- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Ishulli i vogël i Spinalongës ka qenë gjithmonë aty, prej shumë e shumë kohësh, aty përballë ishullit të madh të Kretës, i vogël dhe ftues. Historia e tij dhe e banorëve që e populluan atë gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të, histori së cilës i kushtohet ky roman, është sa e pabesueshme aq edhe e vërtetë, e dhimbshme, shenjësuese, tronditëse, frymëzuese dhe e papërsëritshme.
Titulli: Ishulli
Origjinali: The Island
Gjinia: Roman
Autori: Victoria Hislop
Shqipëroi: Platon Pulla
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 424
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-9928-4271-4-4
Ishulli i vogël i Spinalongës ka qenë gjithmonë aty, prej shumë e shumë kohësh, aty përballë ishullit të madh të Kretës, i vogël dhe ftues. Historia e tij dhe e banorëve që e populluan atë gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të, histori së cilës i kushtohet ky roman, është sa e pabesueshme aq edhe e vërtetë, e dhimbshme, shenjësuese, tronditëse, frymëzuese dhe e papërsëritshme.
Spinalonga ishte ishulli i lebrozëve, të përjashtuarve nga komuniteti i njerëzve të shëndetshëm, që detyroheshin nga shoqëria e asaj kohe të jetonin aty për shkak të sëmundjes së tyre të tmerrshme, të izoluar, të përbuzur, të tmerruar nga fundi i pashmangshëm. Pikërisht ky ishull dhe banorët e tij të stigmatizuar janë kryesisht në qendër të ngjarjeve të këtij romani.
Historia e tyre e mahnitshme, dëshira dhe dashuria e tyre për jetën, betejat e tyre të përditshme të vogla e të mëdha, ambiciet njerëzore, dashuritë e lindura mes dëshpërimit dhe shpresës janë në thelb indet e kësaj proze që të mrekullon në çdo faqe të saj.
Eleni, Maria, Ana, Jorgji, Dhimitri, Manoli, Sofia, Andoni, Fotinia, Aleksis janë personazhe të ndërtuara me aq mjeshtëri nga autorja britanike Victoria Hislop, sa herë-herë të duket sikur ajo ka lindur e ka jetuar në Kretë gjithë jetën e vet.
Fuqia e artit të saj të shkruar të prek në ndjenjat më të thella të njerëzore, të injekton pendesë, humanizëm, optimizëm, shpresë e mbi të gjitha të bën të jetosh në detaje kalvarin e një komuniteti njerëzish të përjashtuar nga shoqëria por që ditë të jetonin e të vdisnin plot dinjitet të përligjur. Një roman epope, që herët a vonë, kam bindjen se nuk do ta lini pa lexuar.
Afër molit të Pllakës, ishte mbledhur një turmë në shesh për të parë këtë grup të çuditshëm njerëzish. Para pak ditësh, Jorgji i kishte çuar Petro Kondomarit një letër nga Athina, me të cilën e informonin për mbërritjen e pritshme të lebrozëve. Ishin marrë vesh mes tyre që këtë gjë ta mbanin të fshehtë.
Perspektiva e mbërritjes së njëkohshme në Spinalonga të njëzet e më tepër pacientësh të rinj, do të shkaktonte panik mes banorëve të kolonisë. Të vetmen gjë që i kishin thënë Kondomarit ishte se këta lebrozë kishin shkaktuar probleme në spitalin e Athinës dhe për rrjedhojë i dërguan në Spinalonga. I transportuan si kafshë me anije nga Pireu në Iraklio, në një udhëtim që zgjati dy ditë në një det shumë të egërsuar.
Të trullosur siç ishin nga udhëtimi, i futën në një anije më të vogël me destinacion Pllakën. Prej andej, Jorgji do t'i transportonte gjashtë e nga gjashtë drejt stacionit të fundit të udhëtimit të tyre. Ishte e qartë për të gjithë se kjo turmë e rreckosur njerëzish të keqtrajtuar dhe të braktisur, nuk do të mbijetonte për shumë kohë me një trajtim të tillë.
Fëmijët e fshatit në Pllaka, pa pasur frikë nga ajo që do të shihnin, ishin mbledhur për të parë. Mes tyre ndodheshin Fotinia me Anën dhe Marian, dhe Ana i bënte vazhdimisht pyetje të atit të saj, kur ai po çlodhej paksa, para se të bënte rrugën e fundit.
