Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Kujtimet e nje bushtre, Francesca Petrizzo
  • Kujtimet e nje bushtre, Francesca Petrizzo

Kujtimet e nje bushtre, Francesca Petrizzo

2809
SARAS

Në sfondin e mitit dhe të poemave homerike, Francesca Petrizzo e zhvesh protagonisten e saj nga tisi i misterit, i jep mish dhe shpirt, duke krijuar një figurë shumë moderne femërore që vërshon nëpër faqet e librit me forcën, zemërimin dhe dobësinë e një personazhi të përnjëmendtë.

5,99 CHF
5,39 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kujtimet e një bushtre
Origjinali: Memorie di una cagna
Gjinia: Roman
Autori: Francesca Petrizzo
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2012
Fq. 248
Pesha: 0.32 kg
ISBN: 978-9928-152-04-6

Mbi librin

Një anije ndodhet në afërsi të brigjeve greke. Në bord, një grua përpiqet të dallojë profilin e Peleponezit në dritën e vagullt të muzgut. Është Helena e Trojës, e rikthyer në atdhe nga i shoqi, Menelau, pas shkatërrimit të qytetit krenar. Erës dhe dallgëve, ajo u beson historinë e vet.

Dhe zëri i saj rrëfen një të vërtetë të ndryshme nga ajo që njohin të gjithë: melankolike dhe vibruese, flet për një krijesë të etur për dashuri, të mbushur me pasion dhe sensualitet, por të shtrënguar t'i bindet ligjit të të atit – mbret dhe të martohet me një burrë që nuk e kishte zgjedhur dhe as dëshiruar. Një vendim fatal, prej nga do të lindin kobe dhe tragjedi, sepse Helena do ta kërkojë në krahët e të tjerëve atë që i është mohuar.

Duke humbur gjithçka dhe duke përfunduar e damkosur si "bushtër", fatprerë dhe tradhtare. Në sfondin e mitit dhe të poemave homerike, Francesca Petrizzo e zhvesh protagonisten e saj nga tisi i misterit, i jep mish dhe shpirt, duke krijuar një figurë shumë moderne femërore që vërshon nëpër faqet e librit me forcën, zemërimin dhe dobësinë e një personazhi të përnjëmendtë, arketip i të gjitha femrave që në rrjedhën e kohës u kanë kundërvënë arsyet e zemrës atyre të pushtetit. I mbështetur nga një shkrim lirik, muzikor, nganjëherë hipnotik, romani befasues i debutimit të një shkrimtareje shumë të re të talentuar.

Fragment nga libri

Bushtra, kështu më quajnë burrat e ekuipazhit. Bushtra. Këtë e bëjnë fshehurazi. Por unë i dëgjoj. Unë quhem Helenë, kam lindur në Spartë, por u largova prej andej për shkak të dashurisë. Thoshin se isha gruaja më e bukur në botë. Për ato pak gjëra që mora, për ato shumë që humba, rapsodët bëjnë tashmë rrëfime. Rrëfime të gënjeshtërta. Tek e fundit, ata nuk ishin. Kurse unë, po.

Mbi autoren

Francesca Petrizzo ka lindur në Empoli më 17 maj 1990. Pas maturës në liceun klasik, regjistrohet në fakultetin e Historisë në Firence, por pranohet gjithashtu në Universitetin e Oksfordit, të cilin do ta frekuentojë nga vjeshta e 2010. Dashuron kinemanë, muzikën, leximin dhe ka shumë miq, pa pasur nevojë për Facebook – un. Kultivon ngahera pasionin për shkrimin, që shpërtheu në këtë roman të sajin të parë.

 

Detajet e librit
2809
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001014

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Kolombreja, Dino Buzzati

Kolombreja është  një përmbledhje me tregime e shkrimtarit Italian Dino Buzzati (Buxati) dhe që është publikuar për herë të parë në vitin 1966. Titulli i librit është edhe titulli i një prej tregimeve që flet për një përbindësh misterioz deti, krijesa më e frikshme e tregimeve të Buzzatit.
3,85 CHF 4,28 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Efekos

Trashëgimia, Hannah Fielding

Përkundrazi, ai i shfaqet si një burrë i pashëm, i çiltër dhe i ndershëm, me të cilin dashurohet marrëzisht. Por, si t’i dorëzohet pasionit me një identitet të rremë, në një situatë ku secila lëvizje e gabuar mund të ishte shkatërruese? Por, nuk është vetëm Luna që mbante sekrete…
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vetëm nuk shpëton kush, Margaret Mazzantini

Delia dhe Gaetano dikur ishin një çift. Tani nuk janë më, dhe sonte duhet të mësojnë si të mos jenë. Gjenden për darkë, në një restorant jashtë, pak kohë pasi kanë zhbërë atë që dikur ishte një familje. Ai është transferuar në një apartament, ajo ka mbetur në shtëpi me të bijtë e vegjël Kozmo dhe Niko.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Biblioteka sekrete e Aushvicit, Antonio Iturbe

Dy mësues ngrenë vështrimin të pataksur. Mbajnë në dorë diçka që në Aushvic është rreptësisht e ndaluar, po u zbuluan dënohen me vdekje. Këto sende janë të rrezikshme, nuk mund t’i zotërosh. Nuk qëllojnë, nuk janë me majë, as prerës apo lëndues. Janë thjesht libra: të vjetër, të shkalafitur, me faqet e grisura, thuajse copë e çikë. E megjithatë nazistët i...
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Shah Mat, Ali Hazelwood

Humbja e Nolanit me një shahiste të re, i lë të gjithë me gojë hapur. Por më e çuditshmja është dëshira e tij për luajtur sërish me të. A s’do të ishte më mirë që Malloria të ikte, të dorëzohej, t’i jepte fund lojës?
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Udhëtarja e kohës, Diana Gabaldon

1946: Kler Rendëll shkon në Malësinë Skoceze me bashkëshortin e saj, Frenkun. Ata duan të kalojnë një muaj mjalti të dytë, që t'i japin njëri-tjetrit të drejtën për të parë se sa i ka ndryshuar lufta, por edhe për t'i dhënë një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre. Por, një pasdite, Kleri futet në një rreth gurësh dhe papritmas e sheh veten në vitin 1743.
12,52 CHF 13,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Sashenka, Simon Sebag Montefiore

Kjo është historia ndër breza e grave dhe fëmijëve të një familjeje të sajuar dhe shpresoj se do të shijohet si e tillë: një roman i ngushtë për një familje. Por frymëzimin e ka tek shumë historia, letra dhe raste që kam gjetur në arkiva dhe kam dëgjuar në intervista gjatë dhjetë viteve që jam marrë me studimin e historisë ruse.
18,30 CHF 20,33 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Nëntëmbëdhjetë minuta, Jodi Picoult

Sterlingu është një fshat i zakonshëm në Nju Hempshajër ku nuk ndodh asgjë deri ditën kur regjistrohet një akti i dhunshëm. Xhosi Kormier, vajza e gjykatëses, është dëshmitarja e vetme e ngjarjes, por thotë se nuk i kujtohet asgjë nga ajo që ndodhi mu para syve të saj.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Kentukët, Samanta Schweblin

Personazhe që vijnë nga kontinente të ndryshme, nga çdo moshë dhe status shoqëror, nisin të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes kafshëve shtëpiake robotike të quajtura kentukë. 
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Do të jemi Atlantida, Joan Benesiu

 Njohja e kësaj tresheje enigmatike e zhyt lexuesin në një kërkim të kuturisur për autenticitetin, gjë që do ta çojë në treva të Europës së vjetër, ku hapësirat nuk pranojnë të shndërrohen në skena të shoqërisë së spektaklit.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Hipi, Paulo Coelho

Karla është një vajzë holandeze që ëndërron të shkojë në Nepal dhe pret të takojë shokun e duhur për të ndërmarrë udhëtimin. Pauloja është një brazilian i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar: ka flokë të gjatë dhe udhëton nëpër botë për të kërkuar lirinë dhe kuptimin më të thellë të ekzistencës.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K4R4

Botuesi: Skanderbeg Books

Dy vajza, Perihan Magden

Është verë në Stamboll. Kufoma e një të riu të vrarë është gjetur në një liqen aty afër. Ajri është i rënduar, ndërkohë që Behija, një vajzë e re, përgatitet të hyjë në një prej universiteteve më të famshëm të Stambollit.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: K3R4

Botuesi: Skanderbeg Books

Bija e errësirës, Elena Ferrante

Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje