit të tyre, të cilat ato nuk do të mund t'i përballonin në kushte normale.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Vintage

Adults in the Room, Yanis Varoufakis

Despite the mass support of the Greek people and the simple logic of his arguments, he succeeded only in provoking the fury of Europe’s political, financial and media elite. But the true story of what happened is almost entirely unknown – not least because so much of the EU’s real business takes place behind closed doors.
173,23 SEK 192,48 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Mbi marrëdhëniet ekonomiko – tregtare, eksport – importin dhe bilancin valutor të Shqipërisë, Eqrem Beci

Punimi që po i paraqitet lexuesit është një përpjekje serioze për të dhënë në mënyrë të përmbledhur, nëpërmjet dokumenteve, shifrave dhe fakteve, një pamje të përgjithshme të ecurisë dhe marrëdhënieve ekonomiko – tregtare, eksport – importin dhe bilancin valutor të Shqipërisë për periudhën 1945 – 1990.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Aeditions

Libri i Sociologjisë

A mund të zhduken ndonjëherë ndasitë klasore? Çfarë i shtyn njerëzit në botën e krimit? Si i ka ndryshuar interneti marrëdhëniet tona? Përgjatë historisë, njerëzit kanë bërë pyetje të mëdha për organizimin e shoqërive, kurse sociologët kanë dhënë zgjidhje, të cilat vazhdojnë ta formësojnë botën.
266,51 SEK 296,13 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001977

Botuesi: IDK

Historia e ekonomise, John Kenneth Galbraith

John Kenneth Galbraith, ish profesor në Universitetin e Harvardit dhe drejtor i Akademisë Amerikane të Arteve e Letrave dhe Shoqatës Amerikane të Ekonomisë, është autori i 31 librave gjatë pesë dekadave të fundit, dhe ka marrë grada honorifike mes të tjerash nga Universiteti i Harvardit, Oksfordit, Parisit, Torontos dhe ai i Moskës.
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Fuqia e Shprehisë, Charles Duhigg

Në thelb, "Fuqia e Shprehisë" përmban një argument gjallërues: çelësi për të ushtruar rregullisht, për të humbur peshë, i të qenit më produktiv dhe i arritjes së suksesit është të kuptuarit se si funksionojnë shprehitë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2822

Botuesi: UET Press

Economicus, Sektori publik ne udhekryq, nr. 1

Revista "Economicus" është një botim me karakter shkencor dhe informativ i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit Europian të Tiranës. Qëllimi kryesor i saj është pasqyrimi i realiteteve, arritjeve dhe sfidave të reja në fushën e zhvillimeve ekonomike, financiare e sociale në Shqipëri dhe në botë, nxitja e kërkimit, debatit shkencor dhe propozimeve...
42,64 SEK 47,38 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2824

Botuesi: UET Press

Economicus, Rritje apo zhvillim, nr. 3

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2826

Botuesi: UET Press

Economicus, Turizmi, ku po shkon, nr. 4

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2827

Botuesi: UET Press

Economicus, Tregjet financiare, nr. 5

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje