Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Dëmi, Josephine Hart
  • Dëmi, Josephine Hart

Dëmi, Josephine Hart

Dituria

Tronditës dhe i shkëlqyer, Dëmi është vlerësuar si një kryevepër - një rrëfim i guximshëm për rreziqet e obsesionit dhe se sa shkatërruese mund të jenë pasojat e tij.

8,19 GBP
7,37 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dëmi
Kategoria: Roman
Autori: Josephine Hart
Perktheu: Engjëllushe Shqarri
Botues: Dituria
Viti: 2023
Fq. 212
Pesha: 0.270 kg
ISBN: 978-9928-366-95-5
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Tronditës dhe i shkëlqyer, Dëmi është vlerësuar si një kryevepër - një rrëfim i guximshëm për rreziqet e obsesionit dhe se sa shkatërruese mund të jenë pasojat e tij.

Ky libër është historia e një burri, që sapo ka festuar datëlindjen e pesëdhjetë dhe që duket se ka arritur gjithçka në jetë: pasuri, një grua dhe fëmijë të bukur e të suksesshëm, një karrierë politike prestigjioze në Parlament. Por jeta e tij, e cila ka ecur vetëm në rrugë të qeta e të lëmuara, është ndërtuar në të vërtetë mbi një zbrazëti pasionesh. Ai ka ditur të luajë lehtësisht rolin e djalit, bashkëshortit, babait, politikanit, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera. Derisa takon një grua të re, e cila që në çastin e parë ushtron një pushtet të rrezikshëm mbi të. Një dominim seksual dhe psikologjik, para të cilit ai dorëzohet pa rezerva, edhe pse e di që përbën një kërcënim për të gjithë botën e tij, pasi ajo është gruaja me të cilën i biri ka rënë në dashuri dhe ka vendosur të martohet.

Detajet e librit
9789928366955
9789928366955
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Ngadalësia, Milan Kundera

Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë...
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Numri zero, Umberto Eco

Një redaksi që mbledh lajme dhe që përgatit një gazetë të përditshme, e cila më shumë sesa informacionit i kushtohet shantazhit, hedhjes baltë ndaj të tjerëve, për interesat e ulëta të botuesit të saj.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Pas xhamit të dyfishtë, Halldora Thoroddsen

Nga dritaret e mirëizoluara me xhama të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila ndihet tashmë e përjashtuar. Një jetë e vrullshme dhe e zhurmshme që vazhdon ta tërheqë, të ngrejë pyetje e të ushqejë urinë e saj për të tjera ditë dhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e së tashmes.
4,09 GBP 4,55 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gruaja e Kolonelit, Rosa Liksom (e-book)

Himleri e vetë Hitleri, tmerret në kampet e përqendrimit dhe në Poloninë e pushtuar më 1939. E keqja parakalon para syve të saj naivë të së kaluarës dhe na vjen ashtu siç ka ndodhur, e përshkruar nga një grua që po përpiqet të kuptojë plagët e saj dhe ato të një kombi.
5,24 GBP 5,82 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gjithë dashnorët e natës, Mieko Kawakami

Gjithë dashnorët e natës është i mprehtë dhe i thellë, argëtues dhe tërheqës; do t’i bëjë lexuesit të qeshin dhe do t’i bëjë të qajnë, por gjithashtu do t’u kujtojë, ashtu siç të kujtojnë vetëm librat e mirë, se ndonjëherë dhembja ia vlen.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Loja, Alessandro Baricco

Çka po jetojmë nuk është thjesht një revolucion teknologjik i përbërë prej objektesh të reja, por rezultat i një kryengritjeje mendore. Kush e ka vënë në zbatim – nga pionierët e Internetit te shpikësi i iPhone-it – nuk kishte në mendje tjetër projekt të saktë përveç këtij, joshës dhe egërshan: të pamundësosh përsëritjen e një tragjedie si ajo e shekullit...
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Një lojë me orarin e udhëtimeve, Seicho Matsumoto

Një çift i ri i gjendur i vdekur në një plazh të shkretë, një referent ministrie i akuzuar për korrupsion dhe një orar udhëtimesh në tavolinën e dikujt, në faqet e të cilit është thurur një kalkulim perfekt. Një histori nga ato që të përpijnë menjëherë, ku edhe lexuesi përfshihet  me dëshirë të ethshme të zbulojë një krim dhe një intrige.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrëfimi, John Grisham

Një njeri i pafajshëm është duke u ekzekutuar. Vetëm fajtori mund ta shpëtojë. Për çdo njeri të pafajshëm të burgosur, ekziston një fajtor i lirë. Ai nuk e kupton se si policët dhe prokurorët kanë kapur njeriun e gabuar dhe, natyrisht, as që i bëhet vonë për këtë. I mjafton t'i gëzohet fatit të tij të mirë.
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ana Bolena, Hilary Mantel

Pas "Sallës së ujqërve", një roman që tregon origjinën e Anglisë moderne përmes syve të Tomas Kromuellit, kësaj figure kaq të diskutuar, kjo pjesë e dytë e veprës që u kushtohet Tudorëve, nis më 1535, kur Sekretari i Shtetit i Henrit VIII është në kulmin e pushtetit.
11,46 GBP 12,73 GBP
More
Në gjendje