Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Asgje s'i kundervihet nates, Delphine de Vigan
  • Asgje s'i kundervihet nates, Delphine de Vigan

Asgjë s'i kundërvihet natës, Delphine de Vigan

Pegi

A arrijmë t'i njohim deri në fund prindërit tanë, misteret, vuajtjet, halucinacionet, fëmijerinë dhe familjen që i ka formuar, e që kanë ndikuar gjithmonë mbi ta dhe mbi ne, qoftë edhe në mënyrë të pavetëdijshme?

9,25 GBP
8,33 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Asgjë s'i kundërvihet natës
Origjinali: Rien ne s'oppose alla nuit
Gjinia: Roman
Autori: Delphine de Vigan
Shqipëroi: Krenar Hadëri
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 376
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-200-60-0 

Mbi librin

A arrijmë t'i njohim deri në fund prindërit tanë, misteret, vuajtjet, halucinacionet, fëmijerinë dhe familjen që i ka formuar, e që kanë ndikuar gjithmonë mbi ta dhe mbi ne, qoftë edhe në mënyrë të pavetëdijshme?

Në 2008, në moshën 71-vjeçare, Lysila vret veten. Këtë do ta zbulojë e bija, Delfina, autorja e këtij libri. Një mëngjes janari, ajo hyn në dhomën e saj dhe e gjen të ëmën shtrirë në shtrat, pa fill jete. Pyetjes "pse e bëri?" nuk mund t'i gjesh përgjigje dhe Delphine de Vigan, prej kohësh shkrimtare e njohur, i bën ballë tundimit për t'i kushtuar një libër.

Por, "një dritë e fshehtë që vjen nga e zeza" e cyt dhe e shtyn të marrë penën në dorë, sidoqoftë e sigurt që "me anë të të shkruarit asgjë s'mund të zbulosh. E shumta, të jep mundësinë të ngresh pyetje e të rrëmosh në kujtesë".

Lysila ishte një grua e bukur, që e admironin dhe e donin të gjithë, por që mbarte brenda vetes një plagë të thellë. "Dhembja e Lysilës, nënës sonë, na ka shoqëruar të dyja, mua dhe time motër, përgjatë fëmijërisë, e më pas, në gjithë jetën tonë...

Familja ime personifikon njëherësh, anën më të gjallë dhe të mahnitshme të haresë dhe jehonën e pareshtur të të vdekurve, trokitjen e fatkeqësisë. Sot jam e vetëdijshme që ajo pasqyron, ashtu si në shumë familje të tjera, fuqinë shkatërruese të Fjalës dhe të heshtjes.

Ky libër ndoshta nuk është gjë tjetër veçse historia e një kërkimi, i cili mbart në vetvete gjenezën e tij, përçartjet e rrëfimit, përpjekjet e pambarimta. Një lloj hovi, ndonëse ngurrues dhe i mangët, nga unë te nëna ime."

Në këtë kërkim të jashtëzakonshëm në thellësitë e kujtesës së familjes, aty ku kujtimet më të shndritshme jetojnë krah për krah me sekretet më të tmerrshme, shpalosen me forcë të gjitha jetët tona, mëkatet dhe plagët e tyre.

"Asgjë s'i kundërvihet natës" ka fituar katër çmime të rëndësishme (Prix du roman Fnac 2011; Prix Renaudot des lycéens 2011; Prix roman France Télévisions 2011; Grand prix des lectrices de Elle 2012) dhe ka shitur mbi gjysmë milion kopje vetëm në Francë. Ai është përkthyer në tridhjetë vende të botës.

Fragmente nga libri

Disa javë më vonë, im bir po më sillte në vete: "Thuaji gjërat siç janë. Gjyshja kishte vrarë veten". Po, i kishte dhënë fund vetes, kishte ulur perden, ishte shpallur e mundur, kishte hequr dorë nga jeta, kishte thënë stop, basta, terminado, dhe ajo kishte mjaft arsye për të mbërritur deri aty.

T'i afrohesh Lysilës, me të gjitha përkujdesjet e botës ose me forcë, do të thotë gjithashtu t'u afrohesh edhe të tjerëve, të gjallëve, veç të tjerash, edhe me rrezikun që t'u largohesh. Edhe motrës sime, i kam kërkuar ashtu si edhe të tjerëve të më flasë për Lysilën, të më huazojë kujtimet e saj.

Mërzia nuk është kurrë kalimtare. Për këtë mërzi ka gjithnjë një ilaç, por ai është radikal dhe i papëlqyeshëm për të tjerët (disa do të plaken, disa do të vdesin). Do të kisha dashur të kisha ndonjë sëmundje të padurueshme vetëm një rrufë.

Komente mbi librin

"Kthjelltësia, modestia, delikatesa, objektiviteti, arti i rrëfimit... Kjo biografi familjare na rrëmben nga fillimi deri në fund. Kjo odise vetjake dhe universale është tërheqëse, çorientuese, tronditëse... Mjeshtërore."

Le Figaro

"Ndoshta, aspekti më mahnitës i këtij romani është fakti që, teksa prekim qendrën e tragjedisë, autorja na shtyn papritmas në zemrën e zhurmshme, të çmendur dhe aq bujare të së ëmës dhe të familjes së saj të hareshme e të shkatërruar."

The New York Times

"Një nga librat më mallëngjyes të viteve të fundit."

Le Temps

"Asgjë s'i kundërvihet natës" është një rrëfim delikat dhe tërheqës, që i bën jehonë plagëve të secilit prej nesh..."

L'Express

Mbi autoren

Delphine de Vigan është autorja e mirënjohur e bestsellerave "No et moi", "Rien ne s'oppose à la nuit" dhe "Les Heures souterraines" të përkthyer në mbarë botën. Ajo është autore e shtatë romaneve falë të cilave ka fituar shtatë çmime të ndryshme letrare, midis të cilave çmimin "Renaudot des lycéens" (2011), çmimin "Fnac" (2011) dhe Çmimin e librarëve (2009). Autorja ishte gjithashtu një nga finalistët e çmimit "Goncourt" në vitin 2009.

Detajet e librit
9789928200600
9789928200600
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Pesha e dashurisë, Sara Stridsberg

Ajo rrëfen me pasigurinë e adoleshentes, që në spitalin psikiatrik ka rënë në dashuri, dhe të gruas, që tashmë ka një fëmijë, të cilin e rrit vetë duke e mbajtur sëmundjen dhe të atin në një largësi sa intime aq edhe të trishtueshme.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Nesër një botë e re na pret, Henriette Roosenburg

Në mes të ushtarëve aleatë që ruajnë territorin, nazistëve në arrati dhe gjermanëve të kujdesshëm apo edhe armiqësorë, sepse janë ende besnikë ndaj regjimit, mes trukeve të panumërta, shkëmbimeve dhe peripecive, protagonistët e kësaj rraskapitjeje, përmes shumë peripecive do të kenë përfundimisht sukses: përqafimin me familjet e tyre në shtëpi. 
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dëmi, Josephine Hart

Tronditës dhe i shkëlqyer, Dëmi është vlerësuar si një kryevepër - një rrëfim i guximshëm për rreziqet e obsesionit dhe se sa shkatërruese mund të jenë pasojat e tij.
7,49 GBP 8,33 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Më fol për dashurinë, Philipe Claudel

Po të fëlliq kujtimet më të bukura? Mos fol për gjëra që as nuk i mban mënd dhe as i njeh! Ti nuk mban mend as datën tonë të martesës! As datëlindjet e fëmijëve! Dhe për më tepër nuk jam e sigurtë nëse di datëlindjen tënde! Ti ke në vend të zemrës një gur! Lumturia e të tjerëve nuk të intereson!
2,91 GBP 3,24 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

NJë film 3000 metra, Victor Català

Nga një pozicion kulturor i supozuar në mënyrë të përsosur, me një vetëdije të qartë letrare dhe guxim sfidues (dinjiteti i konsumit kulturor popullor), Victor Català na ofron një vepër të matur, që në kohën e saj nuk mund të vlerësohej.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Pas tërmetit, Haruki Murakami

Çfarë na ndodh kur befas toka lëkundet nën këmbët tona dhe muret e shtëpisë na dridhen papandehur, duke ta shembur ndjesinë e sigurisë së truallit të fortë ku po rri? Pasojat janë shumë të pakëndshme. Të gjashtë historitë e këtij libri eksplorojnë pasojat psikologjike që mund të ketë një tërmet, edhe sikur ai të ndodhë shumë larg.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ishulli, Victoria Hislop

Ishulli i vogël i Spinalongës ka qenë gjithmonë aty, prej shumë e shumë kohësh, aty përballë ishullit të madh të Kretës, i vogël dhe ftues. Historia e tij dhe e banorëve që e populluan atë gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të, histori së cilës i kushtohet ky roman, është sa e pabesueshme aq edhe e vërtetë, e dhimbshme, shenjësuese, tronditëse,...
11,66 GBP 12,95 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Macja dhe miu, Günter Grass

 Por, nga ana tjetër, këto veprime të çuditshme të Malkes nxjerrin në pah errësirën që ka krijuar dhuna naziste, lufta dhe pasojat e saj në zemrat e një kombi. Me një përzierje delikate të humorit dhe të fuqisë së rrëfimit.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Neraida

Më quajnë Ana, Maria Cirita

Besoj se Ai atje lart nuk e ka harruar asnjëherë dhe thjesht kishte ardhur ora për të paguar. Prandaj ula kokën dhe pranova ndëshkimin. Pranova të jetoj e vazhdoj të jetoj, ndërsa vdekja do të qe shëlbim.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Guximi që u duhet lumenjve, Emmanuelle Favier

Manushja është betuar të bëhet burrneshë. Që nga dita kur i presin shkurt flokët e artë, që ia djegin para kuvendit të burrave në një zjarr ku hedhin pajën e qepur për tri vite rresht, ajo vesh tirqit e burrave, vë qeleshen mbi kokë dhe të gjithë burrat e respektojnë dhe e konsiderojnë të barabartë me ta.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kopshti nën dritën e hënës, Corina Bomann

Lili Kaizeri ka bërë paqe me jetën e saj vetmitare, por pa probleme, si vejushë, ama kur një i panjohur i çon një violinë në dyqanin e saj të antikave në qendër të Berlinit dhe i thotë se ajo i përket, jeta e saj do të ndryshojë rrjedhë. Pse duhet të trashëgojë një objekt aq të çmuar?
10,82 GBP 12,03 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000727

Botuesi: Onufri

Vajza e portokalleve, Jostein Gaarder

Gaarder vazhdon të na befasojë me ndodhitë dhe me portretet e jashtëzakonshme të personazheve që gjallojnë brenda librave të tij. Xhorxhi, një fëmijë katërmbëdhjetëvjeçar, një ditë gjen një letër, që babai i tij ia kishte shkruar përpara se të vdiste.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Ne gjendje