Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Në hije, Prince Harry
  • Në hije, Prince Harry

Në hije, Prince Harry

UEGEN

Në moshën njëzetenjë vjeçare, iu bashkua ushtrisë britanike. Disiplina i dha strukturë dhe dy turne luftarakë e bënë hero në atdhe. Por shpejt u ndje më i humbur se kurrë, duke vuajtur nga stresi post-trauma- tik dhe i prirur ndaj sulmeve gjymtuese të panikut. Mbi të gjitha, s'mund të gjente dashurinë e vërtetë.

15,62 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në hije
Origjinali: Spare
Gjinia: Biografi
Autori: Prince Harry
Shqipëroi:Orgeta Gjini
Shtëpia botuese: Uegen
Viti: 2023
Fq. 430
Pesha: 0.660 kg
ISBN: 978-9928-03-601-8
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin


Për Herrin , historia është si vijon:

Para se të humbiste nënën, princi dymbëdhjetë vjeçar Herri njihej si i shkujdesur, zëvendësuesi fatlum trashëgim- tarit më serioz. Dhimbja ndryshoi gjithçka. Ai luftoi në shkollë, luftoi me zemërimin, vetminë dhe, për shkak se fajësoi shtypin për vdekjen e nënës, luftoi të pranonte faktin se jeta e tij ndodhej në qendër të vëmendjes. Në moshën njëzetenjë vjeçare, iu bashkua ushtrisë britanike. Disiplina i dha strukturë dhe dy turne luftarakë e bënë hero në atdhe. Por shpejt u ndje më i humbur se kurrë, duke vuajtur nga stresi post-trauma- tik dhe i prirur ndaj sulmeve gjymtuese të panikut. Mbi të gjitha, s'mund të gjente dashurinë e vërtetë.

Më pas, njohu Meganin. Bota u përfshi nga romanca kinematografike e çiftit dhe u gëzua me dasmën e tyre, si në përralla. Por që në fillim, Herri dhe Megani ranë pre e shtypit, iu nënshtruan valëve të abuzimit, racizmit dhe gënjeshtrave. Duke parë gruan të vuajë, sigurinë dhe shëndetin e tyre mendor në rrezik, Herri s'pa asnjë mënyrë tjetër për të parandaluar përsërit- jen e historisë tragjike, veçse të ikte nga vendi i tij amë.

Gjatë shekujve, largimi nga Familja Mbretërore përbënte një veprim që pakkush e pat guxuar. E fundit që u përpoq, në fakt, kish qenë nëna e tij...
Për herë të parë, Princ Herri tregon historinë e tij. duke përshkruar udhëtimin me ndershmëri të vërtetë, të patundur. Një botim historik, plot dije, zbulesë, vetë-ekzaminim dhe mençuri të fituar me vështirësi, lidhur ngushtë me fuqinë e përjetshme të dashurisë mbi pikëllimin.

Detajet e librit
UEGEN

Referencat specifike

isbn
9789928036018
ean13
9789928036018
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001674

Botuesi: Te tjere

Me kujtohet, Ylli Demneri

Ylli Demneri ka zgjedhur ta bëjë këtë thjesht, por me shumë mjeshtëri: Ai ka hapur dyert e vetvetes dhe na lë të futemi aty, të ndajmë mendimet, e të meditojmë për jetën, shoqërinë dhe politikën me gjuhën e kthjellët e lakonike të kujtimeve.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: 2079

Botuesi: Princi

Per bashkevuajtesit e mi nen komunizem, Uran Kalakulla

Uran Kalakulla lindi në Tiranë dhe u rrit në gjirin e një familjeje intelektuale. Ai punoi si arsimtar në disa rrethe të vendit deri më 1961 kur u dënua fillimisht me vdekje e më pas me 25 vite burgim për krijimin e grupit nismëtar të një partie politike klandestine me orientim social – demokrat europian.
5,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Premtomë, baba, Joe Biden

Dita e Falënderimeve ishte një mundësi e jashtëzakonshme për anëtarët e familjes Bajden që të gjenin kohë për t’u lidhur; një kohë e mirë për të reflektuar mbi të shkuarën dhe të asaj që e ardhmja mbante. Por, ky vit ishte i ndryshëm nga të tjerët. Djali i madh i Xho dhe Xhill Bajdënit, Bo, ishte diagnostikuar me tumor malinj në tru pesëmbëdhjetë muaj më...
14,57 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000570

Botuesi: OMSCA-1

Nostradamusi, Juri Kosorukov

Më tepër se gjysma e parashikimeve të profetit të madh francez Mishel Nostradamusi tashmë janë bërë realitet: ndodhën revolucionet Franceze e në Rusi, përfunduan dy luftëra botërore, lufta në Afganistan, shpërthen epidemia e SIDA-s, u hodhën bomba atomike mbi Hiroshimë, u vra Xhon Kenedi.
4,16 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2357

Botuesi: Dija-Poradeci

Monografi per Vithkuqin dhe Naum Veqilharxhin, Dhori Koti

Le të hedhim farën e mirë dhe me siguri vetë natyra e shenjtë e ngjarjeve do të ndihmojë për gjallërimin, mbirjen dhe rritjen e saj, pemët e bukura dhe shumë të ëmbla të së cilës do t'i korrë pa dyshim brezi i ardhmë që do të bekojë ata bujq dhe ata mbjellës të mirë.
3,12 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Jeto për ta treguar, Gabriel Garcia Marquez

Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Jeto për ta treguar, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet 50', kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij.
15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 4

Këtë fije letër ia dhashë Stalinit, i cili në këtë kohë e kishte dëgjuar përkthimin. Ra një heshtje e vogël. Pastaj ai mori lapsin bojë blu dhe, pasi vuri mbi letër një shenjë të madhe, ma ktheu. Për rregullimin e gjithë kësaj çështjeve u desh jo më shumë kohë sesa duhej për ta shkruar.
15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Djali me biçikletë, Eli Amir

Shkrimtari Eli Amir, vjen me këtë libër, i cili është më autobiografiku dhe më mbresëlënësi - kurrë më parë ai nuk e ka shpërfaqur kështu veten e tij, e kurrë me parë nuk është shpërfaqur lzraeli i dekadës së dytë të krijimit të këtij shteti, nga një këndvështrim kaq i veçantë.
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e fundit e Franc Kafkës, Kathi Diamant

Në këtë histori tërheqëse, Kathi Diamant hedh dritë mbi gruan e mrekullueshme që i rrëmbeu zemrën Kafkës dhe i mbajti ndezur zjarrin e krijimtarisë letrare për shumë vite. Kjo ishte Dora Diamanti, një shpirt i pavarur që u largua nga familja e saj polake me origjinë hebreje për të ndjekur ëndrrën sioniste, i mbushi mendjen Kafkës të largohej nga prindërit.
15,62 
More
Ne gjendje

Botuesi: Mediaprint

Gruaja brenda meje, Britney Spears

Shkruar me çiltërsi dhe humor të jashtëzakonshëm, kujtimet  revolucionare të Spears hedhin dritë mbi forcën e qëndrueshme të muzikës dhe dashurisë – dhe rëndësinë që ka një grua e cila, më në fund, e tregon historinë e saj, me fjalët e veta.
13,53 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000399

Botuesi: Albin

Paris, Javer Malo

Titulli: Paris 1967-1975Origjinali: Paris 1967-1975Gjinia: KujtimeAutori: Javer MaloShtëpia botuese: AlbinViti: 1994Fq. 272Pesha: 0.22 kg.
5,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Unë jam Malala, Malala Yousafzai

Kur talebanët morën kontrollin e luginës Suat në Pakistan, një vajzë ngriti zërin e saj. Malala Yousafzai refuzoi që ta bënin të heshtte dhe luftoi për të drejtën e saj për t'u arsimuar. Në tetor të vitit 2012, kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç, Malala pothuaj e pagoi këtë gjë me jetën e saj.
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nga Çaslavi në Hollywood, Miloš Forman

Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që të qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju Jork Milosh Formanit, tamam në...
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Irisoft Education

Takim me Petro Zhejin, Kastriot Melyshi

Çdo lexues, do të gjejë këtu, nëpërmjet një gjuhe të thjeshtë, kuptimin e Algoritmit Simbolik si gjetja më e madhe dhe mendimi më i arrirë i këtij shekulli. Kjo është rruga drejt "Gralit", drejt dritës, drejt të vërtetës. Kjo rrugë është e mbushur me mrekulli. Edhe nëse dikush nuk do mundet të mbërrijë tek e vërteta, do ja vlente vetëm rruga drejt saj!
15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Tito dhe shokët, Joze Pirjevec

Roli i Titos në krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe organizimin e rezistencës antifashiste. Përse kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...
26,03 
More
Në gjendje