Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Ronald Regan: Kur në politikë mbretëron karakteri, Peggy Noonan
  • Ronald Regan: Kur në politikë mbretëron karakteri, Peggy Noonan

Ronald Regan: Kur në politikë mbretëron karakteri, Peggy Noonan

...Disa arritje zbehen me kalimin e kohës. “Ajo çka ne deshëm, ajo çka ne luftuam, ishte një komb më i forte në një botë më paqësore...

189,52 SEK
170,57 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Ronald Regan: Kur në politikë mbretëron karakteri
Origjinali: When Character Was King: A Story of Ronald Reagen
Gjinia: Biografi
Autori: Peggy Noonan
Shqipëroi: Dr. Arian Starova
Shtëpia botuese: AIIS
Viti: 2022
Fq. 378
Pesha: 0.492 kg
ISBN: 978-9928-195-03-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ne jetojmë në një botë e cila në aq shumë mënyra është formësuar nga vullneti dhe nga zemra e tij. Si president, Ronald Regani besonte në mënyrë të padyshimtë se tirania është e përkohshme, se kombi ynë ka mirësi të papërsëritshme dhe duhet të mbetet në mënyrë të papërsëritshme i fortë, se Zoti mban anën e drejtësisë, sepse të gjitha të drejtat tona janë dhurata të vet Atij. ...Disa arritje zbehen me kalimin e kohës. “Ajo çka ne deshëm, ajo çka ne luftuam, ishte një komb më i forte në një botë më paqësore... Vlerat që solli Ronald Regan në sjelljen e Amerikës në botë nuk do të ndryshojnë.
Optimizmi i Ronald Reganit ishte përcaktues për karakterin e tij dhe po ashu, ai ishte përcaktues edhe për presindencën e tij. Ky optimizëm që ishte më shumë sesa një veçori e mendjes, buronte prej besimit të thellë në fuqinë dhe të ardhmen e idealeve amerikanë. Demokaracitë e mëdha, besonte ai, ndërohen mbi themelet e fortë të mirëkuptimit... Çdo qeveri e cila është e ngritur ,mbi shtypjen është e ngritur mbi rërë.

Detajet e librit
9789928195036
9789928195036
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000554

Botuesi: OMSCA-1

Mehdi Frasheri, Kujtime 1913-1933

Mehdi Bej Frashëri ka qenë gjithashtu një protagonist i politikës së viteve '30. Ai ka qenë kryeministër nën Mbretin Zog dhe një njeri jashtëzakonisht i kulturuar. Kujtimet e tij janë një çelës i vlefshëm për të vlerësuar kohën në të cilën ai jetoi, si dhe figurën e Mbretit Zog.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000883

Botuesi: Onufri

Deri ne oren e fundit, Traudl Junge

Shkrimet e Traudl Junge, që u përkasin viteve 1947-1948, përbëjnë kujtime subjektive dhe këtu janë dhënë në versionin origjinal. Në bashkëpunim me zonjën Junge, teksti është ndryshuar shumë pak, aty ku shiheshin dobësitë, që i ka të vetat një dorëshkrim.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Elon Musk, Ashlee Vance

Një përmbledhje e hollësishme dhe plot ngjyra e historisë së ngjitjes së Elon Musk – ut në majat e botës së biznesit. Kjo vepër është një portret i goditur i personit që mund të ketë ndikimin më të madh në zhvillimin e racës njerëzore. Nëse Musk do ta shpie njerëzimin në Mars, kjo vepër do të ishte dokumenti themeltar i planetit të ri.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Ahmed Dakli, Hilmi Dakli

Si privat, jam munduar të jetoj me nder, e si nëpunës kam qëndruar larg korrupsioneve të kohës, duke mos iu përkulur as magjisë së arit e komoditeteve të jetesës dhe as ashpërsisë së forcës e të frikës së vuajtjeve.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Balsam në Galaad, John L. Withers II

Megjithëse viktima për një kohë të gjatë të abuzimeve të ashpra racore, ushtarët mbetën të tronditur nga tmerret që panë kur "qyteti" doli të ishte kampi i përqendrimit në Dahau. Ata u tronditën më tej, ditë më vonë, kur dy të rinj hebrenj kockë e lëkurë, ish-të burgosur në Dahaut, u shfaqën në kampin e tyre dhe iu lutën për ndihmë. Strehimi i personelit...
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Të vërtetat që mbartim, Kamala Harris

Gjatë kohës së krizës, ajo fitoi betejën me bankat dhe bizneset e mëdha dhe mbrojti interesat e qytetarëve të thjeshtë. Luftoi racizmin duke përforcuar ligjin dhe në mënyrë të vazhdueshme shtyu përpara reformat e sistemit të drejtësisë.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Adrenalina, Zlatan Ibrahimovic

Në ekuilibër të vazhdueshëm, me Adrenalinë dhe Balance, shpaloset një rrëfim me zemër të hapur dhe anekdota, ku edhe frika gjen hapësirë në thellësinë e këtij kampioni të padiskutueshëm, bashkë me ëmbëlsinë dhe brishtësinë, ndjenjat që i shtohen forcës, vendosmërisë dhe kurajës, që e ngritën djaloshin e Rosengorit në majën e botës, nga ku tani na flet për...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000812

Botuesi: Bota Shqiptare

Mehmet Shehu - Im vella, Duro Shehu

Me këtë titull, 82-vjeçari Duro Shehu ka hedhur në treg librin, një botim mbi figurën e ish-kryeministrit të epokës komuniste Mehmet Shehut. Rrëfim, i cili jo vetëm vjen nga pena e vëllait të Shehut, por një përmbledhje me fakte dhe dokumente që shtrojnë shumë pyetje, një prej të cilave vazhdon të mbetet "U vra apo e vranë?".
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001901

Botuesi: OMBRA GVG

Koha e kujtimeve, Nasho Jorgaqi

Besimi tek tempulli i letërsisë dhe dashuria për personazhet e mëdhenj të saj, shqiptarë e të huaj, të vjetër e të rinj, ishte gjëja e parë që binte në sy sapo njiheshe me Nasho Jorgaqin. Duket sot si një gjë e natyrshme, por të admiroje atë tempull e ato personazhe, në një kohë që admirimi kërkohej për tjetërkënd, nuk ka qenë i thjeshtë.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Misioni Im, Lulzim Basha

Në të qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimet e opozitarizmit nën drejtimin e tij; lidhjet e tij familjare e personale dhe historikun e përfshirjes së tij në politikën aktive në vend; tezat mbi gjendjen e ekonomisë sot dhe mënyrën për të dalë nga kolapsi; nevojën akute për të shmangur instalimin e një diktature përmes uzurpimit të...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2079

Botuesi: Princi

Për bashkëvuajtësit e mi nën komunizëm, Uran Kalakulla

Uran Kalakulla lindi në Tiranë dhe u rrit në gjirin e një familjeje intelektuale. Ai punoi si arsimtar në disa rrethe të vendit deri më 1961 kur u dënua fillimisht me vdekje e më pas me 25 vite burgim për krijimin e grupit nismëtar të një partie politike klandestine me orientim social – demokrat europian.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Ujku i murrmë. Jeta dhe vepra e Mustafa Qemal Ataturkut, H. C. Armstrong

Ai ishte modeli dhe ideali i tyre. Përveç rëndësisë së madhe historike, ky libër, i botuar për herë të parë në vitin 1933, është gjithashtu një studim magjepsës i një figure jashtëzakonisht komplekse dhe kontradiktore, brenda së cilës vetëdisiplina e hekurt dhe aftësia për vetëbraktisje, qëndronin krah për krah duke përforcuar kësisoj njëra-tjetrën.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ka mbaruar