- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në fillim të vitit 1990, tri gra: Dora Devëro, e bija e saj Lili dhe mbesa e saj Helena, takohen pas vitesh me mosmarrëveshje dhe arrijnë një armëpushim të pasigurtë. Vëllai i adhuruar i Helenës, Dikleni, po vdes. Dy shokë bashkohen me të dhe me gratë në një shtëpi të shkatërruar, të vjetër, pranë detit.
Titulli: Fari lundrues i Bllekuotërit
Origjinali: The Blackëater Lightship
Gjinia: Roman
Autori:Colm Toìbìn
Shqipëroi:Ilira Shurbani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2010
Fq. 224
Pesha: 0.30 kg
ISBN: 978-99943-46-88-2
Fari lundrues i Bllekuotërit është një roman i bazuar në një familje të zakontë, anëtarët e së cilës e gjejnë veten në situata nga më të vështirat, mes jetës dhe vdekjes. Marrëdhëniet mes tyre nuk janë të pazakonta, por ajo çka e bën këtë vepër të spikatur është stili i autorit; e shkruar me kaq qetësi e thjeshtësi, por në të njëjtën kohë në një mënyrë kaq të mirëstudiuar.
Në fillim të vitit 1990, tri gra: Dora Devëro, e bija e saj Lili dhe mbesa e saj Helena, takohen pas vitesh me mosmarrëveshje dhe arrijnë një armëpushim të pasigurtë. Vëllai i adhuruar i Helenës, Dikleni, po vdes. Dy shokë bashkohen me të dhe me gratë në një shtëpi të shkatërruar, të vjetër, pranë detit, ku të gjashtë ata, nga breza të ndryshëm dhe me besime të ndryshme, duhet të dëgjojnë njëri – tjetrin dhe të merren vesh me njëri – tjetrin.
Ky është një libër për të gjitha moshat, i përshtatshëm për çdo kohë. Një trajtim vërtet artistiko – psikologjik i marrëdhënieve familjare, vuajtjeve dhe brengave, që lindin si pasojë e humbjes. Një roman filozofik, në të cilin nëpërmjet rrëfimit objektiv dhe dialogut të shkathët e dinamik, zbulohen thellë e bukur jetët e personazheve.
"Në koreografinë e tij emocionale, Toìbìn e tregon veten një shkrimtar të jashtëzakonshëm. Helena është ftohur me të dyja: me nënën dhe gjyshen e saj... Toìbìn i ndihmon të pajtohen dhe e bën këtë me hijeshi."
Sunday Telegraph
"Kjo është vepra më mahnitëse: lirike në emocionet e saj dhe e shkathët në ndërtimin e vet... Toìbìn ka thurur një rrëfim, që nuk duhet lënë pa lexuar."
Sunday Herald
"Toìbìn shkruan një prozë të lirë, të fuqishme dhe është vërtet i mprehtë në marrëdhëniet familjare, të cilat ndonjëherë e bëjnë leximin e historive të tij jashtëzakonisht të dhimbshëm. Por ky është një roman i bukur."
Belfas News
"Ne do të jemi duke e lexuar dhe duke e jetuar Farin lundrues të Bllekuotërit për njëzet vjet."
Independent on Sunday
Colm Toìbìn (Irlandë, 1955) ka studiuar në University College në Dublin. Gjatë viteve 1975 – 1978 shkroi dy romane: "Jugu" dhe "Homazh Barcelonës". Kur u kthye në Irlandë punoi si gazetar për "In Dublin", "Hibernia" dhe "The Sunday Tribune". Shkrimet publicistike i përmblodhi në "Sprova të gjithanshme" (1990), "Gjaku i keq: një shëtitje përgjatë kufirit irlandez" (1987) dhe "Shenja të kryqit: udhëtime në Europën katolike" (1994). Romane te tjera: "Shqopa flakëruese" (1992), "Historia e natës" (1996), "Fari lundures i Bllekuotërit" (1999), "Mjeshtri" (2004), "Bruklin" (2009). Tregimet janë përmbldhur në: "Nënat dhe fëmijët" (2006) dhe "Familja boshe" (2010).
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Living
Referenca: K1R2P11
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Univers
Botuesi: Dituria
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Living
Botuesi: Dituria
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Shtëpia e Librit
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001329
Botuesi: Toena
Referenca: SKU000596
Botuesi: Dituria
Botuesi: Living
Referenca: SKU001364
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: 2189
Botuesi: Dituria
Në fillim të vitit 1990, tri gra: Dora Devëro, e bija e saj Lili dhe mbesa e saj Helena, takohen pas vitesh me mosmarrëveshje dhe arrijnë një armëpushim të pasigurtë. Vëllai i adhuruar i Helenës, Dikleni, po vdes. Dy shokë bashkohen me të dhe me gratë në një shtëpi të shkatërruar, të vjetër, pranë detit.
check_circle
check_circle