Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Ne flaket e Izmirit, Dinos Koubatis
  • Ne flaket e Izmirit, Dinos Koubatis

Në flakët e Izmirit, Dinos Koubatis

Toena

Një familje e pasur dhe fisnike e Smirnit (Izmirit), me origjinë nga Kreta, përjeton në vitin 1922 shkatërrimin e qytetit ku ajo jeton. Nga ajo rrëmujë e përgjithshme që mbizotëroi, familja del dhjetëfish e zvogëluar në numër; ata që arritën të mbijetojnë pas një udhëtimi të stërmundimshëm, do të përfundojnë në Kretë dhe në Pire.

118,45 SEK
106,61 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në flakët e Izmirit
Gjinia: Roman
Autori: Dinos Koubatis
Shqipëroi: Kristo Pulla
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 320
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-205-15-5

Mbi librin

Një familje e pasur dhe fisnike e Smirnit (Izmirit), me origjinë nga Kreta, përjeton në vitin 1922 shkatërrimin e qytetit ku ajo jeton. Nga ajo rrëmujë e përgjithshme që mbizotëroi, familja del dhjetëfish e zvogëluar në numër; ata që arritën të mbijetojnë pas një udhëtimi të stërmundimshëm, do të përfundojnë në Kretë dhe në Pire.

Së bashku me të tjerë të dëbuar nga atdheu i tyre, do të përballen dhe do të luftojnë me një mijë e një vështirësi, do të ndërtojnë një jetë të re, por pa e larguar kurrë nga zemra dhe nga mendja e tyre qytetin më të famshëm të Azisë së Vogël, ndërsa plagët që hapi në trupat dhe shpirtrat e tyre çrrënjosja nga atdheu, nuk u mbyllën asnjëherë.

Shkrimtari përshkruan me ngjyra të errëta momentet tragjike të një lufte shfarosëse, stigmatizon, në bazë të fakteve historike, autorët e atij holokausti, duke ngarkuar me përgjegjësi të gjithë ata që ishin shkaktarë të atyre ngjarjeve tragjike dhe duke u dhënë njëkohësisht të drejtë viktimave të asaj katastrofe, e cila la gjurmë të pashlyeshme në histori.

Fragment nga libri

Teksa anija po largohet, teksa zërat dhe të qarat, britmat therëse të nënave dhe ulërimat e dhembjes që lëshojnë fëmijët, ngjiten lart në qiell së bashku me tymin e zi dhe të dendur nga qytetit i Izmirit, që u është dorëzuar flakëve, i strukur në krahët e nënës sime, duke shtrënguar me forcë dorën e motrës sime më të madhe, qaj pa pushim prej frikës, qaj për shtëpitë tona që i pashë tek po shembeshin përtokë sikur të ishin kulla prej letre, qaj për tim atë, për gjyshin dhe për të gjithë të afërmit e mi që humbën në atë turmë të dëshpëruar dhe nuk mundën të hipnin në anije së bashku me ne.

Përpiqem të kuptoj se çfarë kishte ndodhur me saktësi, sepse nga njëri moment në tjetrin, fatkeqësia trokiti në dyert tona dhe ne e lejuam të futet brenda e të na shkatërrojë.
Sa e bukur që ishte jeta në Izmir!

Nëpër rrugicat, në lagjet e saj, aty te moli, ku çdo të diel bënim shëtitje me prindërit dhe të gjithë njerëzit na respektonin e na përshëndesnin, pastaj shkonim nëpër pastiçeritë e këndshme, ku ne fëmijët mund të merrnim një pastë, një llokum ose një ëmbëlsirë me vanilje, më të mëdhenjtë të shijonin një kafe turke, zonjat një liker dhe zonjushat kadaif ose bakllava të freskët.

Mbi autorin

Dinos Koubatis lindi në Athinë. Ai studioi për teatër e filologji franceze dhe punoi si aktor e regjisor në Greqi dhe jashtë saj. Koubatis mori Çmimin Ndërkombëtar "Jonesk" për gjithë veprën e tij regjisoriale.

Gjithashtu ka marrë edhe çmime të tjera ndërkombëtare në teatër, por edhe për vepra letrare. Me cilësinë e shkrimtarit, ai i provoi pothuajse të gjitha zhanret. Janë botuar pothuajse njëzet libra të tij si në Greqi ashtu dhe në Francë, Poloni dhe Shqipëri.

Njëkohësisht është marrë me gazetari, ka punuar në radio dhe në televizion. Veprat e tij janë përkthyer në mjaft gjuhë, si dhe janë vënë në skenë në teatër apo janë shfaqur dhe janë transmetuar në televizion dhe në radio.

Në vitin 2007 u shpall Profesor Nderi i Bizantologjisë në Universitetin e Valencias dhe Anëtar Nderi i Akademisë Felgueiras të Portugalisë. Libri i tij "I shtrenjti im Ajvali", botuar nga Shtëpia Botuese "Psichogios", përbën objekt disertacioni në Katedrat e Studimeve Neohelenike të universiteteve të huaja.

Detajet e librit
9789928205155
9789928205155
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Bletërritësi i Alepos, Christy Lefteri

Sa do të doja që të çlirohesha nga mendja ime, që të mund të isha i lirë nga kjo botë dhe të shpëtoja nga gjithçka që kam njohur dhe kam parë në këto vitet e fundit. Po fëmijët që kanë mbijetuar - çfarë do të bëhet me ta?! Si do t’ia dalin ata që të jetojnë në këtë botë?
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Penelopa në luftë, Oriana Fallaci

Ky është romani i parë i Oriana Fallaci-t. I botuar për herë të parë në 1962 në njëmbëdhjetë vende të botës, te "Penelopa në luftë" autorja e re përshkruan me kurajo një dashuri antikonvencionale dhe kosmopolite. Është historia e një shkrimatereje të re, të dërguar në Amerikë për të gjetur frymëzim për subjektin modern të një filmi.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2127

Botuesi: Morava

Kura e Shopenhauerit, Irvin D. Yalom

"Kura e Shopenhauerit" është një libër unik, i shkruar mirë, që gërsheton filozofinë dhe trillin në një mënyrë mahnitëse. Është nga ata libra që të ndryshojnë mënyrën e të menduarit.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Gjumi i madh, Raymond Chandler

Gjumi i madh është një roman i vitit 1939, i pari që paraqet detektivin Filip Marloui. Romani është vënë në ekran dy herë, më 1946 dhe 1978. Ngjarja zhvillohet në Los Anxhelos. 
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Mbiemri i ri, Elena Ferrante

"Mbiemri i ri" është vëllimi i dytë i sagës napolitane, e cila zë fill me romanin jashtëzakonisht të suksesshëm "Mikesha gjeniale". Elena rrëfen historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës, me të cilën njihet që në klasë të parë.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Më shumë sekrete, Jean Sasson

Sekretet në këtë libër fillojnë të zbulohen me Dr. Meena, e cila ndihmon gratë e abuzuara që të rehabilitohen dhe të luftojnë pa frikë për të drejtat e tyre, me mamanë e braktisur të motrave binjake të cilat shpëtohen nga Princesha, e cila tani jeton dhe punon në qetësi në familjen e saj, me viktima të tjera të pafajshme.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kurrën e Kurrës, Colleen Hoover

Tani Çarli dhe Sajlesi duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar të vërtetën e asaj që po u ndodh, po sa më shumë që mësojnë për çiftin që kanë qenë… aq më shumë vrasin mendjen pse vazhdonin të qëndronin së bashku.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: K1R5

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrjeti Alisa, Kate Quinn

Eva Gardneri digjet nga dëshira për të luftuar kundër gjermanëve dhe papritur i ndrin fati kur rekrutohet që të punojë si spiune. Në Francën e pushtuar nga armiku ajo stërvitet nga fantastikja Lili, “Mbretëresha e Spiuneve”, e cila drejton një rrjet shumë të madh agjentësh mu nën hundën e armikut.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Zenit Editions

Vrasësja, Aleksandros Papadiamantis

"Vrasësja" është një gur themeli i letërsisë së re greke. Edhe para saj, më të rrallë, ku u jepej rasti ta takonin, njerëzit e letrave, pavarësisht paraqitjes së tij të thjeshtë gati – gati prej oshënari, i drejtoheshin me nderim zoti Aleksandër; ishte pranuar, thënë ndryshe, prej shumëkujt si një zë me mjaft peshë në letërsinë greke të kohës.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Papesha Joanë, Emanuel Roidis

"Papesha Joanë", ndonëse një titull i padëgjuar për lexuesin tonë, është një nga romanet më të rëndësishëm të letërsisë së re greke dhe, pa dyshim, më i lexuari e më i përfoluri. E shkroi një tridhjetëvjeçar nga Ishujt Ciklade dhe suferina që shkaktoi, qysh nga viti 1866 kur u botua, ende nuk është platitur.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Në gjendje