Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Vreshti i Anxhelikes, Sveva Casati Modignani
  • Vreshti i Anxhelikes, Sveva Casati Modignani

Vreshti i Anxhelikës, Sveva Casati Modignani

Botimet Dudaj

Në librin "Vreshti i Anxhelikës" rrëfehet historia e mrekullueshme e një gruaje, Anxhelikës, e cila si shumë gra të tjera të kësaj fushe, me ide të reja e me guxim çon përpara biznesin familjar të prodhimit të verës, këtë nektar të hershëm e të dëshirueshëm; si dhe historia e Tankredit, një shef kuzhine mjaft i talentuar e i famshëm, me një jetë të turbulluar dhe plot peripeci.

12,84 CHF
11,56 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vreshti i Anxhelikës

Origjinali: La vigna di Angelica

Gjinia: Roman

Autori: Sveva Casati Modignani

Shqipëroi: Geverina Muzhaqi

Shtëpia botuese: Dudaj

Viti: 2018

Fq. 412

Pesha: 0.424 kg.

ISBN: 978-99943-0-518-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në librin "Vreshti i Anxhelikës" rrëfehet historia e mrekullueshme e një gruaje, Anxhelikës, e cila si shumë gra të tjera të kësaj fushe, me ide të reja e me guxim çon përpara biznesin familjar të prodhimit të verës, këtë nektar të hershëm e të dëshirueshëm; si dhe historia e Tankredit, një shef kuzhine mjaft i talentuar e i famshëm, me një jetë të turbulluar dhe plot peripeci.

Vera dhe gatimi i mirë – dy pasione me të cilat populli italian njihet prej kohësh në mbarë botën – ashtu si dhe jetët e dy personazheve, gërshetohen harmonishëm në rrëfim. Çfarë ndodh nëse një gruaje të pashme, të suksesshme dhe të dashuruar pas profesionit të vet i tronditet e gjithë jeta kur zbulon tradhtinë e të shoqit?

Ku e gjen ajo kurajën për t'u ringritur, pasi e gjithë bota t'i jetë thërrmuar përpara syve? A do të arrijë Anxhelika ta shpëtojë vetveten dhe të besojë ende te dashuria?

Mbi autoren

Sveva Casati Modignani është një nga emrat më të dashur të narrativës bashkëkohore: romanet e saj janë përkthyer në njëzet vende të botës, duke arritur një shifër prej njëmbëdhjetë milionë kopjesh të shitura. Autorja vazhdon të jetojë në Milano, në shtëpinë e saj të lindjes, që dikur i përkiste gjyshes së saj.

Detajet e librit
9789994305186
9789994305186
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aleph

Ata, Kay Dick

Timi mori kthesën dhe u fut në xhade. Rrugën për në kotexhin tim e bëmë në heshtje. Ndërsa kalonim pranë shtëpizës gri dëgjuam zëra të mprehtë: bëhej festë. Të gjitha dritat jashtë qenë të ndezura.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Delfini, Aleksandar Prokopiev

Katërmbëdhjetë tregime të përfshira në këtë përmbledhje janë vazhdim i krijimtarisë së deritanishme, në të cilën gërshetohen me sukses karakteristika të letërsisë postmoderniste me vëzhgime intime. Bota rrëfyese e tregimeve të Prokopievit është diku në kufirin midis botëve të ndryshme, midis realizmit dhe fantastikes.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Amerikë '62, de profundis, Panos Ioannides

Libri "Amerikë '62" bazohet në shënimet që shkrimtari Panos Ioannides ka mbajtur diku mes tetorit të vitit 1962 dhe majit 1963 gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2003, kur autori po shkruante një roman autobiografik, përdori shënimet e mbajtura dyzet vite më parë, të cilat nuk e kishin humbur emocionin dhe rëndësinë e tyre.
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Udhëtari dhe drita e hënës, Antal Szerb

Dhoma ndodhej në skajin më të largët të atij qyteti dhe poshtë dritares shpalosej faqja e shkëmbit që zbriste thikë për dyqind metra. Pranë dritares, për ndonjë arsye të pakuptueshme, ishte një derë xhami e hapur në mur.
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Vajza më e bukur e qytetit, Charles Bukowski

