Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Një grua e re e bukur, Tommy Wieringa
  • Një grua e re e bukur, Tommy Wieringa

Një grua e re e bukur, Tommy Wieringa

Dituria

Një hendek thellohet edhe midis dy botëve të tyre: Eduardi, njeri ambicioz, i shkencës, që vë pragmatizmin racional para ndjenjave, Ruthi, idealiste e ndjeshme deri në skaj, që nuk pranon eksperimentet e tij te kafshët dhe aq më pak refuzimin e shkencëtarit për të kuptuar vuajtjet. Kur fëmija që vetëm Ruthi e dëshiron, e kthen pasionin në detyrim, kur pasiguria bëhet “e durueshme vetëm duke zënë një dashnore edhe më të re”, kështjella e martesës nis e bie gur pas guri... 

7,29 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një grua e re e bukur

Origjinali: Een mooie jonge vrouw

Gjinia: Roman

Autori: Tommy Wieringa

Shqipëroi: Greisa Ymeri-Böhl

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2020

Fq. 112

Pesha: 0.176 kg

ISBN: 978-9928-292-65-0

Mbi librin

Eduardi është një dyzetvjeçar i suksesshëm, virolog i njohur në gjithë botën, beqar, që kalon nga një grua te tjetra, si një djalosh i përjetshëm. Takimi me Ruthin është një rrufe në qiell të pastër: e bukur, plot jetë dhe e pasionuar siç ndodh kur je njëzet vjeç: me Ruthin, ai beson se e ka të fituar betejën kundër plakjes. Por triumfi i dukshëm përkthehet në një luftë të pabarabartë. Eduardi e kupton se martesa me të, jo vetëm nuk e ka rinuar, por përkundrazi, ai po plaket dita ditës dhe hendeku i moshës mes tyre, i bën shenjat e plakjes së tij edhe më të dukshme dhe të padurueshme.

Një hendek thellohet edhe midis dy botëve të tyre: Eduardi, njeri ambicioz, i shkencës, që vë pragmatizmin racional para ndjenjave, Ruthi, idealiste e ndjeshme deri në skaj, që nuk pranon eksperimentet e tij te kafshët dhe aq më pak refuzimin e shkencëtarit për të kuptuar vuajtjet. Kur fëmija që vetëm Ruthi e dëshiron, e kthen pasionin në detyrim, kur pasiguria bëhet “e durueshme vetëm duke zënë një dashnore edhe më të re”, kështjella e martesës nis e bie gur pas guri... Si një hero tragjik i ditëve moderne, Eduardi do të zbulojë kuptimin e vërtetë të vuajtjeve.

I saktë, ironik dhe i mprehtë si bisturi, lapsi i Tommy Wieringas përshkruan nuancat më delikate të një marrëdhënieje bashkëshortore dhe një burrë që lufton me pushtetin dhe brishtësinë. Të gjithë jemi paksa të ngjashëm me të në pamundësinë e mungesën e dëshirës për të hequr dorë nga vetja dhe për të kuptuar tjetrin. Dhe ai pyet veten se çfarë është dhimbja, nëse ne mund ta kuptojmë, pa e provuar më parë në lëkurën tonë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292650
ean13
9789928292650
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Hipi, Paulo Coelho

Karla është një vajzë holandeze që ëndërron të shkojë në Nepal dhe pret të takojë shokun e duhur për të ndërmarrë udhëtimin. Pauloja është një brazilian i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar: ka flokë të gjatë dhe udhëton nëpër botë për të kërkuar lirinë dhe kuptimin më të thellë të ekzistencës.
10,41 
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Unë më parë se ti, Jojo Moyes

Lu Klarku di plot gjëra. Di sa hapa janë nga stacioni i autobusit deri në shtëpi. Di që i pëlqen të punojë në barin "Simitja me gjalpë", di që nuk është e sigurtë në dashurinë për Patrikun. Ajo që Luja nuk e di është se do të humbasë punën dhe se ato që do t'i ndodhin më pas do ta bëjnë normale...
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Shtëpia e takimeve, Martin Amis

