Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Për bashkëvuajtësit e mi nën komunizëm, Uran Kalakulla
  • Për bashkëvuajtësit e mi nën komunizëm, Uran Kalakulla

Për bashkëvuajtësit e mi nën komunizëm, Uran Kalakulla

2079
Princi

Uran Kalakulla lindi në Tiranë dhe u rrit në gjirin e një familjeje intelektuale. Ai punoi si arsimtar në disa rrethe të vendit deri më 1961 kur u dënua fillimisht me vdekje e më pas me 25 vite burgim për krijimin e grupit nismëtar të një partie politike klandestine me orientim social – demokrat europian.

500 Lekë
450 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Për bashkëvuajtësit e mi nën komunizëm
Origjinali: Për bashkëvuajtësit e mi nën komunizëm
Gjinia: Kujtime
Autori: Uran Kalakulla
Shtëpia botuese: Princi
Viti: 2011
Fq. 160
Pesha: 0.21 kg
ISBN: 978-9928-4090-1-0
1. Historia e Shqipërisë. 2. Komunizmi 3. Kujtime 4. Persekutimi komunist 5. Uran Kalakulla

Mbi autorin

Uran Kalakulla lindi më 1929 në Tiranë dhe u rrit në gjirin e një familjeje intelektuale. Pas përfundimit të Fakultetit të Gjuhë – Letërsisë në Univeristetin e Tiranës, ai punoi si arsimtar në disa rrethe të vendit deri më 1961 kur u dënua fillimisht me vdekje e më pas me 25 vite burgim për krijimin e grupit nismëtar të një partie politike klandestine me orientim social – demokrat europian.

I liruar më 1982, pas 21 vitesh burgim, kryesisht në burgun e Burrelit, u internua familjarisht pak më pas në zonën e Kryevidhit (Kavajë) prej ku u lirua në fund të vitit 1988. Që nga viti 1991 mori pjesë aktive në formimin e Shoqatës së të Dënuarëve e të Përndjkurve Politikë dhe në mjaft veprimtari të tjera politike në mbështetje të vendosjes dhe konsolidimit të demokracisë në vend.

Gjatë viteve '90, botoi në shtypin periodik shumë shkrime me karakter politik, social dhe kulturor. Ndër veprat e botuara sa ishte gjallë spikasin vëllimi poetik "Vargje në Pranga", eseja politike "Shqiptarizmi dhe prirja e tij europeiste", monografia "Arshi Pipa, njeriu, jeta dhe vepra". Pas vdekjes së tij në maj të vitit 2001 dolën në dritë vëllimet e tij autobiografikë: "Njëzet e një vjet në burg komunist" dhe "Kur isha i vogël".

Detajet e librit
Princi
2079
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
2 libra të tjera në këtë kategori:
Ndoshta mund të pëlqejë edhe