Të gjitha rrëfenjat e Bukovskit janë sa të vërteta, aq dhe të ndyra, dhe si të tilla e nderojnë letërsinë: ai tregon ato gjëra që të tjerët i zbukurojnë e i fshehin: dallimin e njerëzve për shkak të gjinisë, varfërinë e përditshme, dhunën dhe ndjenjat e atyre që kruajnë hundët.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Dhimbja, Marguerite Duras

"Dhimbja" na vë përpara një "çrregullimi të frikshëm të mendimit dhe ndjenjës". Në një Paris pranveror, të marrosur prej fundit të luftës, endet Marguerite Duras, e tronditur dhe e zymtë, si gratë e tjera të robërve dhe të deportuarve të luftës që presin lajme në Qendrën Orsej.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Vendimi, Karine Tuil

Karine Tuil na çon në jetën e përditshme të gjyqtarëve hetues anti-terroristë, në zemrën e shpirtit njerëzor, skutat më të errëta të të cilit nuk pengojnë as shpresën dhe as bukurinë.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Zjarret e vjeshtës, Irene Nemirovsky

Një roman tjetër magjepsës, rrëqethës dhe i mrekullueshëm i Irène Némirovsky-t... Subjekti i romanit fillon me Luftën e Parë Botërore dhe mbaron me të Dytën, pak përpara se vetë autorja të rrëmbehet nga kthetrat e çmendurisë njerëzore.
6,55 CHF 7,28 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Shtëpia e fundit para malit, Monika Helfer

Një ditë, në derën e Marisë troket Georgu, një i huaj që flet një gjermanishte shumë ndryshe nga ata. Sapo gruaja mbetet shtatzënë, nisin të gëlojnë thashethemet dhe xhelozia, që përhapen me shpejtësi. Çfarë do të ndodhë kur Jozefi të kthehet nga fronti?
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kentukët, Samanta Schweblin

Personazhe që vijnë nga kontinente të ndryshme, nga çdo moshë dhe status shoqëror, nisin të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes kafshëve shtëpiake robotike të quajtura kentukë. 
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Pa frymë, Lorenzo Amurri

Jeta e tij ishte e bukur: muzikë, miq, drogë dhe rock & roll. Lorenco Amurri ishte njeri me fat, derisa, një ditë, teksa po bënte ski me të dashurën, Johanën, pëson një aksident të rëndë. Një çast më pas, është i shtrirë diku dhe po nxitojnë për në spital. Ofiçina, helikopterë, sulme ushtarakësh të ëndërruar e doktorë të vërtetë.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Mori fund Eddy Bellegueule, Édouard Louis

Nuk doja të rrija afër tyre, nuk pranoja ta ndaja këtë çast me ta. Isha larg tashmë, nuk i përkisja më botës së tyre tash e tutje, letra e thoshte. Shkova fushave dhe eca një pjesë të mirë të natës, freskia e Nordit, rrugët e tokës, aroma e kolzës, shumë e fortë në këtë kohë të vitit. E gjithë nata i qe kushtuar përgatitjes së jetës sime të re larg nga...
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000080

Botuesi: Botimet Dudaj

Ana me sy të gjelbër, Sveva Casati Modignani

Milano. Mëngjes i ftohtë janari. Në funeralin e Çezare Boldranit, një njeri i pasur dhe i pushtetshëm, vështrimet e të pranishmëve janë drejtuar mbi Anën, vajzën dhe trashëgimtaren e vetme të tij. Që nga ai çast, si drejtuese e një perandorie të madhe ekonomike, gruaja do të jetë e detyruar të përballet me të kaluarën e saj.
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000089

Botuesi: Botimet Dudaj

Më në fund një shi diamantesh, Sveva Casati Modignani

Pronari i një shtëpie botuese vdes, duke iu lënë të bijve dhe nipërve një pasuri të pafund dhe një mister të madh: mijëra miliarda, që përbënin një pjesë domethënëse të trashëgimisë, janë zhdukur si kripa në ujë. Leximi i testamentit i hap rrugën kështu, një gjuetie në kërkim të thesarit...
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000091

Botuesi: Botimet Dudaj

Mjellma e zezë, Sveva Casati Modignani

Familja Montalto është saga e tre brezave botuesish përgjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit. Midis pasioneve, intrigave, tradhtive e zhgënjimeve, që shpesh e vënë në rrezik fatin e ndërmarrjes, dalin në pah figurat e Emilianos, i mbiquajtur Mjellma e Zezë, i biri i kryetarit të trungut të familjes, dhe Arletës, gazetares së bukur e të re, të dashuruar me të.
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000094

Botuesi: Botimet Dudaj

Përgjithmonë Xhulia, Sveva Casati Modignani

Ajo është një shkrimtare e afirmuar, ai një kirurg i famshëm. Ndjenja që i bashkon, është aq e madhe, saqë i bën të harrojnë të gjitha hidhërimet, por hija e një sëmundjeje të tmerrshme dhe një akuzë e padrejtë e mposhtin ëndrrën e tyre dhe çmimi për ta jetuar përsëri këtë ëndërr kalon përmes një beteje rraskapitëse
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000096

Botuesi: Botimet Dudaj

Shkëlqimi i jetës, Sveva Casati Modignani

Xhulia de Blasko është një shkrimtare e suksesshme, e cila ka fituar betejën kundër sëmundjes dhe ka fituar dashurinë e Hermes Korsinit, por jeta e saj nuk është e lehtë. I biri, Xhorxhoja, i shkakton shqetësime dhe probleme duke ndikuar negativisht në marrëdhëniet e saj me Hermesin; një situatë kjo prej së cilës përfiton financieri joshës dhe i...
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000417

Botuesi: Botimet Dudaj

Tangoja e harrimit, Sveva Casati Modignani

Njëra është një antikuare tërheqëse, e martuar dhe me një vajzë adoleshente; tjetra një grua e moshuar, e varfër që jeton e vetme në një nënçati prej së cilës kërkon me këmbëngulje të mos largohet për asnjë arsye. Një sërë ngjarjesh dramatike do t'i afrojnë te dy gratë të cilat do të mësojnë të njohin njëra-tjetrën dhe të krijojnë një miqësi të thellë e...
8,67 CHF 9,63 CHF
More
In Stock

Referenca: 2451

Botuesi: Botimet Dudaj

Zemër pasioni, Sveva Casati Modignani

Një libër që flet për pasionet njerëzore, ato që përshkruajnë gjithë këtë histori ku mbizotëron një protagoniste e vendosur të realizojë ëndrrat e saj pa tradhtuar vetveten. Liliana Korti rritet, së bashku me të tre vëllezërit, në një familje punëtore në Milanon e pasluftës. 
8,19 CHF 9,10 CHF
More
In Stock

Botuesi: Botimet Dudaj

Baroni, Sveva Casati Modignani

Personazhi i padeshifrueshëm, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, italo-amerikan, me origjinë fisnike nga ana e nënës, shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit.
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E fshehta e Leonisë, Sveva Casati Modignani

Në një vilë të madhe, në portat e Milanos, jeton Familja Kantoni, pronarë prej tre brezash i rubineterive me të njëjtin emër. Sigurisht, emrat e personazheve janë sa të trilluar, po aq dhe të vërtetë, sepse, siç shprehet vetë shkrimtarja, ajo merr material nga historitë e vërteta që ndodhin në vendin e saj.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pallati Soljano, Sveva Casati Modignani

Është mbrëmje maji, kur në pallatin Soljano - ndërtesa e shtatëqindtës e dinastisë së koralarëve të Kullës së Grekut - bie telefoni. E gjithë familja është mbledhur në tryezë për të ngrënë drekën: Ursula, e shoqja e Eduardit; të pesë fëmijët e tyre; Margarita, e vjehrra; dhe dy bijat e saj. Të gjithë janë në pritje që Eduardi të kthehet.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje