Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Historia e nje pulebardhe dhe e macokut qe e mesoi te fluturonte, Luis Sepulveda
  • Historia e nje pulebardhe dhe e macokut qe e mesoi te fluturonte, Luis Sepulveda

Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte, Luis Sepulveda

Botimet Dudaj

Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte është libri që ka pushtuar zemrat e miliona lexueve të çdo moshe. Pasi u zhyt në një njollë vaji në ujërat e Detit të Veriut, pulëbardha Kengah, gati duke vdekur, ndalon në ballkonin e maçokut Zorba, të cilit i merr tri premtime: të mos e hajë vezën që ajo po lind, të kujdeset e t'i mësojë të fluturojë të voglit që do të lindë.

600 Lekë
540 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte
Origjinali: Historia de una gaviota y del gato que le enseñó a volar
Gjinia: Roman
Autori: Luis Sepúlveda
Shqipëroi: Liviana Kora
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2016
Fq. 120
Pesha: 0.151 kg.
ISBN: 978-9928-176-22-6

Mbi librin

Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte është libri që ka pushtuar zemrat e miliona lexueve të çdo moshe. Pasi u zhyt në një njollë vaji në ujërat e Detit të Veriut, pulëbardha Kengah, gati duke vdekur, ndalon në ballkonin e maçokut Zorba, të cilit i merr tri premtime: të mos e hajë vezën që ajo po lind, të kujdeset e t'i mësojë të fluturojë të voglit që do të lindë.

Pas vdekjes së Kengah, Zorba e pret vezën e kur hapet, e fsheh pulëbardhën e sapolindur nga sytë e një komuniteti felin në portin e Hamburgut. Po si mundet një maçok ta mësojë të fluturojë?

Në një histori që ka finesën e një përralle dhe forcën e një parabole, shkrimtari i madh kilian prek një nga temat e veta më të dashura: dashurinë për natyrën, bujarinë e painteres dhe solidaritetin, edhe mes të ndryshmish.

Mbi autorin

Luis Sepúlveda lindi në veri të Kilit në 1949, u detyrua të braktiste atdheun për shkak të përfshirjes së tij në aktivitetet politike gjatë lëvizjeve studentore, e cila përfundoi në burgosje nga regjimi i gjeneralit Pinoçet.

Për shumë vite udhëtoi nëpër Amerikën Latine dhe Europë, duke punuar në vende të ndryshme. Që nga 1997 Sepúlveda ka jetuar në Gijon, Spanjë. Ky autor ka fituar çmime të panumërta letrare.

"Letërsia është mënyra më e mirë për të zhdukur kufijtë, për të harruar, për të bërë të mundur që njeriu të udhëtojë lirisht në territoret e imagjinatës, në atë territor që nuk njeh as kufij as atdhe".

Idealit të një letërsie si mision - në mbrojtje të më të dobtëve, të të harruarve të kësaj bote të plagosur - nga këto është frymëzuar Luis Sepúlveda, i konsideruar tashmë si një autor mit i letërsisë amerikano-jugore.

Detajet e librit
9789928176226
9789928176226
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Netët e vështira, Dino Buzzati

"Netët e vështira", doli në qarkullim në shtator '71 dhe është libri i fundit i botuar nga Buzzati kur ishte ende gjallë. Në këtë përmbledhje me pesëdhjetëenjë tregime, ai operon me të gjitha dimensionet e fantazisë, me regjistra të lartë të satirës, ironisë, sarkazmës, groteskut, sureale.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Perandori ose syri i erërave, Baltasar Porcel

Në atë verë të vitit 1809, ujërat e qeta dhe të kthjellëta të gjirit të Kabrerës ndriçojnë me një dritë të keqe zbarkimin e nëntë mijë ushtarëve të ushtrisë perandorake. Ata janë syrgjynosur, pas kapitullimit në Baleare, në atë ishull të vogël të shkretë, pa ligje, pa shpresë, pa rrugëdalje, të robotizuar në copëza të hedhura në zbrazëtinë kozmike.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2968

Botuesi: Botimet Dudaj

Hija e tim vellai, Uwe Timm

Përse vëllai u regjistrua vullnetarisht në trupat SS? Ç'qëndrim mbajti ai në lidhje me detyrimin për të vrarë? Ç'mundësi iu dhanë apo nuk iu ofruan kurrë? Cila është pjesa e fajit dhe e veprimit të ndërgjegjshëm te prindërit që la pas? Një jetë e shkurtër që lë shumë pyetje të hapura.
630 Lekë 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2795

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije te cliruara, E. L. James, vol. 3

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Mësuesja, Freida McFadden

Vitin e kaluar, shkolla e mesme "Kejsham" u trondit nga skandali mes një nxënëseje dhe një mësuesi. Në qendër të ciklonit u vendos Adi, një nxënëse e ndrojtur dhe e mbyllur në vetvete. Por Eva e dinte se, pas këtyre thashethemeve të shëmtuara kishte diçka më tepër nga sa dukej.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2139

Botuesi: Skanderbeg Books

Lolita, Vladimir Nabokov

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001696

Botuesi: Toena

Ne emer te te gjithe njerezve, Martin Gray

Tetëdhjetë e dy vjeçari Martin Gray është kujtesa e gjallë e tragjedisë së shekullit XX dhe mishërimi i shpresës te jeta. I arratisur nga kampi i shfarosjes në Treblinka, luftëtar i getos së Varshavës, ai hyn në triumfues në Berlin me ushtrinë ruse. Në shtetet e Bashkuara bëhet i pasur. Në Francë ku jeton tashmë, tragjedia e g
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Dita Ditës, Terezia Mora

Romani fillon me një pamje të dhunshme: Një burrë gjendet i varur kokëposhtë në një kënd lojërash të një lagjeje të rrënuar të një metropoli gjerman. Është Abel Nema, një fenomen gjuhësor që di dhjetë gjuhë, por që rrallë e dëgjon t'i përdorë ato në bisedat e përditshme.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Gra në hije, Kristin Hannah

E pastër dhe e papërvojë sa edhe djemtë e dërguar në Vietnam për të luftuar, Frenki mbingarkohet nga kaosi dhe shkatërrimi i luftës. Çdo ditë është si një bast mes jetës dhe vdekjes.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000599

Botuesi: Skanderbeg Books

Prill ne Paris, Michael Wallner

Rreshteri i ushtrisë gjermane, Roti, vendoset në Pars në shërbim të forcave naziste. Gjatë ditës ai është i pranishëm në seancat e torturave ndaj antarëve të Rezistencës antinaziste, por në mbrëmje ai shndërrohet në zoti Antuan, që ndryshon veshje dhe sjellje dhe endet nëpër Parisin e mrekullueshëm, por të pushtuar prej bashkëkombësve të tij.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Korrigjimet, Jonathan Franzen

Lambertët, një familje gati tradicionale e mesperëndimit amerikan, po shpërbëhet diku mesit të shekullit të njëzetë. Të tre fëmijët e Alfredit dhe Enisdës, largohen dhe nisin secili një jetë të re në lindje të vendit.
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000718

Botuesi: Onufri

Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001527

Botuesi: Skanderbeg Books

Festa e Cjapit, Mario Vargas Llosa

Dyzetenëntëvjeçarja, Urani Kabral, një grua e ftohtë dhe ngurtë, por që dikur ka qenë një vajzë e brishtë dhe ndjeshme, është rikthyer të vizitojë atdheun e saj, Republikën Domenikane. E gjurmuar gjithë jetën nga ndjenja e terrorit, e zbrazëtisë dhe e humbjes, Urania e gjen veten duke u endur rrugëve të qytetit të saj të lindjes dhe duke përsjellë në...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001528

Botuesi: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Pedro Paramo, Rrafshina në flakë, Juan Rulfo

"Pedro Paramo" cilësohet si një ndër romanet themelorë të letërsisë hispano-amerikane të shekullit XX. Rulfo shkroi vetëm këtë roman dhe përmbledhjen e shkurtër me tregime "Fusha në flakë", të dy të botuar në vitet 1953-1955. Më pas nuk shkroi më asgjë deri në vdekje, në vitin 1986.
720 Lekë 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Jeto për ta treguar, Gabriel Garcia Marquez

Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Jeto për ta treguar, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet 50', kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje