Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Nje vit jete si danezet, Helen Russell
  • Nje vit jete si danezet, Helen Russell

Një vit jetë si danezet, Helen Russell

Living

Një gërshetim i bukur mes humorit anglez dhe pragmatizmit danez! Pasi i jepet mundësia për të jetuar në rajonin e Jutlandit, gazetarja dhe anglezja tipike Helen Russell zbulon një statistikë befasuese: vendi më i lumtur në botë nuk është "Disneyland"-i, por Danimarka, një vend që shpesh është cilësuar si toka e dimrave të gjatë dhe të errët, harengave, Legove dhe ëmbëlsirave.

130,30 SEK
117,27 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një vit jetë si danezët
Origjinali: The year of living danishly
Gjinia: Kujtime
Autori: Helen Russell
Shqipëroi: Eliona Balili
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2018
Fq. 296
Pesha: 0.391 kg.
ISBN: 978-9928-21-64-2-7

Mbi librin

Një gërshetim i bukur mes humorit anglez dhe pragmatizmit danez! Pasi i jepet mundësia për të jetuar në rajonin e Jutlandit, gazetarja dhe anglezja tipike Helen Russell zbulon një statistikë befasuese: vendi më i lumtur në botë nuk është "Disneyland"-i, por Danimarka, një vend që shpesh është cilësuar si toka e dimrave të gjatë dhe të errët, harengave, Legove dhe ëmbëlsirave.

Por cili është sekreti i lumturisë dhe suksesit të tyre? Danez i lumtur lind apo bëhesh? Helena mendon se ka vetëm një mënyrë për ta mësuar: të jetojë një vit mes danezëve dhe të përpiqet të zbulojë formulën magjike të lumturisë së tyre.

"Një vit jetë si danezët" shpalos për lexuesit në mbarë botën traditat dhe kulturën aq të veçantë daneze, që nga kujdesi për fëmijët, arsimi, ushqimi, arredimi i shtëpive dhe taksat, të gjitha këto të shoqëruara me një humor të hollë, që përvijohet në të gjithë librin.

Gjithashtu, qëllimi i tij është të tregojë se të gjithë ne mund të jemi më të mirë dhe të jetojmë më të lumtur, nëse marrim pak nga mënyra e jetesës së danezëve.

Detajet e librit
9789928216427
9789928216427
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Leximtari, Bernhard Schlink

Ajo ka një bukuri joshëse, enigmatike dhe është shumë më e madhe se ai... E dëshpëruar, ajo mban një të fshehtë. Një ditë zhduket pa lënë gjurmë. Vetëm shumë vite më vonë, ai e takon përsëri. Një hulumtim gati kriminalistik i një dashurie të çuditshme dhe një të kaluare të ndrydhur.
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000738

Botuesi: Onufri

Ne emer te dashurise, Antonis Samarakis

Me nënshkrimin e një organizate fantazmë të rinjsh "Era e Shpëtimit", nga NË EMËR TË. Është një lëvizje proteste dhe revolucioni kundër "në emër të", të cilat pushtojnë jetën tonë dhe i heqin asaj kuptimin e vërtetë.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Ne të gjallët, Ayn Rand

Botuar për herë të parë në 1936 – ën, tema e këtij romani klasik është beteja e individit kundër shtetit. Përshkruan ndikimin e Revolucionit Rus mbi tri qenie njerëzore, të cilat kërkojnë të drejtën për të jetuar dhe për të ndjekur lumturinë e tyre.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Humnera, Darko Tusevljakovic

Romani “Humnera” është një rrëfim rreth shpërbërjes së një familjeje, një simbolikë e humnerës shpirtërore që shoqëron ngado qenien njerëzore. Në pjesën e parë, në qendër të rrëfimit vendoset një ushtarak që vuan nga çrregullimi i stresit posttraumatik.
79,95 SEK 88,84 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gjethe të kuqe, Paullina Simons

Detektivi Spencer O’Malley, që e takon rastësisht, ndien një tërheqje të papërballueshme për atë studente. Kur merr përsipër të zbardhë çështjen e vrasjes, e merr me vete vorbulla e një bote të mbyllur dhe të mistershme, plot me fajësi, e cila e çon më në fund në një zbulim tronditës dhe hedh dritë mbi të kaluarën e errët dhe mbi dramën e vajzës që ka...
191,89 SEK 213,21 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gjithë brengat e mia të vogla, Miriam Toews

Elfi ka qenë gjithmonë më e bukura. Ajo ka stil, ide brilante, kur e dëgjon, mban ijët me dorë; kryeqytetet e botës e mbulojnë me para, mjaft që ajo të luajë në piano. Po burrat? Burrat i bien në gjunjë, pa përjashtim! Joli është motra e saj xhepshpuar. Ka fëmijë me baballarë të ndryshëm, një të dashur avokat, llogarinë gjithmonë bosh kurse sa për...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Mëkate dimri, Lisa Kleypas

Të kalonte më shumë se një minutë në shoqërinë e viskontit do ta shkatërronte emrin e çfarëdolloj vajze, por jo atë të Evit, e sigurt që nuk donte të hynte në koleksionin e tij të zemrave të thyera.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë, Tatiana Ţîbuleac (E-Book)

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...
59,70 SEK 66,33 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Çifutja e Amsterdamit, Bergljot Hobæk Haff

Në Europën e shekullit XVI, një burrë endet rrugëve bashkë me fëmijën e vet. Me origjinë portugeze, ata ia kanë mbathur nga Italia dhe nga getoja veneciane, duke marrë rrugën drejt Holandës. Sipas vendeve ku kalojnë, fëmija quhet Johan, Hans, Xhovani, Zhan... por emrin e vërtetë e ka Juana. Mërgimi i ka shtrënguar të fshehin identitetin dhe të ndryshojnë...
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Not kundër rrymës, Nenad Joldeski

Joldeski, i njohur për stilin e tij poetik dhe filozofik, krijon një histori që sfidon rrymat e zakonshme të jetës, duke eksploruar ndjeshmëri të thella dhe dilema njerëzore. Një roman që dëshmon se talenti dhe arti i bukur bëhet edhe pranë nesh, ne anën tjetër të liqenit të Ohrit.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Si të jesh parisiane kudo që jeton, Grup Autorësh

Nga katër franceze të mahnitshme - më në fund një opinion i freskët dhe i guximshëm mbi atë se çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh parisiane: mënyra si vishen, si argëtohen dhe si përpiqen të jenë vetvetja. Në paragrafë të shkurtër hokatarë, këto gra parisiane sjellin pikëpamjet e tyre shumë origjinale mbi stilin, kulturën, sjelljen dhe burrat.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje