Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,66  16,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Rreshtin e printe Babukari, Giovanni Dozzini
  • Rreshtin e printe Babukari, Giovanni Dozzini

Rreshtin e printe Babukari, Giovanni Dozzini

Botimet Dudaj

Një fundjavë vendosin të marrin një tren që nga Peruxha do t’i çojë drejt detit Adriatik. Destinacioni është plazhi i Falkonara Maritimës dhe udhëtimi rrokjezohet nga takimet, nga fiksimet e secilit dhe nga marrëdhënia e luhatshme me gjuhën italiane.

8,69 
7,82  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rreshtin e printe Babukari

Origjinali: E Baboucar guidava la fila

Gjinia: Roman

Autori: Giovanni Dozzini

Shqipëroi: Adrian Beshaj

Shtëpia botuese: Dudaj

Viti: 2021

Fq. 174

Pesha: 0.195 kg

ISBN: 978-99943-0-638-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Babukari, Osmani, Jajai dhe Roberti janë katër azilkërkues që kanë mbërritur në Itali pasi kanë përshkuar gjysmën e Afrikës dhe Mesdheun. Qëndrojnë pezull midis shpresës që kërkesa e tyre të pranohet dhe ankthit se mos riatdhesohen. Dikush pret seancën e parë përballë Komisionit Territorial, dikush tjetër pret gjykimin në shkallën e parë në gjykatë dhe dikush ka siguruar mbrojtjen ndihmëse dhe mund të vazhdojë për pak kohë të ecë përpara pa shumë ankthe.

Një fundjavë vendosin të marrin një tren që nga Peruxha do t’i çojë drejt detit Adriatik. Destinacioni është plazhi i Falkonara Maritimës dhe udhëtimi rrokjezohet nga takimet, nga fiksimet e secilit dhe nga marrëdhënia e luhatshme me gjuhën italiane. Janë dyzet e tetë orë ngjarjesh të vogla: gjoba, strehime të përkohshme, vizione, finalja e Europianit të Futbollit, ndonjë grindje. Dy ditë gjatë të cilave katër shokët do të jenë gjithnjë duke ecur, në rresht për një, përgjatë rrugëve të provincës së Italisë Qendrore.

“Rreshtin e printe Babukari” është një fabul pa moral, që përballon temën e emigrimeve duke zgjedhur të rrëfejë atë që vjen pas përshkimit të detit, normalitetin e pakapshëm të një jete të dinjitetshme që pason çdo zbarkim dhe gjithçka që ky normalitet përmban: frikën, dëshirat, zemërimin, mallin, duke mundur të arrijë në fund atë kumbim të veçantë poetik që kanë vetëm gjërat e vërteta.

 

Detajet e librit
9789994306381
9789994306381
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Mos më thuaj që ke frikë, Giuseppe Catozzella

Samia është një vajzë nga Mogadishoja. Vrapimin e ka në gjak. Çdo ditë ndan ëndrrat e saj me Alin, mikun e zemrës, të besuarin dhe të parin trajner të apasionuar. Ndërkohë përreth, në Somalinë e konflikteve të forta politike e fetare, armët flasin gjithnjë e më fort gjuhën e pushtetit.
7,82  8,69 
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Në gjurmë të vetvetes, Deirdre Madden

Kur piktori Roderik Kenedi takon njëzetvjeçaren, Xhulia Fitzpatrik, edhe ajo artiste, iu duk sikur krizave që kishin turbulluar jetën e tij iu erdhi fundi. Por kur Xhulia njihet me Uilliam Armstrongun, një mesoburrë me profesion avokat, i solli një sërë ngjarjesh, të cilat patën pasoja dramatike për të tre ata.
7,82  8,69 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ngushëllimet e mia, Dulce Maria Cardoso

Një grua obeze, shitëse dylli për heqjen e qimeve, me pamje "baxhelle", ka mbetur e varur kokëposhtë në makinën e saj që ka dalë nga rruga dhe sjell ndërmend jetën e saj: të atin, koleksionist i çuditshëm harabelash, që hera-herë ua këput zverkun plot dashuri.
7,82  8,69 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Tirza, Arnon Grunberg

Romani flet për dashurinë e një ati për bijën, për konfliktin e tij të brendshëm, për njeriun që përpiqet të frenojë dhe maskojë veten në shoqërinë moderne. Deri në çfarë mase njerëzit modernë mund të përshtaten me rolet që u jep jeta qytetare ose me maskat që mbajnë, cilat janë rezultatet kur nuk munden?
12,22  13,58 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000285

Botuesi: Cabej

Thuaji zemres po, Susanna Tamaro

Atë natë, papritur kisha kuptuar një gjë: mes shpirtit dhe trupit ka shumë e shumë dritare të vogla: së andejmi, në qofshin të hapura, kalojnë emocionet, në qofshin gjysmë të mbyllura pikojnë pak e nga pak; vetëm dashuria, porsi një shkulm ere mund t'i çelë të gjitha tok, sa hap e mbyll sytë.
5,47  6,08 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.
9,77  10,86 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Gruaja tjetër, Daniel Silva

Në një fshat të izoluar në malet e Andaluzisë, një franceze misterioze nis të hedhë në letër një kujtim të rrezikshëm. Është historia e një burri, të cilin e ka dashuruar dikur, kur ishte në Bejrut, dhe e një fëmije që ia kanë marrë nga duart në emër të tradhtisë. Gruaja është në dijeni të një prej sekreteve më të mëdha të Kremlinit. Kohë më parë, KGB-ja...
13,68  15,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur “dritën e saj të brendshme” dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.
14,66  16,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Rruga përmes diellit, Corban Addison

Kur cumani u vërsul e shkatërroi fshatin e tyre bregdetar në Indi, 17-vjeçarja Ahalja Gai dhe motra e saj 15-vjeçare Sita mbetën jetime e pa shtëpi. Në përpjekje për të arritur në parajsën e sigurt të manastirit ku ndiqnin shkollën, u rrëmbyen nga trafikantët dhe u hodhën në botën e errët të dhunës seksuale e të tregtisë së paligjshme të njerëzve, ku...
11,73  13,03 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Dëmi, Josephine Hart

Tronditës dhe i shkëlqyer, Dëmi është vlerësuar si një kryevepër - një rrëfim i guximshëm për rreziqet e obsesionit dhe se sa shkatërruese mund të jenë pasojat e tij.
8,80  9,77 
More
Në gjendje