Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,66  16,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Odiseja nga Bagdadi, Erich-Emmanuel Schmitt
  • Odiseja nga Bagdadi, Erich-Emmanuel Schmitt

Odiseja nga Bagdadi, Erich-Emmanuel Schmitt

Toena

"Odiseja nga Bagdadi" është historia e Saad Saadit që rrjedh nga një familje e mesme e shoqërisë irakiane dhe që përjeton peripecitë e vendit të tij nga Sadami te lufta civile dhe pushtimi amerikan. Njerëzit e tij më të afërt i ka humbur një nga një për shkak të konflikteve, varfërisë dhe sëmundjeve.

10,86 
9,77  Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Odiseja nga Bagdadi
Origjinali: Ulysses from Baghdad
Gjinia: Roman
Autori: Erich – Emmanuel Schmitt
Shqipëroi: Rina Çela Grasset
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq. 248
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-4271-1-3

Mbi librin

"Odiseja nga Bagdadi" është historia e Saad Saadit* që rrjedh nga një familje e mesme e shoqërisë irakiane dhe që përjeton peripecitë e vendit të tij nga Sadami te lufta civile dhe pushtimi amerikan. Njerëzit e tij më të afërt i ka humbur një nga një për shkak të konflikteve, varfërisë dhe sëmundjeve.

Atëherë, Saad vendos të largohet nga Bagdadi dhe të shkojë të punojë në Angli për të ndihmuar familjen e tij, duke rrezikuar të humbasë edhe identitetin e vet. Eric-Emmanuel Schmitt i huazon zërin një klandestini irakian, odiseja e të cilit nga Bagdadi në Londër është një riinterpretim i mitit grek të Uliksit të orientalizuar. Përtej tregimit modern, autori u jep këtyre njerëzve që janë kthyer në hije - një fytyrë, u jep njerëzoren, dinjitetin e tyre.

Autori lundron mes tragjedisë dhe fantazisë. Me një penë të rrjedhshme dhe me një stil të rafinuar ai himnizon lirinë dhe vëllazërinë. Ajo çka të bie në sy duke lexuar romanin është besimi i thellë që ai ka te qenia njerëzore dhe optimizmi që ai shpreh nëpërmjet artit të tij përtej dramave që përshkruan.

Eric-Emmanuel Schmitt na jep portretin e një bote ku mbretëron kaosi, dhimbja, në një tekst prekës të sjellë nga personazhe mallëngjyes dhe të thellë, mbi të cilët ai hedh një vështrim të butë, plot simpati.

"Odiseja nga Bagdadi" është një odise bashkëkohore e përshkruar me tone pesimiste, pavarësisht fundit që të le një shije shprese.

* Saad Saad – arab. Shpresë Shpresë; angl. I trishtuari I trishtuar

Komente mbi libri

"Odiseja nga Bagdadi, një roman magjik."

Le Figaro

"Një roman i mrekullueshëm."

Le Parisien

"Një udhëtim njerëzor, diku midis Persepolit, Netëve arabike dhe sigurisht Odisesë."

Metro

"Odiseja nga Bagdadi është një rrëfim tërheqës. Falë stilit të gjallë e karakteristik, Eric- Emmanuel Schmitt i jep zë urrejtjes së tij për kufijtë, të cilët, krijuar në emër të Zotit, të një shteti apo të një komuniteti, janë të pakuptimtë përballë njeriut dhe shpresave të tij."

Les Echos

"Epopeja e Saad-it është një udhëtim sprovash. Si një kauzë e vërtetë na drejtohet të gjithëve, për t'i dhënë fund tmerrit që dënon me vdekje ose me burg një numër gjithnjë në rritje të rinjsh guximtarë... Përse vallë ekzistojnë kufijtë? Një pyetje që Eric-Emmanuel Schmitt e transformon me talent, në një rrëfim të ngrohtë."

La Croix

"Eric-Emmanuel Schmitt është një tregimtar që si një kameleon rrëshqet mrekullisht në lëkurën e personazheve të tij. Me penën e vet, me artin e njeriut që e njeh mirë teatrin, ai ka krijuar personazhin e një klandestini irakian i cili, nga Bagdadi në Londër, do të njohë të njëjtat fatkeqësi si edhe Uliksi, shoku i tij mitik i kohërave të tjera edhe pse Saad nuk uron kurrë që të kthehet në Bagdadin-Itakë, vendin kaotik – simbol të të gjitha vuajtjeve që ka kaluar e ku përjetoi vdekjen e njëpasnjëshme të familjarëve të tij.

Eric-Emmanuel Schmitt rrëfen me shkathtësi artistike dhe magji orientale një vend në agoni, i bën fantazmat të kthehen e të flasin gëzueshëm, arrin të përziejë tragjedinë me fantazinë duke na dhënë mundësinë për ta kuptuar dhe për ta ëndërruar botën ndryshe."

Telerama

Mbi autorin

Eric-Emmanuel Schmitt lindi në mars të vitit 1960. Kreu shkollën e mesme në Lycée du Parc në Lion të Francës dhe, më pas, ndoqi studimet e larta në Paris (1980-1985). Ai mban titullin Doktor në filozofi. Dramaturg, romancier, eseist, kineast, Eric-Emmanuel Schmitt është bërë brenda një dhjetëvjeçari një nga autorët frankofonë më të lexuar e më të pranishëm në botë.

Pas sukseseve të njëpasnjëshme në teatër, ai botoi një sërë romanesh dhe përmbledhje novelash. Nga romani i tij i parë "La Secte des égoïstes" (1999), ai rikthehet me "Ulysse from Bagdad" (2008), një epope pikareske e kohërave tona që u përkthye në 16 gjuhë. Romani tjetër i sukseshëm i tij "La femme au miroir" (2011) na jep fatin e tri grave tejet të ngjashme për sa i përket ndjenjave të ndryshme dhe vullnetit të tyre për t'i shpëtuar vetë imazhit që u ofron pasqyra e epokës në të cilën jetojnë.

I vlerësuar sa nga publiku po aq edhe nga kritika, pjesët e tij teatrale janë nderuar me shumë çmime Molier si dhe e gjithë vepra e tij teatrale është vlerësuar me Grand Prix (për teatrin) nga Akademia Franceze.

Schmitt është vlerësuar gjithashtu me çmimin Goncourt (për novela) për "Concerto à la mémoire d'un ange"; çmimin e romanit historik, Agrippa d'Aubigné, për romanin "La femmes au miroir"; me çmimin e Grands Espaces për librin "Ulysse from Bagdad" etj. Veprat e tij janë përkthyer tashmë në 43 gjuhë të ndryshme dhe pjesët e tij teatrale luhen rregullisht në mbi 50 vende.

Në Akadaminë Mbretërore të gjuhës dhe të letërsisë franceze në Belgjikë ai është ulur në kolltukun që dikur zinte Colette dhe Cocteau. Botimet Toena kanë sjellë në shqip edhe vepra të tjera të E. E. Schmitt: "Gruaja në pasqyrë" dhe "Odetë Gjithkushi dhe histori të tjera" (sjellë në shqip nga Rina Çela Grasset) fate grash në kërkim të lumturisë si dhe "Oskari dhe zonja rozë" (sjellë në shqip nga Sesilia Plasari) i vlerësuar me Prix Chromos në Zvicër dhe Grand Prix Etranger në Belgjikë.

Detajet e librit
9789928427113
9789928427113
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Minerva

Gra të vështira, Roxane Gay

Libri "Gra të vështira" tregon për jetë stërmunduese, dashuri të zjarrta dhe marrëdhënie të pazakonta dhe problematike. Gratë në këto histori jetojnë në mes të privilegjeve dhe të varfërisë, gjenden në martesa të lumtura dhe të përndjekura nga krimet e së shkuarës ose shantazhet emocionalë.
9,77  10,86 
More
Në gjendje

Nestori, James Joyce

Nestori është episodi i dyte i kryeveprës Uliksi, të James Joyce. Libri botohet në ditën e 100-vjetorit të daljes së romanit kryesor të letërsisë moderne
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Mikrokozmose, Claudio Magris

Claudio Magris, shkrimtar dhe gjermanist, një nga eseistët më të shquar bashkëkohorë dhe një nga studiuesit më gjenialë të letërsisë së Europës Qendrore, trashëgimtar i traditës së madhe kulturore triestine, lindi më 10 prill 1939 në Trieste. Bota e fëmijërisë dhe e adoleshencës së tij është pikërisht Trieste, qytet "kufiri" plurietnik dhe plurikulturor.
11,73  13,03 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Lista e Shindlerit, Thomas Keneally

Romani i Keneally-t nuk është thjesht një akt i zbardhjes së dëshmive tronditëse apo i kronologjisë së ngjarjeve në geton naziste në Krakov... por një vepër monumentale, që dëshmon me sinqeritet mbi personalitetin e industrialistit nazist Oskar Shindler, që i ktheu fabrikat e tij të emalimit në Poloni, në uzina për prodhimin e municioneve për makinerinë e...
13,68  15,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi heronjtë dhe varret, Ernesto Sabato

Një libër që ngërthen në vete të gjitha llojet e romaneve, nga ai gotik te sentimentali, nga romani filozofik te satira sociale, por që më në fund mund të cilësohet vetëm siç e ka përshkruar Gombrowicz-i, 'i llojit plot me dyshime, nga ato romane që lexohen me një frymë, dhe [që] kur i mbarojmë së lexuari vërejmë se ka ardhur ora katër e mëngjesit'.
11,73  13,03 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001322

Botuesi: Te tjere

Perandori, Portat e Romës, Conn Igulden

Nga përleshjet e gladiatorëve tek intrigat e Senatit romak, nga luftërat që krijuan perandorinë te tradhtitë që desh e copëtuan atë, romani "Perandori", i pari i një cikli prej 4 romanësh, rrëfen historinë e jashtëzakonshme të Jul Çezarit, një prej njerëzve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
10,75  11,95 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001745

Botuesi: Botimet Dudaj

Tigri i Bardhe, Aravind Adiga

Në këtë libër ka lindur një muzë e re në letërsi, që ka ndërmend të mos lërë të flejë njerëzimin në globalizim e sipër...ka ngjyrë të kafenjtë, është plot maraz, e shkëlqyer, gjysmë e arsimuar, rustike - urbane, shkatërrimtare, e shkrirë në fjalë magjike - dhe në rastin e Aravind Adigës kjo muzë buron nga një qytetth i quajtur Laxmangarxh.
9,77  10,86 
More
Ka mbaruar

Kukulla e Kokoshkës, Afonso Cruz

Në Drezdenin e rrënuar nga bombardimet, gërshetohen dhe shkrihen jetët e Isak Dresnerit, djaloshit hebre gjerman që ka gjetur strehë në qilarin e një dyqaní zogjsh për t'i shpëtuar përndjekjes naziste; Bonifac Vogelit, pronarit té dyqanit; si dhe piktores Cilía Kacev, e cila, me fustanin e gjelbër dhe zemrën e mardhur, i përshkon jetët e të dyve si hija e...
9,77  10,86 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Keini dhe Abeli, Jeffrey Archer

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.
13,68  15,20 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2712

Botuesi: Bota Shqiptare

Kusherira K, Yasmina Khadra

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.
4,89  5,43 
More
Ne gjendje