- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Me këtë botim, publiku shqiptar po vihet për të parën herë në dijeni me historinë e një krahine shqiptare tepër të martirizuar gjatë shekujve. Fjala është për krahinën e Çamërisë, e cila nga historianët e huaj njihet si pjesë përbërëse e provincës së Epirit të Lashtë apo të "Epirit të Vjetër" të historisë mesjetare.
Titulli: Historia e Çamërisë, një vështrim historik
Origjinali: Historia e Çamërisë, një vështrim historik
Gjinia: Histori
Autori: Kristo Frashëri
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2015
Fq. 332
Pesha: 0.627 kg.
ISBN: 978-9928-190-56-7
Me këtë botim, publiku shqiptar po vihet për të parën herë në dijeni me historinë e një krahine shqiptare tepër të martirizuar gjatë shekujve. Fjala është për krahinën e Çamërisë, e cila nga historianët e huaj njihet si pjesë përbërëse e provincës së Epirit të Lashtë apo të "Epirit të Vjetër" të historisë mesjetare.
Është një fat për publikun tonë që historinë e Çamërisë e mori përsipër ta trajtojë, me një sintezë shkencore, historiani ynë i shquar, Kristo Frashëri, profesor i Historisë së Shqipërisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe studiues i thellë i Rilindjes Kombëtare në Institutin e Historisë, si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Kristo Frashëri është autor i dhjetëra monografive me tematikë nga historia e Shqipërisë dhe i qindra artikujve studimorë mbi tema të veçanta të historisë shqiptare. Historia e Shqipërisë, e kuptuar si një e tërë, është pasioni i jetës së prof. Kristo Frashërit.
Nuk ka periudhë të kësaj historie, nuk personalitet të saj, së cilës të mos i ketë kushtuar studime të thelluara dhe, për të cilat, të mos ketë thënë fjalën e tij me peshë.
Kristo Frashëri u lind më 4 dhjetor 1920, Stamboll, Turqi dhe më 1927 riatdhesohet së bashku me familjen. Në vitin 1939 përfundon gjimnazin e Tiranës. Nga viti 1939 – 1941 ndjek studimet në Universitetin e Firences, për Histori e Ekonomisë Politike, por e ndërpret sepse përfshihet në Luftën Nacional – Çlirimtare.
Pas Çlirimit ka shërbyer shtatë vjet në Bankën e Shtetit Shqiptar, si shef i seksionit të kreditit. Më 1953 përfundon Institutin e Shkencave Historike pranë Universitetit të Tiranës dhe fillon punë si historian në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë.
Karriera e tij vazhdon si pedagog në Universitetit të Tiranës dhe, nga viti 1972, është në varësi të Akademisë së Shkencave. Del në pension më 1991. Që nga viti 1938 kur nxori në shtyp shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën, ka botuar me qindra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore në sferën e historisë politike dhe ekonomike të Shqipërisë.
Ka trajtuar tema nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare, të cilat u përkasin të gjitha epokave. Ndër to, ka sprova për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së Hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në Betejën e Kosovës (1389), tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX – XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Sami Frashërit etj. Mbështetur në temat e trajtuara, Kristo Frashëri cilësohet i ngjarjeve madhore të historisë së Shqipërisë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001082
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU001974
Botuesi: Naimi
Botuesi: Naimi
Referenca: 2635
Botuesi: Naimi
Botuesi: UET Press
Referenca: 1000
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Referenca: SKU000346
Botuesi: Toena
Referenca: SKU000804
Botuesi: Bota Shqiptare
Referenca: SKU001598
Botuesi: Naimi
Botuesi: Toena
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU001864
Botuesi: Naimi
Referenca: SKU000804
Botuesi: Bota Shqiptare
Referenca: SKU000854
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000855
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001082
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU001136
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001137
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001218
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU001452
Botuesi: Toena
Referenca: SKU001598
Botuesi: Naimi
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Naimi
Botuesi: Toena
Botuesi: Toena
Me këtë botim, publiku shqiptar po vihet për të parën herë në dijeni me historinë e një krahine shqiptare tepër të martirizuar gjatë shekujve. Fjala është për krahinën e Çamërisë, e cila nga historianët e huaj njihet si pjesë përbërëse e provincës së Epirit të Lashtë apo të "Epirit të Vjetër" të historisë mesjetare.
check_circle
check_circle