Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Shpirtra të flakur, Hwang Sok-Yong
  • Shpirtra të flakur, Hwang Sok-Yong

Shpirtra të flakur, Hwang Sok-Yong

OMBRA GVG

Shpirtrat e tyre, të flakur dhe të përbuzur nga kjo bote, arrijnë të krijoj- në një mikroklimë të pasur dhe situata tragji-komike, që shërbejnë si testament për zhvillimin dhe inte-grimin e pashmangshëm të tyre me pjesën tjetër të shoqërisë.

82,92 SEK
74,62 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shpirtra të flakur

Origjinali: Natikeun  Sesang

Gjinia: Roman

Autori: Hwang Sok-Yong

Shqipëroi: Teuta Abbott

Shtëpia botuese: Ombra GVG

Viti: 2019

Fq. 190

Pesha: 0.248

ISBN: 978-9928-06-241-3

Mbi librin

“Shpirtra të flakur" nga HWANG SOK-YONG është një kritikë e hapur ndaj shoqërisë moderne, përdorimit që ajo i bën individit dhe braktisjes së tij si diçka pa vlerë. Ngjarjet na çojnë në periferitë e Seulit, metropolit të Koresë së Jugut dhe "mrekullisë së lumit Han", duke na lejuar që të kuptojmë se çfarë fshihet pas zhvillimit të shpejtë ekonomik të vendit. Romani na zbulon në detaje të imtësishme edhe anën pikëlluese të 'kësaj bote: rritjen e vazhdueshme të malit të plehrave që ngrihet çdo ditë e më shumë para syve tanë. 

Në qendër të romanit është "Sypordha", një katërmbëdhjetë vjeçar "metropolitan" i cili zhvendoset bashkë me nënën e tij në barakat e varfra të komunitetit të Naxhidos, i quajtur ndryshe Ishulli i Luleve, sepse babain ia kanë internuar në një kamp riedukimi. Edhe pse është një vend me bimësi të pasur shërben si qendër e grumbullimit dhe përpunimit të plehrave. Personazhet janë të detyruar të sigurojnë jetesën e tyre duke rrëmuar çdo ditë në mbeturinat që hedhin njerëzit. Shpirtrat e tyre, të flakur dhe të përbuzur nga kjo bote, arrijnë të krijoj- në një mikroklimë të pasur dhe situata tragji-komike, që shërbejnë si testament për zhvillimin dhe inte-grimin e pashmangshëm të tyre me pjesën tjetër të shoqërisë.

Detajet e librit
9789928062413
9789928062413
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Qyteti i Avullit, Carlos Ruiz Zafon

Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën. Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t’i qëndrojë kohës përjetësisht. Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e...
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

E bardha që vret, Robert Galbraith

Kur një djalosh i trazuar,  i quajtur Billi, i kërkon Kormoran Strajkut ta ndihmojë që të hetojë një krim që ka parë kur ishte fëmijë, detektivi mbetet thellësisht i tronditur. Edhe pse Billi ka probleme mendore dhe nuk mund të kujtojë detaje konkrete, ka diçka të sinqertë tek ai dhe historia e tij. Por para se Strajku ta pyesë më tej, Billi trembet dhe...
191,89 SEK 213,21 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Sfidantët, John Grisham

Në këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë, John Grisham vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementëve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Zotëria i jetimëve, Adam Johnson

Pak Jun Do është biri i një nëne të zhdukur, një këngëtare e rrëmbyer dhe e dërguar në Penian për të joshur të fuqishmit e kryeqytetit, dhe i një babai të rreptë, drejtor i një jetimoreje. Në moshë të rritur, shquhet për besnikërinë dhe guximin, aq sa e bindi shtetin t'i japë mundësinë të ngjitë me shpejtësi shkallët e karrierës.
133,26 SEK 148,06 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Identiteti, Milan Kundera

Ndodh në disa situata, për një çast, të mos njohim personin që kemi pranë, kur identiteti i tjetrit befas fshihet si me dorë dhe ne nisim e dyshojmë edhe për tonin. Kjo ngjan edhe me çiftet – përnjëmend, sidomos me çiftet, sepse të dashuruarit i tremben më shumë se gjithçkaje tjetër të "humbasin nga sytë" të dashurin e zemrës.
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Lavjerrësi i Fukoit, Umberto Eco

"Lavjerrësi i Fukoit" nuk është një roman në kuptimin e ngushtë të fjalës, ai është një grumbullim i vërtetë e i mrekullueshëm i informacionit, i përcjellë si një shaka, nga një mjeshtër që e manipulon shpikjen e tij – në fakt, një shaka e gjatë, erudite. "Lavjerrësin e Fukoit" mund ta quani pa frikë një triumf intelektual, përveçse një vepër artistike.
191,89 SEK 213,21 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Zigzage takimesh, David Foenkinos

Alisa dhe Frici duhen, por e shtyjnë jetën mes ndarjesh të arsyeshme dhe rastësish që i bashkojnë sërish. Shkaqet: ciklet pasionale, prindërit dhe krushqit, puna dhe kolegët, miqtë e fëmijërisë, xhelozia dhe... fati.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat, Emma Cline

Kalifornia e Veriut gjatë fundit të dhunshëm të viteve '60. Në fillim të verës, një adoleshente e vetmuar dhe e menduar, Ivi Boid, shikon një grup vajzash në park dhe e mbërthen në çast liria e tyre, moskokëçarja mbi veshjet, aureola e rrezikshme e braktisjes.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Pafundësi, Masa Kolanovic

Ka dymbëdhjetë histori me një sërëtemash mbërthyese. Një teze e moshuar që i druhet varrosjes për së gjalli, vendos të marrë celularin e sajnë varr dhe u kërkon familjarëve ť'i telefonojnë një ditë pas funeralit. 
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Psikiatri, Machado de Assis

Gjithsekush do të pyesë veten “Kush është i çmendur, tekefundit”? Ajo që vijon më pas është një histori tejet befasuese, që ngre çështjen mes devijimit dhe normalitetit, çmendurisë dhe arsyes.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Gdhende shenjën, Veronica Roth

Sira Noaveku dhe Akos Keresethi janë rritur në dy vende armiq me njëri-tjetrin, të përfshirë në një konflikt të gjatë për sundim në planetin e tyre të ndarë. Kur Akosi dhe vëllai i tij u rrëmbyen nga familja sundimtare Noavek, Akosi u detyrua t’i shërbente Sirës, motrës së një diktatori, që sundonte me dhunë dhe frikë.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000760

Botuesi: Onufri

Përgjigjmu, Susanna Tamaro

Histori të dhimbshme, të cilat vetëm në rreshtat e fundit ndriçohen nga një dritë e pakët. Gjuha e tekstit është e ngjeshur, e thatë, depërtuese si një shpatë që godet thellë midis meskinitetit dhe egoizmit së qenies njerëzore.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ka mbaruar