Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Vitin tjetër në Havanë, Chanel Cleeton
  • Vitin tjetër në Havanë, Chanel Cleeton

Vitin tjetër në Havanë, Chanel Cleeton

Living

Dashuria është e vështirë dhe ndonjëherë të thyen zemrën, ama ia vlen gjithmonë ta provosh.

1 300 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vitin tjetër në Havanë
Origjinali: Next Year in Havana
Gjinia: Roman
Autori: Chanel Cleeton
Shqipëroi: Ritvana Mena
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2022
Fq. 316
Pesha: 0.421 kg
ISBN: 978-9928-338-32-7
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Dashuria është e vështirë dhe ndonjëherë të thyen zemrën, ama ia vlen gjithmonë ta provosh. Pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj të dashur, një vajzë kubanoamerikane niset për në Havanë, ku zbulon rrënjët e identitetit të saj dhe nxjerr në dritë një sekret të familjes që nga koha e revolucionit kuban.


 Havanë 1958: bija e një baroni sheqeri, nëntëmbëdhjetëvjeçarja Elisa Perez është pjesë e shoqërisë së lartë, ku jeton e sigurt nga trazirat politike të vendit... derisa bie në dashuri me një revolucionar pasionant.


 Majami 2017: gazetarja Marisol Ferrera është rritur duke dëgjuar historitë romantike të Kubës nga gjyshja e saj, Elisa, e cila kishte qenë e detyruar të arratisej nga vendi gjatë revolucionit. Para se të vdesë, Elisa i lë amanet Marisolit që t’ia hedhë hirin në vendlindjen e saj, në Havanë, me premtimin se vendin e duhur Marisoli do ta kuptojë vetë kur të jetë atje. Me të mbërritur në Havanë, Marisoli përballet me kontrastin mes bukurisë tropikale e të pakohë të Kubës dhe klimës së rrezikshme politike. Teksa hedh çdo ditë e më shumë dritë në historinë e familjes, edhe ajo vetë tërhiqet nga një djalë që gjithashtu ka të fshehtat e tij...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928338327
ean13
9789928338327
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Bir, Andrej Nikolaidis

"Bir" është romani i urrejtjes dhe i dashurisë, intime e universale. Tekefundit në Ballkan të dyja këto ndjenja kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë në një simbiozë të përkryer. Nga ky këndvështrim romani i Andrej Nikolaidisit shkon e rrok një dimension ballkanik, duke qenë se personazhi i tij mund të ishte edhe shqiptar, serb, boshnjak, maqedon e kështu me...
600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pacienti anglez, Michael Ondaatje

Me një bukuri të parrëfyer dhe inteligjencë, romani i Michael Ondaatje, fitues i çmimit prestigjioz Booker's Prize, ndërthur katër jetë të gjymtuara, në një vilë të braktisur italiane, në fund të Luftës së Dytë Botërore.
1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Lutje detit, Khaled Hosseini

Libri "Lutje detit" është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. E gjitha është përmbledhur në pak radhë, por me shumë gjasë, mund të jetë teksti më i fuqishëm dhe tronditës që ka shkruar Hosseini.
800 Lekë
More
Në gjendje

Porta e ngushtë, André Gide

Duke përdorur një shumësi stilesh (rrëfim në vetën e parë, letërkëmbim, ditarit), romani shpalos marrëdhënien e pështjelluar midis Zheromit dhe Alisës që nga adoleshenca e hershme e deri në pjekuri, duke gërmuar në thellësi të temave të dashurisë, mëkatit, virtytit.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000520

Botuesi: OMSCA-1

Nje histori amerikane, Anatoli Toss

Një histori amerikane jo vetëm e mbërthen lexuesin që nga faqja e parë deri tek e fundit, por edhe u jep përgjigje shumë pse-ve të jetës sonë të përditshme, me një fjalë të ndihmon të jetosh.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Të pandarat, Simone de Beauvoir

Por nëse miqësia e tyre arrin t’i shpëtojë mjedisit shtypës ku Andre jeton, kjo nuk mund të thuhet për vajzën, e cila dërrmohet nën shtypjen e familjes.
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mahur Beste, Ahmet Hamdi Tanpinar

E vërteta është se Behxhet Beu edhe i donte pasqyrat, por edhe frikësohej prej tyre. Me fytyra të qeshura, këto orendi të dashura përthithnin brenda tyre çdo gjë që takonin në dritë, e kishte raste kur ato të mbyllnin me forcë e ashtu heshtazi të balsamosnin në një mënyrë të çuditshme... Pasqyrat, e shpërndara në të katër anët, ishin simbol i një kohe të...
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Të pandarat, Simone de Beauvoir (e-book)

Por nëse miqësia e tyre arrin t’i shpëtojë mjedisit shtypës ku Andre jeton, kjo nuk mund të thuhet për vajzën, e cila dërrmohet nën shtypjen e familjes.
720 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Dielli i skortave, Laurent Gaude

E gjen tek përpjekjet e personazheve për të jetuar, për të luftuar, për të mbijetuar, për të krijuar, për të dashuruar, për tu qetësuar dhe më në fund për tu zëvendësuar.Dikush që mendon se nuk e gjen veten në personazhet e këtij romani të paktën është i sigurt se ata nuk i janë të huaj, se në fakt ata janë ashtu siç do të kishte dëshiruar ai që të ishte,...
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bard

Klepsidra, Danillo Kish

Danillo Kish është vlerësuar lart nga emrat më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore në botë, si Milan Kundera, Philip Roth, Joseph Brodsky, Susan Sontag etj. Romani i tij i parë, Mansarda, u shkrua në vitin 1960 dhe u botua më 1962.
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Shtëpia e takimeve, Martin Amis

Libri flet për historinë e pazakontë të dy vëllezërve të cilët bien në dashuri me të njëjtën grua. Një "trekëndësh dashurie" siç e quan autori që në fillim. Dilema është: Kë do të zgjedhë Zoja, një femër e bukur hebreje, vëllain e madh, ish-partizan, i pashëm, i fuqishëm, me emër apo vëllain tjetër Leon, më të vogël në moshë, thatanik, i shëmtuar dhe pa...
850 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Valeria, Sara Stridsberg

Te Valeria, një rrëfimtar i paemër viziton sërish dhomën ku vdiq Solanasi, sallën e gjyqit ku u shpall fajtore për vrasje në tentativë të Andi Warholit, djerrinat e Georgias ku kaloi fëmijërinë e u përdhunua sistematikisht dhe spitalet psikiatrike ku u mbyll. 
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Analfabetja, Agota Kristof

Njëmbëdhjetë kapituj për njëmbëdhjetë momente të jetës së saj, nga vajza e vogël që përpin libra në Hungari në shkrimin e romaneve të parë në frëngjisht. Fëmijëria e lumtur, mjerimi i pasluftës, vitet e vetmisë në konvikt, vdekja e Stalinit, gjuha e nënës dhe gjuhët armike që janë gjermanishtja dhe rusishtja, arratisja në Austri dhe mbërritja në Lozanë,...
400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Lista e dëshirave të mia, Gregorie Delacourt

Zhoslina jeton në një qytezë të vogël në Francë. Ajo ka një dyqan të vogël tekstilesh dhe ka rritur dy fëmijë. Kohët e fundit ka filluar të pyesë veten se çfarë ndodhi me gjithë ëndrrat që kishte kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe. A mund të kishte qenë ndryshe jeta e saj?
500 Lekë
More
Ka mbaruar