Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Në udhë, Jack Kerouac
  • Në udhë, Jack Kerouac

Në udhë, Jack Kerouac

OMSCA-1

Të çmendur për jetë, të çmendur për shëlbim, të çmendur të shpallin me të lartë, thekshëm këlthasin fërgëllimën e zemrës, dëshiruar për gjithçka njëherësh, e që kurrë s'i sheh tu hapet goja, ose të belbëzojnë qoftë edhe një fjalë të vetme të rëndomtë, por që kallen, kallen, kallen pa nda, si qirinjtë e verdhë të kishave.

10,70 CHF
9,63 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në udhë

Origjinali: On the road

Gjinia: Roman

Autori:Jack Kerouac

Shqipëroi: Zef Shala

Shtëpia botuese: OMSCA – 1

Viti: 2013

Fq. 384

Pesha: 0.401 kg.

ISBN:  978-9928-132-23-9

Ky libër është në gjuhën shqipe

Fragment nga libri

Së bashku rrokulliseshin rrugëve të pandarë, duke shijuar gjithçka që u dilte përpara si në dalldi, siç dinin të bënin atëhere, e që më vonë u kthye në një ritual të zbrazët, të trishtë e pa asnjë shije. Por në ato kohëra ata ngjanin si dy valltarë që i merrnin rrugët shend e verë, ndërsa unë zvarritesha pas, siç kam bërë gjithë jetën, në ndjekje të njerëzve që më trazojnë shpirtin, sepse të vetmit njerëz të vërtetë për mua janë ata, të cilëve u zhuriten trutë prej zjarrit të shenjtë të çmëndurisë.

Të çmendur për jetë, të çmendur për shëlbim, të çmendur të shpallin me të lartë, thekshëm këlthasin fërgëllimën e zemrës, dëshiruar për gjithçka njëherësh, e që kurrë s'i sheh tu hapet goja, ose të belbëzojnë qoftë edhe një fjalë të vetme të rëndomtë, por që kallen, kallen, kallen pa nda, si qirinjtë e verdhë të kishave, e që veç kur ia marrin përpjetë në një shpërthim fishekzjarri prej merimangash mijërangjyrëshe që shpejtojnë të kapin qiellin, e në qendër një shkëndijim i fortë blu që përhapet, e të tjerët poshtë: Auuuu...

Koment nga Fatos Baxhaku

Ndodh shpesh që, më herët të bjerë në krizë fituesi se sa humbësi. Ndodhi kështu me një pjesë të mirë të shoqërisë amerikane menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. SHBA kishte fituar, tashmë ishte padronia e gjysmës së botës e më tepër, por të rinjtë nisën të vrasin mendjen: A është kjo jeta e vërtetë që duhet të shkojmë?

A duhet të fshihemi pas normave morale të përjetëshme apo jeta nuk është gjë tjetër veçse një kërkim i vazhdueshëm në udhëtim (jo më kot "on the road")? A duhet tu besojmë atyre në vetminë e kishave në anë të prarive pa fund, lagjeve gri, lumenjve të heshtur? Ishte diçka që nuk shkonte në predikimet që shumë prej tyre kishin dëgjuar më parë, qofshin këto të priftit, apo më keq akoma të militantit poltik.

Pak nga pak nis të marrë udhë një mënyrë të menduari dhe të jetuari që kërkonte më parë njohjen e jetës me anë të shtimit të përvojave, miqësive, horizonteve të reja, duke qenë krejt të pandikuar nga predikimet e ftohta që mbahen në këmbë vetëm se janë pranuar dikur nga shumica me anë të marrëveshjeve të pashkruara.

Lëvizja artistike, poetike dhe letrare, që më vonë do të quhej "beat generation" apo edhe "rini e djegur", për ta krhasuar me "rini e humbur" të Hemingueit, synonte në radhë të parë refuzimin ndaj normave të imponuara, revolucionarizimin e stilit të të shkruarit. I parë prej tyre miti amerikan, nuk ishte njeriu që vetëm punon dhe pastaj këndon aleluja në kishë, por njeriu që është vazhdimisht në kërkim të thelbit të jetës dhe të përvojave të reja.

Për herë të parë bazat e "beat generation" u shkoqitën nga John Clellon Holmes në një shkrim që ai pat botuar në Neë York Times në 1952, por lëvizja kishte nisur që më herët në gjirin e studentëve të Columbia University. Këta ishin të parët që vunë në dyshim mënyrën e mësimdhënies dhe tezat e profesorëve të tyre, duke krijuar në fillim një lloj konfuzioni që nuk ishte parë më parë në universitetet hijerënda amerikane.

Përfaqësuesi më i njohur i "beat generation" është padyshim Jack Kerouac (1922-1969) me librin e tij "On dhe Road". Lajmi është se vetëm këto ditët e fundit libri ikonë është botuar edhe në shqip nga shtëpia botuese OMSCA-1 me përkthim shumë të mirë nga anglishtja nga Zef Shala.

Kerouac kishte lindur në një qytezë të qetë në Masaçusets nga prindër kanadezë frankofonë. I jati kishte një shtypshkronjë, ndërsa e ëma për disa kohë ishte shtëpiake. Gjithshka dukej krejt në rregull në këtë familje të paqtë të krishterë deri kur vdes i vëllai i Jack në moshën 9-vjeçare. Kjo humbje e papritur dhe asburde do të dalë më pas shumë herë në veprat e Kerouac.

Në të ritë e tij Kerouac falë cilësive të tij shumë të mira në atletikë fitoi një bursë studimi në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork. Kush e di se cili do të kishte qenë fati i tij i mëtejshëm nëse nuk do të kishte thyer gjurin, gjë që e bëri të humbase edhe bursën. E mobilizojnë në ushtri, por një komision mjekësh e zbulon menjëherë karakterin e tij të çudishëm lunatik dhe e shpall të paaftë për ushtri.

Atëherë Xheku, njësoj si një nga idhujt e tij Xhek Londoni, punon për disa kohë në marinën tregtare. Pasioni i tij që në fëmijëri ishte të shkruarit. Pikërisht në këtë kohë ai nis të hedhë në copa letrash përvojat e tij të shumta dhe të çuditëshme, njeh njerëz, eksprimenton me drogën, seksin, alkoolin...

Në 1950, pas shumë mundimesh, arrin të botojë romanin e tij të parë, "The Toën and the City". Libri nuk e bëri të famshëm, por e miqësoi menjëherë me grupin njujorkez të "beat generation". Termit "beat" i janë dhënë deri më tani shumë kuptime.

Ndër më të përhapurit është ai që vjen nga përkthimi nga anglishtja "beat=me goditë", porse vetë Kerouac i jepte atij një kuptim tjetër. Atë një një gjendjeje kur individi është disi pezull mes përjetimeve që i burojnë nga brenda të pandikuara prej askujt tjetër, një lloj lisharësi i përhumbur, një nirvanë e një lloji tjetër.

"On the Road" (Në Udhë) u botua në 1957. Vetë autori u habit pa masë. Dorëshkrimi kishte mbetur nëpër sirtarët e shtëpive botuese për vite me radhë. Romani nuk është gjë tjetër veçse përvoja e tre udhëtimeve të gjata që autori ndërmorri në periudhën 1947-1951 në SHBA Qendrore dhe në Meksikë.

Me qindra personazhe, njerëz deri në atë kohë të shpërfillur nga shtypi apo nga media, zezakë të varfër, prostituta, ish-të burgopsur, endacakë, ëndërrimtarë të përhumbur, e më pas kushërinj të harruar, mekanikë me fytyrën plot graso, të gjithë këta përbëjnë personazhet e romanit që Kerouac e shkroi në afër tre javë duke punuar pa pushim. Ende ruhet si një kuriozitet i rrallë një rrul prej letre, 37 metra i gjatë, që ai kishte sajuar në mënyrë që të mos humbiste kohën duke ndërruar letrën në makinën e shkrimit.

Në udhëtimet e tij Kerouac u shoqërua nga një tjetër figurë e njohur e "beat generation', Neal Cassady, i cili në roman mban emrin Dean Moriarty. Romani pati menjëherë një sukses të jashtëzakonshëm. Ishte krejt ndryshe nga ata me të cilët ishte mësuar lexuesi amerikan deri në atë kohë. Ishte njëherësh i vrazhdë, por edhe i ëmbël, spontan, pa stërhollime të kota. Në të amerikanët dhe më pas europianët panë një botë që e kishin pasur fare afër tyre, por që kurrë nuk kishin dashur tia hidhnin sytë. Panë jetën e tyre në një dimension tjetër. Panë rrugën dhe të udhëtuarit si dimension të panjohur të lirisë.

Kerouac vazhdoi të shkruajë e të botojë edhe për disa kohë duke vazhduar jetën e tij të dyzuar mes origjinës së tij moraliste kristiane dhe jetës në rrugë me tipat e çuditshëm dhe sigurisht, duke prishur pa hesap paratë që fitoi nga libri. Vdiq në një qytezë të Floridës në 1969. Alkooli e vuri poshtë në moshën 47 vjeçare. La pas vetëm një vajzë, e cila vdiq nga overdoza në fillim të viteve '80.

Kerouac dhe të tjerët e "beat generation" frymëzuan me mijra artistë mes të cilëve Bitëllsat, Bob Dylan, Xhim Morrison. Për qindra mijëra hipi libri i vetëm që mbanin në çantën e shpinës ishte "On the Road". Lëvizjet kundër luftës në Vietnam ishin pasuese direkte të "beat generation". Botimi i Kerouac në shqip është një lajm i mbarë. Kishte ardhur koha, vërtet i kishte ardhur koha.

Marrë nga Shqip.

Detajet e librit
9789928132239
9789928132239
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Të fshehtat e malit Grei, John Grisham

Është një ndryshim rrënjësor. Samanta gjendet sakaq në një botë tjetër dhe, falë të pamposhturës Mati Uajati, drejtueses së Zyrës Malore të Ndihmës Ligjore, dhe nipit të saj joshës e misterioz, avokatit Donovan Grei, e kupton menjëherë se çfarë do të thotë të përballesh me klientë dhe probleme të vërteta.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2554

Botuesi: Skanderbeg Books

Shtëpia e heshtjes, Orhan Pamuk

Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Dhoma e fluturave, Lucinda Riley

Pastaj dikush shfaqet nga e kaluara - Fredi, dashuria e saj e parë, që e braktisi dhe e la zemërthyer pesëdhjetë vite të shkuara. Tashmë, duke luftuar për të përballuar dështimet e herëpashershme në biznes të djalit të saj, Semit, dhe kthimin e beftë të birit më të vogël, Nikut, pas dhjetë vjetësh në Australi, Pozi nuk ka kurajë të besojë në dashurinë e...
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Trainspotting, Irvine Welsh

I furishëm, vulgar, përqeshës, romani Trainspotting rrëfen jetën e një grupi djemsh nga Edinburgu, mes seksit e drogës, grindjeve, vërdallosjeve dhe inateve. Rentoni, Sik Boi, Spudi dhe Begbi janë të mallkuarit e një modernizmi dhe një ferri kimik, që jetojnë një jetë të çatrafiluar dhe në arrati, në kërkim të vazhdueshëm të shpëtimit, për t'i dhënë një...
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Muza e haresë, Goliarda Sapienza

"Muza e haresë" është libri rebel dhe skandaloz i një shkrimtareje të jashtëzakonshme. Është një roman aventure, një autobiografi e trilluar. Është një roman formimi, por edhe erotik, politik dhe sentimental.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001315

Botuesi: Tirana Times

Njeriu është një fazan i madh mbi tokë, Herta Muller

Windisch e ka të kotë të japë thasë mielli dhe të paguajë, pasaporta e tij e premtuar nuk vjen që nuk vjen. E bija e tij, Amelia, i jepet milicit dhe priftit, pikërisht për këtë qëllim. Një ditë, ata do të nisen përmes hullisë së plasaritur gri të udhës që Windisch e bënte për të vajtur tek mulliri.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Sekreti i nënës sime, J.L. Witterick

Bazuar në një histori të vërtetë, Sekreti i nënës sime është një histori e thellë, magjepsëse dhe në fund emocionues, që ndërthur jetën e dy familjeve hebreje dhe të një ushtari gjerman në arratisje dhe nënën dhe vajzën e zgjuar dhe "të drejtë" që u bashkuan në kauzën për t'i shpëtuar edhe hebrejtë edhe gjermanin.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Indeksi mesatar i lumturisë, Daniel Machado

Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë. A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani "Indeksi mesatar i lumturisë" i shkrimtarit portugez David Machado.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Zjarret e vjeshtës, Irene Nemirovsky

Një roman tjetër magjepsës, rrëqethës dhe i mrekullueshëm i Irène Némirovsky-t... Subjekti i romanit fillon me Luftën e Parë Botërore dhe mbaron me të Dytën, pak përpara se vetë autorja të rrëmbehet nga kthetrat e çmendurisë njerëzore.
6,55 CHF 7,28 CHF
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Mami, unë dhe mami, Maya Angelou

Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për herë të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Unë e di pse këndon zogu në kafaz, Maya Angelou

Maja mëson se dashuria për veten, mirësia ndaj të tjerëve, shpirti i saj i fortë dhe leximi i shkrimtarëve të mëdhenj do ti japin mundësinë të jetë e lirë dhe jo më e robëruar. Ky roman, poetik dhe i fuqishëm, do të prekë zemrat dhe do të ndryshojë mendjet për sa kohë që njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje