Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Te qete ne kohe lufte, Cristian Crusat
  • Te qete ne kohe lufte, Cristian Crusat

Të qetë në kohë lufte, Cristian Crusat

Te tjere

Ky vëllim me tregime është një libër personazhesh, më shumë se intrigash. Në këto tregime, argumentet thuajse i nënshtrohen konfliktit të disa personazheve, që duket se problemet e tyre i zgjidhin në vetmi dhe jo me gjykimin e shëndoshë, por me shpirtin e tyre sentimental.

5,10 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të qetë në kohë lufte
Origjinali: Tranquilos en tiempo de guerra
Gjinia: Tregime
Autori: Cristian Crusat
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2017
Fq. 72
Pesha: 0.121 kg.
ISBN: 978-9928-02-936-2-2

Mbi librin

Ky vëllim me tregime është një libër personazhesh, më shumë se intrigash. Në këto tregime, argumentet thuajse i nënshtrohen konfliktit të disa personazheve, që duket se problemet e tyre i zgjidhin në vetmi dhe jo me gjykimin e shëndoshë, por me shpirtin e tyre sentimental.

Në tregimet e këtij vëllimi duket se projektohet filmi i një krize, në të cilin parathuhen ndryshime vendimtare, por që kurrë nuk arrijnë të formohen qartësisht në objektivin final të tregimit.

Autorit nuk i intereson përfundimi, zgjidhja e historisë së tyre dhe as ndjekja e rrymës klasike të rrëfimit; atë, mbi të gjitha, e shqetëson tema, thyerja, ndeshtrashat e personazheve të tij, braktisja, e cila i mposht ato me një ashpërsi të ftohtë.

Në këto rrëfime ka një përzierje çudish, ëndrrash, lirizmi, sugjerimesh, që janë në mëshirë të shkopit drejtues, sa të pavendosur, aq edhe të papritur, të Crusat-it dhe që, për pasojë, dikush atje brenda, në thellësi të guvës së këtyre teksteve, gjendet i humbur dhe mrekullisht i çorientuar.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
978992293622
ean13
978992293622
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001331

Botuesi: Toena

Alkimisti, Paulo Coelho

Një fabul magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës. Nis udhëtimin nga shtëpia e tij në Spanjë, në Egjiptit ndeshet me një plak të çmendur ëndrrën e të cili
7,65 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Shkrimtari dhe bota, V. S. Naipaul

Esetë e këtij libri përbëjnë një pjesë të rëndësishme të formimit tim. Në shumë prej tyre flitet për udhëtimet e mia ose, më saktë, për vende të cilat nuk i kisha njohur më parë. Mund të thuhet pa më të voglin dyshim, se këto përvoja i kanë dhënë jetës sime një tjetër dimension.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 3

Gjigant, i pandalueshëm, shpesh i pabesueshëm, ky libër nuk mund të gëlltitet i tëri menjëherë... E, megjithatë, pasi lexuesi ka hyrë në botën e tij të ashpër e të çuditshme, ai ka gjasa të rrijë aty, i mbajtur nga rrëfimi dhe rrjedhja elokuente e ideve.
10,20 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Turpi, Salman Rushdie

Omar Khajam Shakili ka tri mëma që ndajnë simptomat e shtatzënisë, siç kanë ndarë gjithçka tjetër në mënyrë të pandashme. Në gjashtë gjinjtë e tyre, Omari u paralajmërua ndaj gjithë ndjenjave dhe nuancave të turpit.
9,35 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Me shaka…, Domenico Starnone

Prindërit e Marios së vogël duhet të shkojnë në një konferencë matematicienësh, ose thjesht të marrin kohë për të kuptuar nëse martesa e tyre është drejt fundit.
6,97 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001904

Botuesi: Dituria

Spastrimi, Sofi Oksanen

Romani "Spastrimi" i Sofi Oksanen, fitues i shumë çmimeve letrare, është një rrëfenjë jashtëzakonisht tërheqëse për dy gra, te të cilat është ngulitur thellë e shkuara e tyre dhe historia e patreguar dhe e errët e jetës së tyre.
6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Enigma e një fundi, Julian Barnes

Këmbëngulja mbi rolin e kohës dhe qëllimi për "t'i dhënë kuptim mënyrës se si i japim kuptim botës". Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Qeni i pranverës, Patrick Modiano

Në vitin 1964, në një kafene të Parisit, një njeri drejtoi objektivin e Rolleiflexit të tij drejt një çifti të ri të ulur në një tavolinë aty pranë. Kështu tregimtari u njoh me fotografin Fransis Zhansen, me të cilin lidhet një kohë.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Unë jam Eva, Suzanne Goldring

Për adhuruesit e librit “Tatuisti i Aushvicit” dhe “Vajzat e humbura të Parisit” vjen tani një histori e paharrueshme nga Lufta e Dytë Botërore. Një rrëfim fenomenal për kurajën, për dashurinë dhe për të gjitha mizoritë që sjell lufta.
11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Vajzat e fshehta të Kabulit, Jenny Nordberg

Një libër për Afganistatnin, një vend ku shoqëria drejtohet pothuajse tërësisht nga burrat dhe lindja e një djali është arsye për të festuar, ndërsa ardhja në jetë e një vajze është ogur i keq. Azita dhe shoferi i saj iu kanë shpëtuar për punë sekondash disa shpërthimeve.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Fabrikanti i lotëve, Erin Doom

Megjithatë, Nika, e ëmbël dhe e guximshme, është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbrojtur ëndrrën e vet, sepse vetëm nëse do të guxojë të përballet me ankthet që e torturojnë, do të jetë në gjendje, më në fund, të fluturojë e lirë si flutura, emrin e së cilës mban.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Jetë e fshehur, Lee Seung - U

Ki-Hyon edhe pse njeri epsharak dhe i dobët, vuan nga ndjenja e fajit ndaj vëllait të tij më të madh, U-Hyon me pasione të shumta për fotografinë, i cili ka humbur të dyja këmbët në një aksident në ushtri. Egoizmi dhe lakmia e ka shtyrë në një histori të ndërlikuar dashurie me Sunmi-n, që në të vëretë është e dashura e vëllai të gjymtuar.
6,80 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën, Cristian Crusat

Falë një proze jashtëzakonisht elastike, një stili shkrimi endacak, që përshtatet me vendet e ndryshme shpirtërore, fizike apo imagjinare të çdo tregimi, dhe individualitetit të brishtë të personazheve të tij, Crusat – i i çon këto personazhe të rropatura drejt humnerës së frikës, dyshimit dhe dëshirës, që përbëjnë botën bashkëkohore.
5,10 GBP
More
Në gjendje