Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Vetëvrasjet, Antonio Di Benedetto
  • Vetëvrasjet, Antonio Di Benedetto

Vetëvrasjet, Antonio Di Benedetto

Aleph

 Nga braktisja kozmike tek ‘Zama' tek inventari metodologjik i rrethanave dhe shkaqeve që mund të legjitimojnë vetëvrasjen, njeriu i Di Benedettos jeton i rrethuar nga zhaurrimat shkatërruese të botës.

7,65 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vetëvrasjet

Origjinali: Los suicidas

Gjinia: Roman

Autori: Antonio Di Benedetto

Shqipëroi: Zinglinda Lusha (Fifo)

Shtëpia botuese: Aleph

Viti: 2020

Fq. 174

Pesha: 0.217 kg

ISBN: 978-9928-323-02-6

Komente

“Tre romanet kryesore të Antonio Di Benedettos: ‘Zama’, 'Heshtësi' dhe ‘Vetëvrasësjet’, në bazë të unitetit stilistik dhe tematika që i bashkon, formojnë një lloj trilogjie dhe ta themi që tani, që të jetë e qartë njëherë e mirë, përbëjnë një nga momentet më kulminante të narrativës së gjuhës spanjolle të shekullit tonë. Në letërsinë argjentinase, Di Benedetto është një nga të paktët shkrimtarë që ka ditur të përpunojë një stil të tijin, bazuar në saktësi dhe ekonomi dhe pavarsisht lakonizmit dhe varfërisë së tij dukshme, formohet me shumë ngjyra, gjuha e folur apo refleksive. të përshkruese apo lirike, dhe ka një efikasitet befasues Nga romanet e tij, e çuditshmja është e syrgiynosur. Arti i tij delikat heq me siguri llumin retorik për t'u përqendruar tek gjërat thelbësore. Nga braktisja kozmike tek ‘Zama' tek inventari metodologjik i rrethanave dhe shkaqeve që mund të legjitimojnë vetëvrasjen, njeriu i Di Benedettos jeton i rrethuar nga zhaurrimat shkatërruese të botës.”                                                                                                              Juan José Saer 

"Di Benedetto është nga ata romancierë të rrallë i cili nuk kërkon të ndërtojë të shkuarën për të mbërritur në një synim... ai e jeton shkuarën dhe na shfaq ne përvoja dhe forma sjelljeje që përmbajnë gjithë çudinë e tyre"                                                                                                                                                                                                  Julio Cortázar

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928323026
ean13
9789928323026
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Gruaja tjetër, Daniel Silva

Në një fshat të izoluar në malet e Andaluzisë, një franceze misterioze nis të hedhë në letër një kujtim të rrezikshëm. Është historia e një burri, të cilin e ka dashuruar dikur, kur ishte në Bejrut, dhe e një fëmije që ia kanë marrë nga duart në emër të tradhtisë. Gruaja është në dijeni të një prej sekreteve më të mëdha të Kremlinit. Kohë më parë, KGB-ja...
11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gjinj dhe vezë, Mieko Kawakami

Historia e tre grave, shkruar nga një shkrimtare që vlerësohet prej Haruki Murakami-t si romancierja bashkëkohore më e rëndësishme e Japonisë, FITUESE E ÇMIMIT AKUTAGAWA.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Shtëpia në udhëkryq, Vassilis Vassilikos

Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Shkojmë grabisim kuaj, Per Petterson

Ngjarjet që pasuan , vdekja aksidentale e një fëmije, ndjenja e fajit të shokut më të mirë dhe zhdukja e tij e papritur, vendimi i babait  që ta braktisë familjen për një grua tjetër, të gjitha këto do t’a trondisin përgjithmonë jetën e Trondit.
7,65 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Qeni, Joseph O'Neill

Në këtë roman të jashtëzakonshëm, sa komik, aq edhe të thellë në aspektin filozofik, autori i vlerësuar i romani "Netherland", zbulon konturet e fshehura të një qyteti – stoli në Lindjen e Mesme dhe dilemat e heshtura të njeriut modern.
7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri shtrigane, Roberto Arlt

Balder tridhjetëvjeçar, bën një jetë monotone dhe të stresuar nga puna dhe lidhja bashkëshortore, prandaj ka vendosur që të gjejë shpëtim duke e braktisur familjen. Por, reagimet atipike dhe mendjengushta të familjarëve për dashurinë, seksin, dhe martesën, nuk e tejkalojnë optikën e lëvizjeve të shoqërisë së kohës. 
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mëkëmbësi, Rolf Hochhuth

Drama "Mëkëmbësi" ka shkaktuar debate shumë të ashpra për shkak të kritikës që i bëhet Papa Piut XII – të, pozicionimit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pse vepra nuk është konsideruar asnjëherë si histori e mirëfilltë.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Pa u ftohur kafeja, Toshikazu Kawaguchi

Nëpërmjet romanit Pa u ftohur kafeja do të njiheni me katër vizitorë, të cilët shpresojnë që të përdorin ofertën e udhëtimit në të shkuarën; dikush që të përballet me të dashurin që e ka braktisur, një tjetër për të marrë një letër nga bashkëshorti të cilit po i ikën kujtesa; e një tjetër, për të parë për herë të fundit motrën dhe për t'u takuar me bijën...
7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Enigma e Qaf-it, Alberto Mussa

Kjo enigmë është vetë gjuha dhe kultura arabe: që nga origjina, traditat, mënyra nomade e jete-sës, haremet, simbolika, shkrimi si dhe variantet e shumta të një rrëfimi që në kohë të ndryshme duket i pamundur, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më magjepsës.
5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Nga veranda jote duket shtëpia ime, Elvis Malaj

 Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit,por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg shablloneve tashmë të gatshme.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R5

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrjeti Alisa, Kate Quinn

Eva Gardneri digjet nga dëshira për të luftuar kundër gjermanëve dhe papritur i ndrin fati kur rekrutohet që të punojë si spiune. Në Francën e pushtuar nga armiku ajo stërvitet nga fantastikja Lili, “Mbretëresha e Spiuneve”, e cila drejton një rrjet shumë të madh agjentësh mu nën hundën e armikut.
11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Përballë natyrës, John Updike

Natyra ka forcën hipnotizuese që mund të trembë. Ajo duhet të ndërsynohet, është afras rreth nesh dhe përbrenda. Kjo është rruga e poezisë. Në gjuhën angleze ekziston madje një lloj shkrimi, nature poetry, dhe një numër i poezive nga ky libër i takojnë këtij stili.
5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Një zemër kaq e bardhë, Javier Marias

Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një sens paqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t'u shpjeguar e po aq i vështirë për t'u pranuar.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Në gjurmë të vetvetes, Deirdre Madden

Kur piktori Roderik Kenedi takon njëzetvjeçaren, Xhulia Fitzpatrik, edhe ajo artiste, iu duk sikur krizave që kishin turbulluar jetën e tij iu erdhi fundi. Por kur Xhulia njihet me Uilliam Armstrongun, një mesoburrë me profesion avokat, i solli një sërë ngjarjesh, të cilat patën pasoja dramatike për të tre ata.
6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Zemra vërtitëse, Donal Ryan

Në një fshat të humbur irlandez, menjëherë pas krizës së rëndë ekonomike, fillojnë të dalin në sipërfaqe tensione të rrezikshme. Lupa zmadhuese e Donal Ryan përqendrohet në tablonë e ngjarjeve që zhvillohen rreth falimentimit të një ndërmarrjeje ndërtimi.
5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeta shpirtërore, Alberto Moravia

“Jeta shpirtërore” i shkrimtarit italian Alberto Moravia është një roman, që denoncon të gjitha veset dhe palavitë e një klase pushteti në dukje elitare, por krejtësisht të zvetënuar.
12,75 GBP
More
Në gjendje