Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Dashuria e fundit e Franc Kafkës, Kathi Diamant
  • Dashuria e fundit e Franc Kafkës, Kathi Diamant

Dashuria e fundit e Franc Kafkës, Kathi Diamant

Bota Shqiptare

Në këtë histori tërheqëse, Kathi Diamant hedh dritë mbi gruan e mrekullueshme që i rrëmbeu zemrën Kafkës dhe i mbajti ndezur zjarrin e krijimtarisë letrare për shumë vite. Kjo ishte Dora Diamanti, një shpirt i pavarur që u largua nga familja e saj polake me origjinë hebreje për të ndjekur ëndrrën sioniste, i mbushi mendjen Kafkës të largohej nga prindërit.

1 500 Lekë
1 350 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dashuria e fundit e Franc Kafkës, misteri i Dora Diamantit
Origjinali: Kafka's last love: The mystery of Dora Diamant
Gjinia: Biografi
Autori: Kathi Diamant
Shqipëroi: Perikli Jorgoni
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2014
Fq. 508
Pesha: 0.601 kg.
ISBN: 978-9928-00-089-7

Mbi librin

Në këtë histori tërheqëse, Kathi Diamant hedh dritë mbi gruan e mrekullueshme që i rrëmbeu zemrën Kafkës dhe i mbajti ndezur zjarrin e krijimtarisë letrare për shumë vite. Kjo ishte Dora Diamanti, një shpirt i pavarur që u largua nga familja e saj polake me origjinë hebreje për të ndjekur ëndrrën sioniste, i mbushi mendjen Kafkës të largohej nga prindërit e të shkonte të jetonte bashkë me të në Berlin vitin e fundit të jetës së tij.

Mbështetur në burime origjinale dhe intervista, përfshi edhe materiale të pabotuara më parë nga arkivat e Kominternit dhe të Gestapos si dhe në ditarin e sapozbuluar të Dorës, "Dashuria e fundit e Franc Kafkës" nxjerr në dritë tipin e "bashkëshortes" që, njësoj si Vera Nabukov apo Nora Xhojs, është njëherësh edhe një grua e shkëlqyer dhe e veçantë.

Historia e Franc Kafkës njihet nga të gjithë, po jo e Dora Diamantit. Ajo, siç e tregon titulli, ishte dashuria e tij e fundit kurse autorja, drejtore e Projektit Kafka në Universitetin e San Diegos, ka ndjekur me përpikëri gjurmët e personazheve përmes letrave e dokumenteve private si dhe arkivave të reja të ish bllokut sovjetik. Dora (1898-1952) dhe Kafka u takuan për herë të parë buzë Detit Baltik, kurse ajo u tërhoq menjëherë nga zgjuarsia dhe ndjeshmëria e tij e madhe.

Kurse Kafkën e tërhoqi gjallëria e 25 vjeçares hebreje nga Polonia që ishte larguar nga familja për t'u bashkuar me rrymat intelektuale të Gjermanisë së Vajmarit. Për shkak të njohurive të mira të gjuhës dhe traditave hebreje, ajo i dukej Kafkës si një person që mund të ngjallte brenda tij atë fe të cilën familja e tij nuk e praktikonte më.

Autorja përshkruan me hollësi vitin që jetuan dy të dashuruarit së bashku në Berlin, por më interesant është rrëfimi i Dorës dhe familjes së saj të madhe pas vdekjes së Kafkës në vitin 1924. Aty tregohen përpjekjet e një gruaje për ta mbajtur gjallë flakën e Kafkës, pavarësisht largimit, luftës e trysnive politike. Shumë të afërm të saj vdiqën gjatë Holokaustit.

Thesari i saj i çmuar, ditarët e Kafkës, u morën nga Gestapoja dhe nuk u gjetën më kurrë. Për 15 vjet me radhë burri i saj, pasi kaloi mjaft vite në burgjet naziste dhe gulaget sovjetike, jetoi në Berlinin Lindor, pa e ditur që Dora dhe vajza e tyre i mbijetuan luftës. Historia vazhdon me pasazhe nga Moska, Londra, San Franciskoja dhe Tel Avivi, pikat e largëta ku u shpërnda familja pas stuhisë fashiste, komuniste dhe Holokaustit. Libri shoqërohet edhe me mjaft fotografi.

Komente mbi librin

"Një libër i fuqishëm që të thyen zemrën."

Buffalo News

"Tërheqës . . . Kathi ka kryer një akt heroik duke treguar hap pas hapi historinë e jashtëzakonshme të Dorës."

Booklist

"Diamanti e ka trajtuar shkëlqyeshëm materialin dhe personazhet me gjithë ngjarjet e mira e të këqija që i shoqërojnë."

Jewish Times

"I rëndësishëm dhe plot vlera.... Historia e Dorës është historia e gjysmës së parë të shekullit të 20-të."

Houston Chronicle

"Prekës... Të lë plot mbresa... Mbush në mënyrë të mrekullueshme hendekun e kuptimit tonë për Kafkën."

Boston Globe

Mbi autoren

Kathi Diamant është drejtore e Projektit Kafka në Universitetin e San Diegos. Për pesëmbëdhjetë vjet me radhë u zhyt në historinë e Dora Diamantit, duke gjurmuar lëvizjet e saj nëpër Evropë dhe duke zbuluar arkiva të harruara e letra të humbura, duke kryer intervista me cilindo person të gjallë që e kishte njohur nga afër. Jeton në San Diego, Kaliforni.