- Përse ndodhen këtu? Çfarë kanë bërë? Përse nuk mund të qëndronin në Athinë? – kërkonte që të mësonte ajo. Jorgji nuk kishte përgjigje konkrete për pyetjet këmbëngulëse të saj. Por i tha një gjë. Ndërsa po transportonte grupin e parë të tyre për në ishull, qëllimisht kishte ndjekur diskutimet e tyre dhe, me gjithë zemërimin dhe zhgënjimin e tyre, zërat që ai dëgjoi u takonin njerëzve të arsimuar dhe të kompletuar.
- Nuk kam përgjigje për ty, Ana, - i tha. – Por Spinalonga do të gjejë vend për ta, kjo ka rëndësi.
- Po nëna jonë? – këmbënguli ajo. – Jeta e saj do të përkeqësohet më tepër se kurrë.
- Them se e ke gabim, - tha Jorgji, duke përdorur një pjesë të atyre rezervave kolosale të durimit që ruante për bijën e tij më të madhe. – Këta të sapoardhur mund të jenë gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur ndonjëherë në ishull.
- E si mund të ndodhë kjo?, – e ngriti zërin Ana plot mosbesim. – Ç'do të thuash? Ngjajnë me kafshë! Kishte të drejtë. Me të vërtetë ngjanin me kafshë dhe të stivosur si dhentë në kafaz, kishin pasur trajtim pak më të mirë në krahasim me to.
Jorgji i ktheu shpinën së bijës dhe u drejtua për te barka e tij. Këtë radhë kishte vetëm pesë pasagjerë. Kur mbërritën në Spinalonga, të porsaardhurit e tjerë silleshin lart e poshtë. Ishte hera e parë në tridhjetë e gjashtë orët e fundit që patën mundësi të qëndronin në këmbë. Katër gratë, që ishin mes tyre, qëndronin të heshtura, të përqafuara me njëra- tjetrën. Petro Kondomari shkonte sa te njeri sa te tjetri duke i pyetur për emrin, moshën, profesionin dhe vitet që nga diagnostikimi i parë.
Për sa kohë bënte këtë punë, mendja i punonte si e çmendur. Çdo minutë shtesë, që mund t'i mbante aty me këtë procedurë burokratike, i jepte më tepër kohë se mos ndoshta i vinte ndonjë frymëzim se ku, për atë Zot, do të strehoheshin këta njerëz. Çdo sekondë zvarritjeje, vononte momentin që do t'i udhëhiqte përmes tunelit për të konstatuar se nuk kishte shtëpi për ta dhe se potencialisht ndodheshin në gjendje më të keqe sesa në spitalin e Athinës.
Çdo pyetësor i shkurtër kërkonte disa minuta dhe kur mbaruan, një gjë e kishte të qartë. Në të kaluarën, kur mblidhte të dhëna për të sapoardhurit, shumica e tyre ishin peshkatarë, fermerë të vegjël apo dhe dyqanxhinj. Këtë radhë, kishte një listë prej profesionistësh të arsimuar: avokatë, mësues, mjekë, arkitektë, botues, inxhinierë... dhe lista vazhdonte.
Kjo ishte një kategori njerëzish krejt e ndryshme nga ata që përbënin masën kryesore të banorëve të Spinalongës, dhe për një moment Kondomari u ndje paksa i frikësuar përballë këtij grupi qytetarësh nga Athina që kishin mbërritur aty me pamje prej lypsari.
Tashmë kishte mbërritur momenti që t'u tregonte botën e tyre të re. Kondomari u priu brenda tunelit. Ishte përhapur lajmi se kishin mbërritur të rinj dhe njerëzit dilnin nga shtëpitë e tyre për t'i parë. Në shesh, të ardhurit nga Athina u ndalën pas atij që i printe, i cili u kthye për t'i vështruar në pritje të vëmendjes së tyre për t'u folur.
- Si një masë e përkohshme, përveç grave, të cilat do të strehohen në një dhomë bosh në majë të kodrës, ju do të strehoheni në bashki.
Tani rreth tyre ishte grumbulluar një turmë dhe mbi kokat e tyre, teksa dëgjonin njoftimin e mësipërm, endej një mërmërimë shqetësimi. Ndërkohë Kondomari, ishte i përgatitur se plani i tij do të pritej me kundërshtime, prandaj dhe vazhdoi:
- Dua t'ju siguroj se kjo është vetëm një masë e përkohshme. Ardhja juaj e rrit numrin e popullsisë këtu pothuajse dhjetë për qind dhe tani presim nga qeveria që të akordojë fonde për banesa të reja, ashtu siç na ka premtuar prej kohësh.
Arsyeja e kundërshtimit të përdorimit të godinës së bashkisë si mjedis strehimi ishte se aty zhvillohej jeta shoqërore e Spinalongës, sido që të ishte ajo. Përfaqësonte, më shumë se çdo gjë tjetër, normalitetin social dhe politik të jetës në Spinalonga, dhe rekuizimi i saj ngjante me privim të banorëve nga një element kyç.
Por a ekzistonte diçka tjetër? Vetëm një dhomë bosh te "pallati", te godina e re dhe e ftohtë, dhe aty do të strehoheshin gratë nga Athina. Kondomari do t'i kërkonte Elpidhës t'i çonte aty, ndërsa vetë do të ndihmonte burrat që të rregulloheshin në apartamentet e tyre të improvizuara. Zemra iu mbush me dëshpërim sapo mendoi detyrën që duhej të kryente gruaja e tij. Ndryshimi i vetëm midis godinës së re dhe një burgu ishte fakti se dyert mbylleshin nga brenda dhe jo nga jashtë. Por për burrat ekzistonte vetëm godina e bashkisë.
Atë natë, Spinalonga u bë shtëpia për njëzet e tre të sapoardhurit nga Athina. Shpejt, shumë prej atyre që ishin mbledhur për të soditur këtë pamje, e kuptuan se duhej një veprimtari më konstruktive dhe ofruan ushqime, pije dhe mbulesa. Çfarëdolloj dhurate nga ato pak gjëra që kishin, nënkuptonte një sakrificë të madhe nga ana e tyre, por të gjithë, me përjashtim të pak vetëve, ofruan diçka.
Ditët e para, pak pas mbërritjes, ishin shumë të tensionuara. Të gjithë prisnin për të parë çfarë pasojash do të kishte mbërritja e të rinjve, por për dyzet e tetë orë me radhë shumica prej tyre nuk u dukën fare, sepse e kalonin kohën të shtrirë dhe në apati në shtretërit e tyre të improvizuar.
Mjeku Lapaqi i vizitoi dhe vuri re se të gjithë vuanin jo vetëm nga lebra, por edhe prej torturave të një udhëtimi pa ushqim dhe pa ujë të mjaftueshëm, dhe pa qëndruar në hije, por nën diellin përvëlues. Secilit prej tyre do t'i duheshin mjaft javë për të marrë veten nga muajt, ndoshta edhe vitet e keqtrajtimeve që u ishin nënshtruar para se të niseshin nga Athina.
Lapaqi kishte dëgjuar se nuk kishte ndonjë diferencë të dukshme mes kushteve të spitalit të lebrozëve dhe kushteve të burgut, i cili ndodhej disa qindra metra më tutje, në skajin e qytetit. Tregonin histori sipas të cilave lebrozët ushqeheshin me mbeturinat e ushqimeve të burgut dhe se rrobat e tyre ishin rrecka që vinin prej kufomave të spitalit qendror të qytetit. Shumë shpejt e mori vesh se të gjitha këto nuk ishin thjesht një legjendë.
Të gjithë të sëmurët i ishin nënshtruar trajtimit barbar, dhe ky grup që kishte mbërritur në Kretë ishte forca lëvizëse e një rebelimi. Ishin kryesisht profesionistë, njerëz të shkolluar, kishin udhëhequr një grevë urie, kishin hartuar letra, që u shpërndanë fshehurazi nëpër miq e politikanë dhe shkaktuan trazira në të gjithë spitalin. Por në vend që të binte dakord për disa ndryshime, drejtori i spitalit vendosi që t'i syrgjynoste, ose, siç preferonte ta quante ai, "t'i transferonte në një mjedis më të përshtatshëm". Flakja e tyre në Spinalonga shënoi një fund për ta dhe një fillim të ri për ishullin.
Elpidha i vizitonte gratë çdo ditë dhe shpejt ato e rimorën veten aq sa të ishin në gjendje të eksploronin ishullin dhe të pinin kafe në shtëpinë e Kondomarit, madje filluan të planifikonin sesi do ta shfrytëzonin atë sipërfaqe të vogël që ishte pastruar për kultivimin e zarzavateve. Shpejt e kuptuan se kjo mënyrë jetese përbënte një përmirësim në krahasim me të mëparshmen. Të paktën kjo ishte jetë.
Kushtet në spitalin e Athinës ishin të tmerrshme. Flakët e ferrit s'mund të ishin më mbytëse sesa zagushia verore në dhomat e tyre të vogla dhe klaustrofobike. Nëse këtyre u shtojmë edhe minjtë që gërryenin dyshemenë natën, ato kishin ndjesinë se vlenin më pak se insektet.
Përkundrazi, Spinalonga ishte parajsë. U ofronte liri që nuk e kishin përfytyruar; ajër të pastër, cicërima zogjsh dhe një rrugë ideale për të shëtitur. Këtu do të mund të rizbulonin dinjitetin e tyre njerëzor që e kishin humbur. Gjatë ditëve të udhëtimit të tyre nga Athina, disa menduan të vetëvriteshin, sepse mendonin se po i dërgonin në ndonjë vend edhe më të keq sesa ferri i papranueshëm në të cilin luftonin për të mbijetuar.
Nga dritarja e katit të dytë të godinës në Spinalonga, gratë mund të sodisnin diellin teksa lindte, dhe gjatë ditëve të para të qëndrimit të tyre në ishull, ishin magjepsur me pamjen që u ofronte agimi i ditës.
Atom transformuan në banesë mjedisin që iu kishin ofruar. Basmat e qëndisura prej pambuku, që vareshin nëpër dritare dhe mbulesat e thurura në krevatet e tyre e transformuan dhomën dhe e bënë të dukej si një banesë karakteristike kretase.
Pas dimrit më të mirë për shumë vite me radhë, erdhi pranvera më e shndritshme e Spinalongës. Nuk ishin vetëm qilimat prej lulesh të egra, që shtriheshin nëpër pllajat e pjesës veriore të ishullit dhe mbinin në çdo të çarë të shkëmbinjve, por edhe ndjesia e një jete të re që i ishte përçuar komunitetit.
Rruga kryesore e Spinalongës, që vetëm pak muaj më parë ishte një rresht ndërtesash gati për t'u rrëzuar, ishte shndërruar tani në një varg të bukur dyqanesh me grila dhe me dyer të lyera rishtazi në ngjyrë bojëqielli dhe jeshile.
Tani ekzistonin vende ku pronarët e dyqaneve ekspozonin mallrat e tyre duke i reklamuar dhe banorët e ishullit blinin jo vetëm sepse u duheshin por edhe për kënaqësi. Për herë të parë ishulli kishte ekonominë e vet. Njerëzit ishin produktivë: shkëmbenin produkte, blinin dhe shisnin, disa herë me fitim, disa herë me humbje.
Kafeneja gjithashtu lulëzonte dhe u hap edhe një tavernë e specializuar për kakavia, supë peshku, të cilën e gatuanin përditë me produkte të freskëta. Një prej vendeve ku mblidheshin më tepër njerëz në rrugën kryesore, ishte berberi. Stelios Vandhis kishte qenë dikur berberi më i mirë i Rethimnos, qytetit më të madh të Kretës, por e kishte braktisur zanatin kur u internua në Spinalonga.
Sapo Papadhimitriu mori vesh se mes tyre ishte një mjeshtër i tillë, këmbënguli që Vandhis të vazhdonte zanatin e tij. Athinasit ishin të gjithë sqimatarë. Kishin krekosjen fodulle të qytetit dhe në të kaluarën shijonin ceremonialin e përkujdesjes pesëmbëdhjetëditore për flokët dhe mustaqet, gjendja dhe forma e të cilave pothuajse përcaktonte burrërinë e tyre.
Jeta kishte filluar të bëhej më e mirë tani që kishin gjetur dikë i cili mund t'i shndërronte përsëri në njerëz joshës. Nuk kishin ambicie për të pasur një stil personal të qethuri, por të kishin flokë të bukur, të qethur mirë dhe njësoj si të tjerët.
- Stelio, - ia bënte Papadhimitriu, - më bëj si Venizellosi më i mirë. Venizellos, avokati kretas që u bë kryeministër i Greqisë, konsiderohej se kishte mustaqet më të bukura në botën e krishterë, dhe Papadhimitriut i takonte, thoshin burrat me humor, që ta imitonte, përderisa qartazi shfaqte ambicien për të kapur një post drejtues në ishull.
- Bashkëqytetarë të Spinalongës, - filloi ai. – Dëshirat e mia për ishullin janë dhe dëshirat tuaja, - i fliste grumbullit të njerëzve, që ishin mbledhur në sheshin e vogël jashtë bashkisë, natën pas zgjedhjeve. Sapo ishte konfirmuar numërimi i votave dhe ishte shpallur rezultati.
- Tashmë e kemi shndërruar Spinalongën në një vend më të qytetëruar, dhe në disa drejtime tani është një vend më i mirë për të jetuar në krahasim me qytetet dhe fshatrat që na shërbejnë. Zgjati dorën dhe tregoi Pllakën. – Kemi dritë elektrike, ndërsa Pllaka jo, Kemi personel mjekësor të zellshëm dhe mësuesen më të përkushtuar. Në bregun matanë, shumë njerëz jetojnë në varfëri, ndërsa ne jo. Javën e kaluar, erdhën këtu te ne disa nga Elunda. Dëgjuan fjalë për prosperitetin tonë dhe erdhën për të kërkuar ushqime prej nesh. A nuk tregon kjo një përmbysje? Në turmë u dëgjua një mërmërimë pranuese. – Nuk jemi më të braktisurit që lypin duke bërtitur " I papastër! i papastër! – vazhdoi ai. – Tani të tjerët vijnë te ne për të kërkuar lëmoshë.
- Ekziston diçka që na bashkon: sëmundja e lebrës. Kur kemi mosmarrëveshje, le të mos harrojmë se nuk mund të largohemi nga njeri- tjetri. Për aq jetë që na mbetet le ta bëjmë sa më të mirë që mundemi – ky duhet të jetë objektivi ynë i përbashkët. Ngriti dorën në ajër duke treguar me gisht qiellin, shenjë feste dhe fitoreje. – Për Spinalongën! – thirri ai.
Grumbulli prej dyqind njerëzish imitoi gjestin e tij dhe me një zë që u dëgjua matanë detit, deri në Pllaka, thirrën të gjithë së bashku: - Për Spinalongën!
"Një libër ... i shkruar me zemër."
Observer
"Qasje pasionante me subjektin e saj."
The Sunday Times
"Një libër prekës dhe tërheqës për pushime, i cili të bën për vete."
Evening Standard
"Një histori, që duke e lexuar, na kujton se dashuria dhe jeta vazhdojnë edhe në situatat më të jashtëzakonshme."
Sunday Express
"Përshkrime të mrekullueshme, karaktere të fortë dhe një ikonë shumë e qartë i ekzistencës së ishullit."
Woman & Home
Victoria Hislop lindi më 1959 në Bromli, Kent dhe ndoqi shkollën Tonbridge Grammar në UK. Studioi në Kolegjin St. Hilda të Oksfordit dhe punoi si gazetare për rubrikat mbi udhëtimet në gazetat Sunday Telegraph, the Mail on Sunday dhe Woman & Home, përpara se të bëhej romanciere. Ka jetuar në Londër për më shumë se 20 vite dhe tani jeton në Sisingharts, Kent, me bashkëshortin dhe dy fëmijët.
Romani i saj "Ishulli" është botuar për herë të parë më 2005 dhe falë suksesit që ai pati, Victoria Hislop u shpall Newcomer of the Year nga Galaxy British Book Awards 2007 dhe fitoi konkursin Richard & Judy Summer Read. Ai është përkthyer tanimë në 26 gjuhë të ndryshme dhe është shitur në më shumë se 2 milionë kopje në të gjithë botën. Në Francë ky libër është kurorëzuar me Çmimin e Lexuesve të Livre de Poche në vitin 2013.
Përveç romanit "Ishulli" ajo ka botuar edhe romanet "Kthimi" (2009), "Kërcënimi" (2012), "Kërcimi i fundit" (2013) dhe "Lindja e diellit" (2014) – i cili vazhdon të jetë i listuar si një nga librat më të shitur në Angli që prej botimit të tij. Kanali televiziv grek "Mega" ka realizuar serialin "To Nisi" ("Ishulli") duke marrë shkas nga ky roman.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Mediaprint
Botuesi: Dituria
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Pema
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Dituria
Botuesi: Living
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Toena
Botuesi: Pegi
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Botime Prizreni
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Pegi
Botuesi: Pegi
check_circle
check_circle