Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Mali i Vogel, Elias Khuri
  • Mali i Vogel, Elias Khuri

Mali i Vogël, Elias Khuri

Zenit Editions

"Mali i vogël" është emri popullor i lagjes së krishterë Eshrafija, në lindje të Bejrutit, ku u rrit tregimtari..., kohë para se pesë burra të kërcejnë në një xhip, me mitraloza në krahë, për të marrë në pyetje nënën e tij.

5,95 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mali i Vogël
Origjinali: Al – Jabal Al – Seghir
Gjinia: Roman
Autori: Elias Khuri
Shqipëroi: Sulejman Tomçini
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2009
Fq. 192
Pesha: 0.225 kg.
ISBN: 978-99956-787-9-1

Mbi librin

"Mali i vogël" është emri popullor i lagjes së krishterë Eshrafija, në lindje të Bejrutit, ku u rrit tregimtari..., kohë para se pesë burra të kërcejnë në një xhip, me mitraloza në krahë, për të marrë në pyetje nënën e tij.

Absurdi i realitetit shpërfaqet përmes shkrimit onirik që preferon ambicie estetike... Nën një stil obsesiv ngarkese poetike Khuri na i bën të dukshme frakturat e thekshme që lufta civile i shkakton një vendi, një qyteti dhe gjithë banorëve, sa të pafajshëm, aq edhe të huaj në këtë konflikt.

Elias Khuri, lindur në Bejrut në 1948, kryeredaktor i suplementit kulturor të së përditshmes An – Nahar. Kritik letrar, eseist e kronikan, ai ështe deri më sot autori i nëntë romaneve.

Koment nga Edward W. Said

Khuri farkëton (sipas kuptimit Joycean) një karrierë letrare kombëtare dhe risie jokonvencionale post – moderne. Ideja e Khurisë për letërsinë dhe shoqërinë janë njësh me realitetit shpesh tmerrësisht të fragmentizuara të Libanit, në të cilat, thotë ai në një nga esetë e veta, e shkuara diskreditohet, e ardhmja është tërësisht e pasigurt, e tashma e panjohshme.

Mali i vogël riprodhon në mënyrën e vet të veçantë të paformësisë një pjesë të jetës së Khurisë: fëmijërisë në Eshrafija (Bejruti Lindor i Krishterë, i njohur me emrin Mali i Vogël), mërgimi i tij prej saj për shkak të angazhimit të tij me koalicionin nacionalist (mysliman e palestinez), fushatat ushtarake vijuese gjatë pjesës së fundit të 1975 – në qendër të Bejrutit dhe malet lindore të Libanit – dhe së fundi një takim mërgimtari me një shok në Paris.

Kapitujt e veprës shpalosen pra që nga shtëpia e familjes në Eshrafija, tek e cila s'mund të kthehen as Khuri dhe as narratori, duke pasur parasysh dinamikat e pakthyeshme të Luftërave Civile Libaneze, dhe kur kapitujt mbyllen, ata nuk vijnë drejt një prehjeje, një rënieje finale, një ndalese.

 

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789995678791
ean13
9789995678791
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Batakçiu, Orhan Kemal

Shitej drogë, opium, falsifikoheshin raportet e dentistëve dhe të dënuarit rrinin jashtë deri natën vonë... dhe më e keqja ishte se Drejtori i mëparshëm vinte në burg i dehur tapë dhe luante kumar me të dënuarit. Avokati, edhe pse i dinte të gjitha këto, bërtiti gjoja sikur ishte i befasuar.
4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Gjenerali në labirintin e tij, Gabriel Garcia Marquez

Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit,...
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ura e argjiltë, Markus Zusak

Dymbëdhjetë vjet pas Hajdutja e librave, Markus Zusak kthehet me një roman me një bukuri therëse, që nuk ka frikë të mallëngjejë dhe që e konfirmon si një ndër autorët më të rëndësishëm të skenës letrare botërore.
14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001329

Botuesi: Toena

Veronika vendos të vdesë, Paulo Coelho

Veronika, një vajzë e re dhe e bukur sllovene, duket sikur ka arritur gjithçka ka dashur në jetë. Megjithatë, nuk është e lumtur. Më 21 nëntor 1997 vendos të vrasë veten.
6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Liria, Jonathan Franzen

Peti dhe Uollter Berglundi janë banorët e parë të Sent-Polit, njerëz me prirje borgjeze, prindër praktikë dhe pararoja e brezit të ushqimeve integrale. Peti, kjo fqinjë ideale, kjo nënë e përsosur sa për t'u pasur zili, dhe burri i saj, një jurist ambientalist, i cili shkon në punë me biçikletë, një familjar i përkushtuar, po bëjnë të dy pjesën e tyre të...
17,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Shtatori, Rosamunde Pilcher

Është një kohë pothuajse e turbullt, kaotike, me mbrëmje kur madje edhe skocezët e heshtur, fjalëpakë, londinezët dhe ame-rikanët që pinë pak si shumë, vallëzojnë deri natën vonë.
16,85 CHF
More
Në gjendje

Shkrimtar i majave letrare, Ali Aliu

Ja përse, si kemi argumentuar edhe më parë, besojmë se Zija Çela është shkrimtar formati me qëndrim dhe vizion qartësisht të formuar ndaj njeriut dhe botës. Është përditshmëria, kërkimi dhe vetëkërkimi dramatik i saj që e nxisin dhe e shqetësojnë këtë shkrimtar, tema që e ndjell dhe përthith ndjeshmërinë e frymëzimit të autorit.
4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: K4R4

Botuesi: Skanderbeg Books

Dy vajza, Perihan Magden

Është verë në Stamboll. Kufoma e një të riu të vrarë është gjetur në një liqen aty afër. Ajri është i rënduar, ndërkohë që Behija, një vajzë e re, përgatitet të hyjë në një prej universiteteve më të famshëm të Stambollit.
9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Krijesa të bukura, Kami Garcia, Margaret Peterson

Lina Dukein është ndryshe nga të gjithë njerëzit e qytezës jugore Getlin. Ajo po mundohet t'i mbajë të fshehta fuqitë e saj, si dhe mallkimin që e ka përndjekur familjen e saj për gjenerata me radhë. Por, edhe në lulishtet e egra, moçalet e thella dhe varrezat e rrënuara të një vendi të harruar, një sekret nuk mund të rrijë i fshehur për shumë kohë.
9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Tangoja e Satanait, Laszlo Krasznahorkai

Të gjithë duan të ikin ,me shpresën e një të ardhmeje më të mirë,falë parave që do mund të fitojnë nga mbyllja e asaj ndërmarrjeje të përbashkët.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Falltarët, Margaret Laurence

Fuqia e vërtetë e Laurence qëndron në aftësinë për të ringjallur me përpikmëri atë emocion kaq të njohur, tmerrin e jetimes, guximin e krisur të adoleshentes, zemërimin dhe urrejtjen për veten, dobësinë e të moshuarve, brishtësinë e të mposhturve. "Falltarët" është një tjetër vepër, pjesë e veprave klasike të rrënjosura thellë në traditën më të mirë të...
14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Biblioteka e mesnatës, Matt Haig

I gjithë kalvari i jetëve që ajo provon ngre një pyetje tepër të rëndësishme: “Kur të jepen mundësi të pafundme, cila është mënyra më e mirë për të jetuar?”
12,88 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001051

Botuesi: Dituria

Sekreti i fytyrës sime, Karen Ardiff

Do të bie të fle e shëmtuarDhe do të zgjohem e bukur... Veronika Broderiku, 14 vjeçare, ka kaluar një jetë të qetë, pa trazime. Por jeta e saj është krejt e mbyllur dhe fytyra e shënjuar e ka bërë gati të pafjalë. Pas vizitës së doktorit të ri, Gerahtit, dëgjon për herë të parë për mundësinë e një ndryshimi.
6,94 CHF
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000436

Botuesi: Koha Ditore

Kinkakuxhi, Jukio Mishima

"Kinkakuxhi" është bazuar në një ngjarje të vërtetë të vitit 1950 kur Japonia u trondit nga lajmi se një murg i ri budist kishte djegur të famshmin tempull "Tempulli i Artë", në Kioto. Ky tempull, një kryevepër e arkitekturës dhe e aranzhimit lulishtar budist, kishte qenë për më shumë se 500 vjet njëra ndër mrekullitë e botës japoneze.
6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001196

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Patriotizëm, Jukio Mishima

Në ç'pozitë të çuditshme duhet të gjendet një njeri i prirur për të zbuluar veten në moshën 38 vjeçare? Rinia e tij tashmë i përket të shkuarës së largët. E megjithatë, periudha e kujtimeve q nis me fillin e fundit të rinisë e që shtrihet deri në të tashmen, e kanë tharë prej çdo mbrese të gjallë.
8,92 CHF
More
Ne gjendje