Detajet e librit
Bota Shqiptare
9789928000897
9789928000897
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Marilyn, Alfonso Signorini

Ky libër ka dy protagonistë: Marilyn Monroe dhe dashurinë. Dashurinë e kërkuar, të përgjëruar, të abuzuar, të dështuar, të papritur, iluzive, të zbuluar dhe të humbur. Dashurinë që të bën të jetosh e të vdesësh.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Blloku, Isuf Kalo

Një mister antiutopik oruellian i zbuluar krejt papritur para syve tanë nga një dëshmitar i besueshëm, përmes një optike realiste dhe humaniste. Prof. Kalo e merr lexuesin në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste në Shqipëri dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Kohë antishenjë, Maks Velo

Maks Velo është një nga autorët që, si rrallëkush e kuptoi se krijimi letrar e artistik, në rastin e tij letërsia e piktura, pavarësisht se në ç'kushte lindën, janë në radhë të parë art. Si e tillë, dëshmia e tij është e një vlere të dyfishtë.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Të ditës, që jeton vendi im, Pjer Thomas

Format e investimeve janë sa të shumëllojshme aq dhe të larmishme, sa të hapura aq dhe të mbuluara. Një nga format më të vjetra dhe që mendohet akoma në mëndjet primitive të njerëzve të sotëm, është investimi nga taksat. Në fakt kjo formë primitive, kish kohë që ishte zhdukur nga skena financiare moderne, por që u rifut përsëri në skenë pas Krizës së...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Ditare: 1914-1920, Shuk Gurakuqi

Ditaret e Shuk Gurakuqit mbase nuk janë histori në kuptimin e një doracaku orientues, ama kanë një vlerë historike të pamohueshme, pasi autori i tyre ka fiksuar en détail skena të jetës së përditshme të Shkodrës së para një shekulli. "Ashtu si Mnemosine (kujtesa) i paraprin Klios, muzës së historisë, edhe këto ditare i shërbejnë historishkrimit dhe...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Unë jam Malala, Malala Yousafzai

Kur talebanët morën kontrollin e luginës Suat në Pakistan, një vajzë ngriti zërin e saj. Malala Yousafzai refuzoi që ta bënin të heshtte dhe luftoi për të drejtën e saj për t'u arsimuar. Në tetor të vitit 2012, kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç, Malala pothuaj e pagoi këtë gjë me jetën e saj.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Pa meri, Amik Kasoruho

"Nesër e ke pushim, hë?"Ishte zëri i gardianit, natën e ndërrimit të vitit 1949, kur hapi dritarezën dhe më zgjati tasin me çorbë. Nuk e mora vesh ç'desh të thoshte. Pastaj e pyeta: "Pushim? Pse pushim?" dhe ai, duke shprehur njëfarë habie, m'u gjegj: "Si pse? Nesër fillon Viti i Ri! Nuk punon njeri nesër."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2259

Botuesi: Botimet Dudaj

Sharl de Gol, një legjendë e gjallë, Luan Rama

Trashëgimia e gjeneralit De Gol është dhe dimensioni social i aksionit të tij politik. Përtej ligjeve të mëdha sociale, të krijimit të sigurisë sociale, që është pjesë e identitetit tonë, ai diti që përmes idesë së pjesëmarrjes, të modifikonte dhe të bënte që të funksionojnë shtigjet e hapura tashmë.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Biri, Flutura Açka

Gati më shumë se dy vjet pas lamtumirës me të birin, e pashëruar prej dhimbjes së padurueshme të mungesës, ajo merr një “udhëtim” personal dhe me detaje tronditëse nëpër tragën e ferrit që kaploi jetën e saj. Ky vetërrëfim shkon në zemër të lidhjes së epërme Mëmë-Bir dhe është një thirrje për ruajtjen e shkëlqimit të kujtimeve, si e vetmja pasuri që ka...
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Intervistë me vetveten, Petro Marko

Unë shkrova si poet, si gazetar e si shkrimtar, duke iu nënshtruar mundësisht sa më pak kërkesave dhe rregullave të krijimtarisë së kohës, por u kritikova ashpër, u dënova me heqjen e së drejtës së botimit dhe disa nga veprat m’u bënë kartonë pa dalë në qarkullim, duke më mohuar kështu gëzimin e krijimit.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2109

Botuesi: Onufri

Tolstoi dhe gruaja e tij, Tihon Polner

Te libri që po ju ofroj, përpiqem t'i afrohem Tolstoit jo si një shenjtori. Për mua ai është një njeri (vërtet gjenial), për të cilin asgjë njerëzore nuk është e huaj. Kundërshtimin e ideve të tij ia kam lënë atij vetë. Alternimi i fazave të zhvillimit shpirtëror të Tolstoit gërshetohet (si për të gjithë njerëzit) me rrethanat e jetës së tij intime.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2159

Botuesi: Dituria

Një grua në Paris, Paula McLain

Pa para dhe në kërkim të jetës, të lumturisë e të suksesit Hedli dhe i riu Heminguej nisin menjëherë udhëtimin drejt Europës së vjetër. Nuk vendosen në Romë, por në Paris. Për Ernestin kjo është periudha e harrimit të luftës që ndiente brenda vetes dhe e frekuentimit të salloneve letrare, ku Ezra Paund dhe Gertrud Stejni mund ta ndihmojnë të bëjë para dhe...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar