Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Miti mbi krizat dhe fundin e tregut, Selami Xhepa
  • Miti mbi krizat dhe fundin e tregut, Selami Xhepa

Miti mbi krizat dhe fundin e tregut, Selami Xhepa

SKU001469
UET Press

Në zhurmën e krizës më të financiare, e cila konsiderohet si më e madhja që nga periudha e Depresionit të Madh dhe që krijoi "rrëmujë" të madhe në debatin publik të vendit tonë, sesa realisht pati efekt mbi ekonominë, vjen edhe ky punim i këndshëm i Dr. Selami Xhepës.

500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Miti mbi krizat dhe "fundin e tregut"
Origjinali: Miti mbi krizat dhe "fundin e tregut"
Gjinia: Ekonomi
Autori: Selami Xhepa
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2010
Fq. 90
Pesha: 0.14 kg
ISBN: 978-99956-39-31-0

Mbi librin

Në zhurmën e krizës më të financiare, e cila konsiderohet si më e madhja që nga periudha e Depresionit të Madh dhe që krijoi "rrëmujë" të madhe në debatin publik të vendit tonë, sesa realisht pati efekt mbi ekonominë, vjen edhe ky punim i këndshëm i Dr. Selami Xhepës.

Me një titull mjaft intrigues "Miti mbi krizat dhe "fundin etregut", eksperti i nderuar i ekonomisë dhe financave, Dr. Selami Xhepa, përpiqet pikërisht të çmitizojë këto dy dukuri të demonizuara në mjaft literatura ekonomike. Me një analizë mjaft të detajuar dhe të kujdesshme, libri bën një rekuiem jo vetëm të termit "krizë", por edhe të gjithë krizave të ndryshme ekonomike të ndodhura në historinë e botës që në periudhën kur këto të fundit filluan të studioheshin si dukuri shoqërore.

Metodologjia e përdorur është gjerësisht e formatit "ese pershkruese", duke e parë me një qasje krejtësisht në këndvështrimin "makro" të zhvillimit të krizave dhe të ndikimeve që ato sjellin në tregje. I gjithë ky shtjellim është bërë me një përdorim mjeshtëror dhe mjaft të bollshëm të burimeve dhe literaturës më të fundit ekonomike. "

Pasi përshkruan gjendjen aktuale ku kanë ardhur teoritë e mendimit ekonomik, si dhe diskursi publik apo veprimet politike dhe ekonomike në lidhje me një riformatim të arkitekturës financiare ndërkombëtare, autori e mbyll librin e tij me një apel për një kohezion social dhe përgjejgshmëri të lartë të korporatave në funksion të një mbrojtjeje më të mirë të grupeve shoqërore që ndikohen nga këto kriza gjithnjë e më të shpeshta."

Artan Gjergji Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni për liri ekonomike

 

Detajet e librit
UET Press
SKU001469

Referencat specifike

isbn
9789995639310
ean13
9789995639310
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Minerva

Fundi i tregut të lirë, Ian Bremmer

Fundi i tregut të lirë detajon fenomenin gjithnjë e në rritje të kapitalizmit shtetëror, një sistem në të cilin qeveritë kontrollojnë ekonomitë lokale përmes zotërimit të kompanive që dominojnë tregun dhe rezervave të mëdha të kapitalit me tepri, duke shfrytëzuar kështu për përfitime politike. Ky trend është një kërcënim për avantazhin e Amerikës dhe për...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Irracionalitet i parashikueshëm, Dan Ariely

Ekonomisti i sjelljes në MIT, Dan Ariely, përmes një serie eksperimentesh informuese dhe shpeshherë surprizuese, e hedh poshtë supozimin e zakonshëm se ne sillemi në mënyra krejtësisht racionale. Ariely, i cili ndërthur përvojën e përditshme me kërkimet novatore, na shpjegon se si pritshmëritë, emocionet, normat sociale dhe forca të tjera të padukshme dhe...
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fuqia e Shprehisë, Charles Duhigg

Në thelb, "Fuqia e Shprehisë" përmban një argument gjallërues: çelësi për të ushtruar rregullisht, për të humbur peshë, i të qenit më produktiv dhe i arritjes së suksesit është të kuptuarit se si funksionojnë shprehitë.
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Anatomia e një krize financiare 2008-2018, Adrian Civici

Cili është fajtori? Përse është pothuajse e pamundur të parashikohet një krizë financiare? Janë të paaftë ekonomistët, financierët apo politikanët? Është faji i kapitalizmit liberal dhe politikave derregulluese? Çfarë interesash e lobesh fshihen mbrapa krizave financiare?
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

Adults in the Room, Yanis Varoufakis

Despite the mass support of the Greek people and the simple logic of his arguments, he succeeded only in provoking the fury of Europe’s political, financial and media elite. But the true story of what happened is almost entirely unknown – not least because so much of the EU’s real business takes place behind closed doors.
1 625 Lekë
More
Ka mbaruar

Libri i vogël i lidershipit, Stefan Söderfjäll

Objektivi i këtij libri të vogël është që të interpretojë pothuajse të gjithë punën shumëvjeçare të autorit, i cili i ka kushtuar qindra faqe shkrime lidershipit. Këtu, autori na sjell shumë shkurtimisht dhe sa më lehtë që është e mundur, gjithçka që duhet të dimë rreth lider shipit. Cfarë është lidershipi dhe cili është funksioni që përmbush? Si duhen...
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Rruga dhe ëndrra, Wang Shi

Libri "Rruga dhe ëndrra" na jep ide të pakrahasueshme në lidhje me udhëheqjen e një kompanie drejt suksesit në rrethanat më sfiduese. Wang Shi themeloi atë çka do të bëhej një prej kompanive më të suksesshme të botës të pasurive të patundshme – dhe ai e bëri këtë gjë gjatë foshnjërisë së kapitalizmit kinez e cila, sipas çfarëdo standardi, ka qenë një kohë...
900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000923

Botuesi: Papirus

Evropa Monetare, Gilles Jacoud

Titulli: Evropa monetare, euro dhe sistemi monetar evropianGjinia: EkonomiAutori: Gilles JacoudShqipëroi: Adrian CiviciShtëpia botuese: PapirusViti: 2009Fq. 224Pesha: 0.381 kgISBN: 978-99943-976-6-2
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Kurthet e papunësisë, Kosta Barjaba

Libri "Kurthet e papunësisë" i studiuesit të njohur të çështjeve sociale Kosta Barjaba vjen në një moment kur në Shqipëri, por dhe në botë, diskutimet, analizat, propozimet dhe zgjidhjet për çështjen e punësimit dhe papunësisë janë në fokus më shumë se kurrë.
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Utopia për realistët, Rutger Bregman

Progresi i vërtetë nis me diçka që as njohuria ekonomike nuk mund ta prodhojë: njohja e kuptimit se çfarë do të thotë të jetosh mirë. Ne duhet të bëjmë atë që shpallën përpara 100 vitesh mendimtarët e mëdhenj, si: John Stuart Mill, Bertrand Russell dhe John Maynard Keynes: "Vlerëso rezultatin mbi mjetet dhe zgjidh të mirën mbi të dobishmen."
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë, Artan Fuga

Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverrisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik,përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në...
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Sipërmarrja, Peggy A. Lambing, Charles R. Kuehl

 Libri na njeh me llojet e ndryshme të bizneseve si dhe luhatjet e vetëpunësimit. Studentet do të kuptojne se stili i jetës sipërmarrëse mund të jetë një mënyrë jetese për ato vete dhe familjen gjithashtu. 
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Elta BS

Baba i pasur, Babai i varfër, vol.2, Robert T. Kiyosaki, Sharon Lehter

Përse në Epokën industriale shumica e prindërve donin që fëmijët e tyre të bëheshin doktorë mjekë, kontabilistë apo avokatë.., dhe përse, në Epokën e informacionit këto profesione jane në atak financiar? A ke vënë re se shumë nga të diplomuarit më të shkëlqyer nga universitetet tona duan të punojnë për të përjashtuarit nga shkolla... të përjashtuar si...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001587

Botuesi: Tirana Times

Biznesi Ndërkombëtar, Michael Czinkota, Ilkka Ronkainen, Michael Moffet

Përvoja e autorëve, si ekspertë dhe akademikë, na sjell në këtë tekst një zë të sprovuar dhe të ekuilibruar. Teksti është ndërtuar mbi një bazë të fortë teorish dhe përfshin shembuj aktualë, çështje dhe njohuri që tregojnë sesi këto koncepte zbatohen në bizneset botërore.
3 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

Arritja Maksimale, Brian Tracy

Do të mësoni ide, koncepte dhe metoda të përdorura kudo nga njerëz shumë të suksesshëm në çdo fushë. Do të mësoni si të çlironi potencialin tuaj individual drejt madhështisë personale. Do të bëheni menjëherë më pozitiv, bindës dhe i përqendruar fuqishëm në çdo gjë që bëni. 
1 300 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001157

Botuesi: UET Press

Kriza financiare apo globale, Adrian Civici

Libri përmban një seri analizash dhe reflektimesh të realizuara gjatë periudhës mars 2007-janar 2010, në të cilat është ndjekur hap pas hapi ecuria e krizës financiare që përfshiu ekonomitë e mëdha. Analizat që vijnë në  formën e një ditari shkencor e publicistik, ofrojnë një çelës individual për të kuptuar disa nga aspektet kryesore të krizës financiare...
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001705

Botuesi: OMBRA GVG

Iluzionet Monetare, Adrian Civici

Isaac Newton, mbasi kishte humbur gjithë kursimet e tij si pasojë e shpërthimit të flluskës financiare të vitit 1720 deklaronte me dëshpërim se "unë mund të parashikoj lëvizjen e trupave qiellorë, por jo çmendurinë e njerëzve".
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2699

Botuesi: Botart

Bumerang, Michael Lewis

Tsunami i kredisë së lirë që u përhap nëpër planet ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, ishte më tepër se një fenomen i thjeshtë financiar: ishte një tundim që iu dha shans shoqërive të zbulojnë aspekte të karakterit të tyre, të cilat ato nuk do të mund t'i përballonin në kushte normale.
800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje