Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Nje tjeter pranvere, Gabriella Magrini
  • Nje tjeter pranvere, Gabriella Magrini

Një tjetër pranverë, Gabriella Magrini

SKU002018
Dituria

Tridhjetë vjet martesë, dy fëmijët tashmë të rritur, një jetë kushtuar familjes, por mbi të gjitha burrit: Aliçja, pothuajse pesëdhjetëvjeçare, është shembulli i një zonje të përkryer borgjeze, që s'ka pasur kurrë as dyshimin më të vogël se fati i një gruaje të brezit të saj mund të ishte ndryshe.

94,76 SEK
85,28 SEK Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Një tjetër pranverë
Origjinali: Nelle mie mani
Gjinia: Roman
Autori: Gabriella Magrini
Shqipëroi: Ilira Shurbani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2008
Fq. 360
Pesha: 0.44 kg
ISBN: 978-99943-46-448

Mbi librin

Tridhjetë vjet martesë, dy fëmijët tashmë të rritur, një jetë kushtuar familjes, por mbi të gjitha burrit: Aliçja, pothuajse pesëdhjetëvjeçare, është shembulli i një zonje të përkryer borgjeze, që s'ka pasur kurrë as dyshimin më të vogël se fati i një gruaje të brezit të saj mund të ishte ndryshe.

Por krejt papritur çdo siguri vihet në diskutim: Alfiero, burri me të cilin ishte e bindur se do të plakej, e tradhton dhe e braktis pa mëshirë, duke e lënë përballë problemeve serioze ekonomike. Për Aliçen është dështim i planeve të saj për jetën dhe konstatim i hidhur se nuk ka më një qëllim, një identitet. Nga kjo rënie fillon një rilindje e dhimbshme.

Takimi me Bertrand Liebmanin, një avokat gjenovez, që e ndihmon t'ia dalë mbanë në mashtrimet financiare të Alfieros; marrëdhënia e re që ndërton me fëmijët; ndjenja se ndoshta mund të kesh një rol edhe jashtë mureve të shtëpisë, i frymëzon një energji të papritur dhe aftësinë për t'u shfaqur ndryshe nga imazhi që dikush tjetër, duke përfshirë edhe atë vetë, i kishte rrënjosur në trup.

Tani vërtet mund ta shtrëngojë jetën në duart e saj, madje edhe të lëshohet në ëmbëlsinë e një dashurië në moshë të pjekur, edhe më të fortë, pasi e ka zgjedhur pa u kushtëzuar.

Mbi autoren

Gabriella Magrini, milaneze, është gazetare dhe shkrimtare. Ka punuar si kryeredaktore e të përjavshmes "Anna" dhe tani bashkëpunon me revista të ndryshme. Sot konsiderohet si një nga shkrimtaret italiane më të njohura dhe të vlerësuara. Ka botuar, ndër të tjera, romanet: "Mijëra vjeshta", "Si një diamant", "Zjarri i gënjeshtrave", "Tërheqje depërtuese", "Magjike" dhe "Zëri i sirenave", disa prej të cilëve janë përkthyer në gjuhë të ndryshme.

 

Detajet e librit
SKU002018
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Fotografja e shpirtrave, Desy Icardi

Ndërkohë, në fshatrat përreth, shumë njerëz vendosin të emigrojnë; ky është edhe rasti i Pias, një vajzë e thjeshtë, e cila, me shpresën për të ndihmuar familjen, është bindur nga një fotograf që të niset për në Argjentinë së bashku me disa moshatare, me iluzionin e takimit të një bashkëshorti që nuk e ka parë dhe nuk do ta shohë kurrë. 
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001696

Botuesi: Toena

Ne emer te te gjithe njerezve, Martin Gray

Tetëdhjetë e dy vjeçari Martin Gray është kujtesa e gjallë e tragjedisë së shekullit XX dhe mishërimi i shpresës te jeta. I arratisur nga kampi i shfarosjes në Treblinka, luftëtar i getos së Varshavës, ai hyn në triumfues në Berlin me ushtrinë ruse. Në shtetet e Bashkuara bëhet i pasur. Në Francë ku jeton tashmë, tragjedia e g
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Parehatia e mbrëmjes, Marieke Lucas Rijneveld

Fitues i Çmimit International Booker Prize për vitin 2020, romani i jashtëzakonshëm debutues i shkrimtares holandeze Maricke Lucas Rijneveld, na paraqet një botë gjuhe si askush tjetër e duke ardhur me vërtetësi dhe bukuri ne gjuhën shqipe
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Lulja e dëborës dhe erashka sekrete, Lisa See

Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në një provincë të largët të Kinës, një shtatëvjeçare me emrin Lili krijon një marrëdhënie emocionale me Lulen e Dëborës që zgjat gjithë jetën. Vit pas viti, Lili dhe Lulja e Dëborës këmbejnë mesazhe në erashkë, si rrëfim të shpresave dhe ëndrrave.
69,29 SEK 76,99 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

S'ka shpresë, Collen Hoover

Sky, një nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme, njihet me Dean Holder-in, një djalë me një reputacion të keq që rivalizon të sajin. Që nga takimi i tyre i parë, ai e tmerron dhe e pushton. Ka diçka tek ai që ndez kujtimet e së kaluarës së saj thellësisht të trazuar, të një periudhe kohore që ajo është përpjekur shumë për t'a varrosur.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Vetëm dashuri, Erik Segal

Edhe pas kaq shumë vitesh, ai nuk është shëruar akoma nga zhdukja e saj e pashpjegueshme një ditë para dasmës së tyre- dhe mendimet për të e mundojnë qysh atëherë. Si një doktor ai duhet ta ndihmojë atë. Si një i lënduar dhe një burrë i martuar- ai duhet të harrojë të shkuarën.
69,29 SEK 76,99 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000187

Botuesi: Ideart

Nje mik, Fred Uhlman

Dy të rinj, Konradini dhe Hansi, që në pamje të parë duket se ndajnë së bashku vetëm të njëjtën klasë, lidhen më njëri – tjetrin për një arsye të vetme: miqësinë.
42,64 SEK 47,38 SEK
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000285

Botuesi: Cabej

Thuaji zemres po, Susanna Tamaro

Atë natë, papritur kisha kuptuar një gjë: mes shpirtit dhe trupit ka shumë e shumë dritare të vogla: së andejmi, në qofshin të hapura, kalojnë emocionet, në qofshin gjysmë të mbyllura pikojnë pak e nga pak; vetëm dashuria, porsi një shkulm ere mund t'i çelë të gjitha tok, sa hap e mbyll sytë.
59,70 SEK 66,33 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000308

Botuesi: Botimet Dudaj

Jashtë!, Susanna Tamaro

Tregime të gjata për tema si margjinalizimi, ndarja e dialogut të vështirë midis kulturave të ndryshme që zgjidhen gjithmonë në një mjedis të ashpër. Histori pa zgjidhje, të ndaluara të shohin dritën.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000760

Botuesi: Onufri

Përgjigjmu, Susanna Tamaro

Histori të dhimbshme, të cilat vetëm në rreshtat e fundit ndriçohen nga një dritë e pakët. Gjuha e tekstit është e ngjeshur, e thatë, depërtuese si një shpatë që godet thellë midis meskinitetit dhe egoizmit së qenies njerëzore.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001129

Botuesi: Dituria

Zjarri i gënjeshtrave, Gabriella Magrini

Historia e një familjeje, nga Lufta ll Botërore deri në ditët tona. Në qendër Alesandro dhe Federika, vëlla e motër, të lidhur nga një ndjenjë e thellë, një lidhje kaq e fortë sa që përligj deri edhe gënjeshtrat e shtirjet, tinëzinë e të vërtetave të dhimbshme, mjaft që të ruhet qetësia dhe dashuria mes tyre.
90,61 SEK 100,68 SEK
More
Ne gjendje