Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Dielli i skortave, Laurent Gaude
  • Dielli i skortave, Laurent Gaude

Dielli i skortave, Laurent Gaude

Papirus

E gjen tek përpjekjet e personazheve për të jetuar, për të luftuar, për të mbijetuar, për të krijuar, për të dashuruar, për tu qetësuar dhe më në fund për tu zëvendësuar.Dikush që mendon se nuk e gjen veten në personazhet e këtij romani të paktën është i sigurt se ata nuk i janë të huaj, se në fakt ata janë ashtu siç do të kishte dëshiruar ai që të ishte, në qoftëse guximi dhe vullneti i kanë munguar që të bëhej i tillë.

82,92 SEK
74,62 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dielli i skortave

Origjinali: Le soleil des scorta

Gjinia: Roman

Autori: Laurent Gaude

Shqipëroi: Shpresa Bakalli

Shtëpia botuese: Papirus

Viti: 2009

Fq. 253

Pesha: : 0.310 kg

ISBN: 978-99943-976-8-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Historia e çdo njeriu është historia e një familjeje por në miniaturë, e cila në vetvete është historia e një qyteti në miniaturë, që dhe kjo e fundit është historia e një vendi në miniaturë dhe të gjitha këto histori miniaturash janë pjesë të historisë së madhe e të përsëritshme njerëzore.Prandaj dhe çdo njeri kur lexon një libër, një histori, aktuale apo e lashtë qoftë, përpiqet të gjejë tek personazhet e tij diçka nga vetja. Sa më shumë tipare të vetes të gjejë tek personazhet aq më shumë i dashuron këta personazhe, dashuron dhe librin ashtu siç dashuron veten.

Tek "Dielli i Skortave" çdo njeri gjen vetveten. E gjen tek përpjekjet e personazheve për të jetuar, për të luftuar, për të mbijetuar, për të krijuar, për të dashuruar, për tu qetësuar dhe më në fund për tu zëvendësuar.Dikush që mendon se nuk e gjen veten në personazhet e këtij romani të paktën është i sigurt se ata nuk i janë të huaj, se në fakt ata janë ashtu siç do të kishte dëshiruar ai që të ishte, në qoftëse guximi dhe vullneti i kanë munguar që të bëhej i tillë.

Afërsia e "Diellit të Skortave" për gjithsecilin qëndron në faktin se jeta aty paraqitet ashtu siç është, edhe e bukur edhe e shëmtuar, edhe e mirë edhe e keqe.

"Nga trëndafili del gjemb dhe nga gjembi del trëndafil". Kjo fjalë e urtë është motua që gjen mishërim në historinë më shumë se 100 vjeçare të pesë brezave të një familjeje fshatare të bregut të Puljas, në një krahinë të prapambetur po ku jeta jep të njëjtat emocione si në vendet e tjera.

"Brezat ndjekin njëri tjetrin. Duhet vetëm të bëjmë sa kemi mundësi më mirë pastaj të kalojmë stafetën dhe të lirojmë vendin.

Detajet e librit
9789994397686
9789994397686
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Të katra motrat mbretëresha, Sherry Jones

Familja është gjithçka. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Të gjitha lidhjet e tjera mund të thyhen miqësia, martesa, edhe mbretërimi përvec lidhjeve familiare. Ky është mësimi i dytë që iu mësova vajzave të mia: familja vjen e para. Për fatin tim të keq, fjalet e mia nuk iu benë dot vathë në vesh dhe i mori era, si farat e hedhura mbi token e gurtë.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84. Libri i dytë, Haruki Murakami

Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Shumë pyetje kanë marrë thuajse përgjigje tani, por habi të reja zgjohen: a ka vërtet ndonjë shtjellë në ajër? Kush janë Njerëzit e Vegjël dhe si mundet të kenë ata qasje në këtë botë përmes një dhie të verbër?
170,57 SEK 189,52 SEK
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P3

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e letrës, Guillaume Musso

I mbërthyer në krizën e frymëzimit, fillikat dhe pa një dysh në xhep shkrimtari Tom Bojd nuk po arrinte ta fuste në hulli të mbarë romanin e tij të fundit. Ndihej si i zënë në çark, një kurth që rrezikonte ta shkatërronte.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2450

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrefim per nje djale, Nick Hornby

Një roman mbi beqarët, baballarët, nënat dhe fëmijët të cilët ndonjëherë nuk e kanë të lehtë, por gjithsesi nuk e lënë veten të dorëzohen. Humori i hollë i Hornby – it dhe dashuria e tij e prekshme për kulturën pop e shndërrojnë "Rrëfim për një djalë" në një kënaqësi të vërtetë leximi.
68,23 SEK 75,81 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Ditari i një pabesie, Emilios Solomou

Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës. Jorgo Dhukareli, arkeolog dhe pedagog në Universitetin e Athinës, kthehet në ishujt e Cikladheve të Vogla njëzet vjet pas gërmimeve arkeologjike, të cilat e bënë të famshëm dhe ndryshuan përgjithmonë jetën e tij personale dhe profesionale.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bota sipas Garpit, John Irving

Xheni Fillds ishte feministe, para se feminizmi të kthehej në modë. Ajo është infermiere, s'ka asnjë fije interesi ndaj burrave, e megjithatë, dëshiron të bëhet nënë. Një ushtar i plagosur, shtruar në spitalin ku punon ajo, do të bëhet "preja" dhe "dhuruesi i spermës" për djalin e ardhshëm të paligjshëm të Xhenit, Garpin.
102,34 SEK 113,71 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E gjitha jetë, Fabio Volo

Sekreti i marrëdhënies në çift nuk është thjesht mbajtja gjallë e dashurisë, por gjetja e ekuilibrit të duhur midis dy personave në të cilët ne shndërrohemi duke jetuar pranë njëri-tjetrit. Ishin aq mirë bashkë, por çfarë ngjau me jetën e tyre? Çfarë u ndodhi dy të mbyllurve në një dhomë hoteli me tabelën "MOS SHQETËSO!" në derë? Ku përfunduan pasioni,...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Çmimi i tundimit, Johanna Lindsey

Duke pyetur veten pse një vajzë e pavarur si Vanesa pranon të shndërrohet në kukull e të martohet me një batakçi arrogant, Monti vendosa ta ndihmojë për t’ia realizuar këtë ëndërr. Por asnjë veprim i mirë nuk kalon pa u ndëshkuar, sapo përballet me probleme më të ngutshme, përfshi tundimin për të penguar planet e Vanesës për martesë, me qëllim që të...
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Referenca: K4R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Zonja Marta Ouli, Sigrid Undset

"Unë nuk i kam qëndruar besnike burrit tim", thotë Marta e Undsetit. Personazhi i këtij romani është një Martha si e Biblës, një grua që përkujdeset, por ajo është edhe një Martë e zakonshme, e cila diskuton në publik, që feston deri vonë dhe është e pavarur ekonomikisht.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Muza e haresë, Goliarda Sapienza

Historia e saj është ajo e një shpirti dhe e një trupi, krejtësisht të pazgjidhshëm nga njëri-tjetri, që përshkojnë shekullin XX, me vullnetin dhe ndërgjegjen për të qenë vetvetja, plotësisht dhe me çdo kusht, pa iu ndrojtur vetmisë, pikëllimit, keqkuptimeve, luftës dhe dhunës.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Lavjerrësi i Fukoit, Umberto Eco

"Lavjerrësi i Fukoit" nuk është një roman në kuptimin e ngushtë të fjalës, ai është një grumbullim i vërtetë e i mrekullueshëm i informacionit, i përcjellë si një shaka, nga një mjeshtër që e manipulon shpikjen e tij – në fakt, një shaka e gjatë, erudite. "Lavjerrësin e Fukoit" mund ta quani pa frikë një triumf intelektual, përveçse një vepër artistike.
191,89 SEK 213,21 SEK
More
Në gjendje