Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
16,68  18,54 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,12  12,36 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Dhe malet oshetine, Khaled Hosseini
  • Dhe malet oshetine, Khaled Hosseini
  • Dhe malet oshetine, Khaled Hosseini

Dhe malet oshëtinë, Khaled Hosseini

OMSCA-1

Autori nr. 1, më i shituri në Nju Jork, Khaled Hosseini vjen sërish me një libër të ri pas gjashtë vjetësh. Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri – tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë reflektohen brez pas brezi.

12,36 
11,12  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dhe malet oshëtinë
Origjinali: And the mountains echoed
Gjinia: Roman
Autori: Khaled Hosseini
Shqipëroi: Oriana Tamburi
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2014
Fq. 432
Pesha: 0.436 kg.
ISBN: 978-9928-132-25-3

Mbi librin

Autori nr. 1, më i shituri në Nju Jork, Khaled Hosseini vjen sërish me një libër të ri pas gjashtë vjetësh. Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri – tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë reflektohen brez pas brezi. Në këtë roman, Hosseini shpalos mënyrat e larmishme se si familjet mbështetin, lëndojnë, tradhtojnë, nderojnë dhe sakrifikojnë për njëri – tjetrin.

Duke ndjekur hap pas hapi personazhet e tij, zgjedhjet dhe dashuritë nëpër botë, nga Kabuli në Paris, më pas në San Fransisko dhe në ishullin grek Tinos, historia zgjerohet duke u bërë më e ndërlikuar emocionalisht, më tërheqëse dhe më e fuqishme pas çdo faqeje që shfletojmë.

Mbi autorin

Khaled Hosseini është një nga shkrimtarët më të lexuar dhe më të dashur në të gjithë botën, me më shumë se 10 milionë kopje të shitura nga "Gjuetari i balonave" dhe "Një mijë diej vezullues" në Shtetet e Bashkuara dhe më se 38 milionë kopje të shitura në më shumë se 70 shtete në gjithë globin.

Hosseini është gjithashtu një Ambasador i Mirësisë i Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Agjensia e Refugjatëve UN dhe krijuesi i Fondacionit jofitimprurës "Khaled Hosseini" që siguron asistencë humanitare për njerëzit e Afganistanit. Ai jeton në Kaliforninë e Veriut.

Detajet e librit
9789928132253
9789928132253
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000599

Botuesi: Skanderbeg Books

Prill ne Paris, Michael Wallner

Rreshteri i ushtrisë gjermane, Roti, vendoset në Pars në shërbim të forcave naziste. Gjatë ditës ai është i pranishëm në seancat e torturave ndaj antarëve të Rezistencës antinaziste, por në mbrëmje ai shndërrohet në zoti Antuan, që ndryshon veshje dhe sjellje dhe endet nëpër Parisin e mrekullueshëm, por të pushtuar prej bashkëkombësve të tij.
6,67  7,42 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Hipi, Paulo Coelho

Karla është një vajzë holandeze që ëndërron të shkojë në Nepal dhe pret të takojë shokun e duhur për të ndërmarrë udhëtimin. Pauloja është një brazilian i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar: ka flokë të gjatë dhe udhëton nëpër botë për të kërkuar lirinë dhe kuptimin më të thellë të ekzistencës.
11,12  12,36 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Persepolis, Marjane Satrapi

"Persepolis" paraqet një portret të paharrueshëm të përditshmërisë dhe kontrasteve tronditëse midis jetës publike dhe asaj private në Iran. Sytë fëmijërorë të autores bëhen dëshmitarë të perandorëve të rrëzuar, të martirëve dhe të fshikullimeve të sanksionuara nga shteti.
13,35  14,83 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Një grua e re e bukur, Tommy Wieringa

Një hendek thellohet edhe midis dy botëve të tyre: Eduardi, njeri ambicioz, i shkencës, që vë pragmatizmin racional para ndjenjave, Ruthi, idealiste e ndjeshme deri në skaj, që nuk pranon eksperimentet e tij te kafshët dhe aq më pak refuzimin e shkencëtarit për të kuptuar vuajtjet. Kur fëmija që vetëm Ruthi e dëshiron, e kthen pasionin në detyrim, kur...
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Rrugëtim drejt vetvetes, Irvin D. Yalom

Një nga psikoterapistët më me ndikim të kohës sonë, Irvin Yalom – i e ka kaluar jetën e tij si në një udhëtim me mision eksplorimin e jetëve të të tjerëve. Tani, ai e kthen vështrimin e tij terapeutik drejt vetes në këto kujtime prekëse.
13,35  14,83 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Kalorësi në çati, Jean Giono

Anxhelo Pardi, një fisnik italian e ish oficer i husarëve, pas disa vjetësh arratie në Francë për shkak të vrasjes në duel të një spiuni austriak, po kthehet në atdhe, duke kaluar nëpër jugun e Francës të përfshirë në vitet 1830 - të nga një epidemi kolere.
10,57  11,74 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Çmimi i tundimit, Johanna Lindsey

Duke pyetur veten pse një vajzë e pavarur si Vanesa pranon të shndërrohet në kukull e të martohet me një batakçi arrogant, Monti vendosa ta ndihmojë për t’ia realizuar këtë ëndërr. Por asnjë veprim i mirë nuk kalon pa u ndëshkuar, sapo përballet me probleme më të ngutshme, përfshi tundimin për të penguar planet e Vanesës për martesë, me qëllim që të...
13,35  14,83 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kopshti i harruar, Kate Morton

Në vitin 1913, një vocërrake braktiset në një anije të nisur nga Anglia drejt Australisë. Ajo mbërrin atje fillikat, me një valixhe të vogël dhe një libër të mrekullueshëm me përralla. Vajza rritet nga kapiteni I portit dhe e shoqja, si të ishte vajza e tyre.
14,46  16,07 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Fantazitë e një burri, Anatoli Toss

"Fantazitë e një burri" është libri nga i cili mund të mësoni si të dashuroni në mënyrë parimisht të re. Si të zbuloni te vetja cilësi për praninë e të cilave as që ju ka vajtur në mendje ndonjëherë, por që e ndryshojnë katërcipërisht përfytyrimin e dashurisë si "ndjenjë" dhe si "proces".
8,90  9,89 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kostandina, Alki Zei

Vajza trembëdhjetëvjeçare Tina, kishte qenë shumë e lumtur kur jetonte në Gjermani, por një ditë gjithçka u kthye kokëposhtë. Nuk i kishte shkuar kurrë në mend se prindërit e saj do të ndaheshin dhe do ta dërgonin të jetonte në Greqi, me gjyshen që nuk e honepste dot.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Tatuisti i Aushvicit, Heather Morris

Unë i bëra tatuazh numrin në krah, ajo bëri tatuazh emrin e saj në zemrën time... Ajo... priste radhën për të bërë tatuazh numrin e saj. Dridhej... ishte një vajzë aq e re! Ai... ishte tatuisti. Nuk e ngrinte kokën asnjëherë nga puna, por, papritmas ngriti sytë dhe pa atë... Ishte dashuri me shikim të parë.
13,35  14,83 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Mosha e brishtë, Donatella Di Pietrantino

Për këtë arsye, Luçia, e cila një natë të tridhjetë viteve më parë pati shpëtuar rastësisht, vëzhgon me panik heshtjen e vajzës së saj. Atë natë në Dente del Lupo ishin të gjithë: barinjtë e Apenineve, pronarët e kampingut, gjahtarët, karabinierët. Të gjithë, me përjashtim të tri vajzave, që nuk ishin më…
13,35  14,83 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000483

Botuesi: OMSCA-1

Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.
11,12  12,36 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Lutje detit, Khaled Hosseini

Libri "Lutje detit" është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. E gjitha është përmbledhur në pak radhë, por me shumë gjasë, mund të jetë teksti më i fuqishëm dhe tronditës që ka shkruar Hosseini.
8,90  9,89 
More
Në gjendje