Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Ditari i vampirit: Mesha e zezë, L. J. Smith
  • Ditari i vampirit: Mesha e zezë, L. J. Smith

Ditari i vampirit: Mesha e zezë, L. J. Smith

Bota Shqiptare

Nuk ka më asnjë gjurmë të Stefanit dhe të Dejmonit që kur është zhdukur Elena e bukur, dashuria që i ka ndarë dhe i ka bashkuar të dy vëllezërit vampirë. Ndërkohë, Karolina ka vendosur që të rifitojë zemrën e mikeshave të saj të vjetra: Bonit, që ka fuqi të mbinatyrshme dhe Mereditit të vendosur dhe të pakapshme.

115,00 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ditari i vampirit, Mesha e zezë, libri i katërt
Origjinali: The vampire diaries: Dark reunion
Gjinia:n Roman
Autori: L. J. Smith
Shqipëroi: Isida Canka
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2013
Fq. 342
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-00-080-4

Mbi librin

Nuk ka më asnjë gjurmë të Stefanit dhe të Dejmonit që kur është zhdukur Elena e bukur, dashuria që i ka ndarë dhe i ka bashkuar të dy vëllezërit vampirë. Ndërkohë, Karolina ka vendosur që të rifitojë zemrën e mikeshave të saj të vjetra: Bonit, që ka fuqi të mbinatyrshme dhe Mereditit të vendosur dhe të pakapshme. Por Boni e di se diçka ka për të ndodhur së shpejti.

E ndjen se forca e ligë që ka mbjellë aq shumë tmerr, po bëhet gati për t'u kthyer. Një fatkeqësi tjetër ka për të rënë mbi Fell's Çërç-in dhe banorët e tij, një fatkeqësi e rrallë: Fuqia tjetër po përgatitet të korrë të tjera viktima dhe heronjtë tanë të rinj do të marrin pjesë në një betejë të furishme, në të cilën për të ndaluar në kohë të ligën, duhet të jenë të gatshëm për gjithçka. Edhe për të vënë mënjanë pasionet e tyre personale, kaq përvëluese dhe kaq shkatërruese.

Komente mbi librin

"Liza Xhein Smith ndёrthur nё mёnyrё tё shkёlqyer tronditёsen me prekёsen. Njё sagё e paharrueshme."

SFX

"Personazhe me njё hijeshi magnetike vёrtiten nё njё botё fantastike ku pasionet ndjekin njёri-tjetrin pa pushim."

Fiction Today

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928000804
ean13
9789928000804
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001178

Botuesi: Morava

Muzgu, Stephenie Meyer

Ashtu si na ka mësuar edhe Shekspiri, dashuria lartësohet dhe përvëlon shpirtin kur has në pengesa. Te Muzgu, libri me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. 
143,75 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001145

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk do t'ju lë jetimë, Daria Bignardi

Ky libër, edhe pse rrëfen për një vdekje, flet për jetën. Dhe na thotë se është më mirë të japësh se të mos japësh, madje edhe atëherë kur gabohet. Nëpërmjet leksikut familjar, atij kodi privat fjalësh dhe mënyrash shprehjeje që e bën të veçantë çdo familje, "Nuk do t'ju lë jetimë" na tregon se sa e pasur mund të jetë jeta, edhe atëherë kur në të lenë...
86,25 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Stuhi shpatash 2, George R. R. Martin

"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Uria, Jamal Ouariachi

Dhjetë vjet më parë, marrëdhënia pasionante midis Aurelias, atëherë studente e re, pjesëmarrëse në projekt dhe e Aleksandrit të mrekullueshëm u ndërpre papritur, kur Laszlo u dënua për abuzim seksual të njërit prej fëmijëve të tij etiopianë të birësuar. 
161,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Katër librat, Yan Lianke

Në zonën nëntëdhjetenëntë të riedukimit, artistë dhe akademikë me mendime liberale, janë internuar me qëllim forcimin e besnikërisë së tyre ndaj ideologjisë komuniste. Në pjesën e izoluar të provincës së Henanit, Muzikantja dhe i dashuri i saj Dijetari, Autori dhe Teologu, janë të detyruar të kryejnë punë rraskapitëse dhe të spiunojnë shokët për sjellje...
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Ku ishit ju, kur ra errësira, Mario Levi

Po të mos ishte ajo ngjarje, as që do të më kishte shkuar ndërmend të takoja pjesëmarrësit e tjerë më të rinj në lojë. Sikur të mos ia kisha bërë pyetjen vetes, ku ishte vendi im në këtë jetë, nuk do ta kisha kuptuar që nuk jam në paq me veten time. Këtë pyetje nuk do ta kisha drejtuar atje ku kam lënë pas disa gjëra dhe disa njerëz.
80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Burra pa gra, Haruki Murakami

Varet nga personi, tha ai, se ç’lloj gë-njeshtrash do të thotë, në cilën situatë do t’i thotë dhe si do t’i thotë. Por në njëfarë pike të jetës, të gjitha femrat thonë gënjeshtra dhe ato gënjejnë për gjëra të rëndësishme. Gë-njejnë edhe për gjëra të parëndësishme, por ato nuk ngu-rrojnë të gënjejnë për gjërat më të rëndësishme.
103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Parku i lojërave u mbyll, Mario Levi

Sa e trishtueshme që përsëri fjalët e mia përplasen në murin tënd. Jam i vetëdijshëm se që të jetoj, kam nevojë për ty. Por a mund të besojmë se janë të nevojshme ato që kanë ndodhur në atë kohë, kur unë them se ajo kohë ka mbetur shumë prapa?
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Zonja Benz, Jill Alexander Essbaum

Ana Benz, një amerikane në fund të të tridhjetave, jeton me bashkëshortin zviceran dhe tre fëmijët e tyre në një lagje të mirë të Zyrihut. Edhe pse bën një jetë të rehatshme e të konsoliduar, Ana ndihet keq shpirtërisht.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kafe e hidhur, Simonetta Angello Hornby

Maria është vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe, Pietroja tridhjetë e katër; ai është një qejfli i pasur, të cilit i pëlqejnë udhëtimet, bixhozi dhe femrat; ajo rrjedh nga një familje socialiste me ideale të mëdha, por me mjete të kufizuara.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Lotët e babait tim, John Updike

Lotët e babait tim përfshin pesë novela, në të cilat Updike trajton disa tema, disa lidhje të ndërvarshme, prindërit, bashkëshortët, aventurat jashtëmartesore, fëmijët. Aty shfaqen thekshëm ndërlidhjet, marrëdhëniet, ndërveprimet, kundërveprimet, bashkëveprimet e tyre – duke u munduar për t'u shkëputur, dhe prapë duke u bashkëlidhur ose duke kujtuar me...
69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Shkretëtira e Tartarëve, Dino Buzzati

Shkretëtira e Tartareve, botuar për herë të parë në vitin 1940, është një roman monumental letërsisë italiane, me ngjarje intensive dhe sureale, dhe renditet në listën e nëqind romaneve më të bukura, të shekullit të 20 të.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Historia e vajzes se humbur, Elena Ferrante

"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe "rilindje".
138,00 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001178

Botuesi: Morava

Muzgu, Stephenie Meyer

Ashtu si na ka mësuar edhe Shekspiri, dashuria lartësohet dhe përvëlon shpirtin kur has në pengesa. Te Muzgu, libri me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. 
143,75 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001179

Botuesi: Morava

Hëna e re, Stephenie Meyer

Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin.
143,75 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001449

Botuesi: Morava

Eklipsi, Stephenie Meyer

Nga prapa kurrizit dëgjova zërin e ëmbël të Eduardit. U ktheva ta shihja tek kërcente lehtë mbi shkallët e verandës, me flokët e shpupuritur nga era prej vrapit. Më tërhoqi menjëherë në krahët e tij ashtu siç pat bërë te parkingu dhe më puthi sërish.
161,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001490

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i vampirit: Zgjimi, L. J. Smith

Elena është një vajzë e mrekullueshme, është e bukur, brilante, ka gjithçka në jetë. Por ditët e saj nuk janë aspak interesante. Kështu, duke kërkuar atë drithërimë të veçantë, fillon një marrëdhënie me stefanin misterioz.
115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001507

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i Vampirit: Lufta, L. J. Smith

Dy vëllezër vampirë, të mbështjellë nga hija e një misteri mijëvjeçar, luftojnë për dashurinë e Elenës së re. Dejmoni ka vendosur që ajo do të bëhet mbretëresha e territ dhe është i gatshëm të vrasë edhe të vëllanë që t`ia arrijë qëllimit.
115,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001697

Botuesi: Morava

Agimi, Stephenie Meyer

POR KUR DASHUROJE VRASËSIN TËND, ATËHERË NUK KISHE RRUGËDALJE.  Si mund të vrapoje, si mund të luftoje,  kur një  veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur?  Nëse jeta jote ishte  gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur të ishte ai një njeri që e doje me të vërtetë?
172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001900

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i Vampirit: Terbimi, L.J.Smith

Tre këndet e trekëndëshit fatal të dashurisë, Elena dhe dy vëllezërit vampirë: Stefani dhe Dejmoni, kanë një fat të përbashkët. Tani që Elena i është dorëzuar Dejmonit tërheqës dhe mizor, tani që urrejtja e Stefanit për të vëllanë është bërë e padurueshme, ata të tre do të jenë të detyuar të shpallin armëpushimin.
115,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Morava

Jeta e dytë e shkurtër e Bri Taner, Stephenie Meyer

Bri Taneri e sjell turbull në mendje jetën e saj para se të fitonte dhuntitë mbinjerëzore dhe një forcë të pashtershme fizike. Përpara se një etje makute për gjak ta kaplonte të tërën... përpara se dikush të vendoste ta shndërronte në vampire.
80,50 SEK
More
Ne gjendje