Libri flet për historinë e pazakontë të dy vëllezërve të cilët bien në dashuri me të njëjtën grua. Një "trekëndësh dashurie" siç e quan autori që në fillim. Dilema është: Kë do të zgjedhë Zoja, një femër e bukur hebreje, vëllain e madh, ish-partizan, i pashëm, i fuqishëm, me emër apo vëllain tjetër Leon, më të vogël në moshë, thatanik, i shëmtuar dhe pa...
8,85 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Sheshi i Diamantit, Merce Rodoreda

Historia sa prekëse, aq dhe realiste dhe e fuqishme e Natalisë, një vajze të thjeshtë e naive, që në Barcelonën republikane, e më pas gjatë periudhës së luftës civile spanjolle, përjeton dramën e mjerimit, të humbjes së të shoqit, të vetmisë, derisa më në fund zbulon një dashuri të re, e cila i hap përpara mundësinë e një jete të re...
8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Përtej dimrit, Isabel Allende

I përhumbur, Riçardi i drejtohet fqinjës, të cilën e njeh shumë pak, Luçie Marazit, një grua e pjekur kiliane, por që ka kaluar një jetë të ndërlikuar. Luçia, Evelina dhe Riçardi, tre njerëz tejet të ndryshëm nga njëri-tjetri, gjenden të përfshirë në një thriller me pasoja të paparashikueshme. 
12,49 
More
Në gjendje

Njeriu që i shpëtoi jetën Duçes, Roberto Ciai

Me këtë roman, Roberto Ciai paraqet me qartësi vitet e ethshme dhe jo të qeta që nga shkëlqimi i përfaqtë i regjimit fashist të viteve tridhjetë të shpien te vorbulla e luftës dhe e shkatërrimit të fundit.
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dyshimi, Ashley Audrain

Një dramë psikologjike, e tensionuar, që ka në qendër krijimin dhe rrënimin e një familjeje – dhe një grua, përjetimi mëmësor i së cilës nuk ka të bëjë aspak me atë që ka shpresuar, por me gjithçka që i druhej.
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Pasi kam thënë natën e mirë, Pierre J. Mejlak

Ajo i kishte thënë atij, pikërisht pak minuta pasi ishin takuar në bar, që tashmë ajo kishte një të dashur në shtëpi, i cili ishte i përsosur për të. Por kur tha ato fjalë, nuk ishte e vetëdijshme se sytë e saj po e largonin që andej. Ai filloi një histori tjetër, të katërtën që u fol atë natë në bar. Të dytën për të.
6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kopshti nën dritën e hënës, Corina Bomann

Lili Kaizeri ka bërë paqe me jetën e saj vetmitare, por pa probleme, si vejushë, ama kur një i panjohur i çon një violinë në dyqanin e saj të antikave në qendër të Berlinit dhe i thotë se ajo i përket, jeta e saj do të ndryshojë rrjedhë. Pse duhet të trashëgojë një objekt aq të çmuar?
13,53 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dashnorët poshtë Danubit, Federico Andahazi

Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar. Historia zhvillohet në dy plane: ai i nëntokës dhe ai i shtëpisë, ku Bora jeton me Margën, gruan e tij të dytë.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Uria, Jamal Ouariachi

Dhjetë vjet më parë, marrëdhënia pasionante midis Aurelias, atëherë studente e re, pjesëmarrëse në projekt dhe e Aleksandrit të mrekullueshëm u ndërpre papritur, kur Laszlo u dënua për abuzim seksual të njërit prej fëmijëve të tij etiopianë të birësuar. 
14,57 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeta fillon të premten, Ioana Parvulescu

Një të premte të dhjetorit 1897, në një nga pyjet në rrethinat e Bukureshtit, shfaqet mbi dëborë një burrë pa ndjenja, i veshur në mënyrë të çuditshme, pa mjekër e me një të folur të veçantë. Edhe ai duket se nuk e kupton ku gjendet dhe ndihet i huaj. I gjithë qyteti merret me të dhe etiketimet, supozimet dhe qëllimet që i vishen janë të shumta.
10,41 
More
Në gjendje