• Banner

  • Ka mbaruar
Eklipsi, Stephenie Meyer
  • Eklipsi, Stephenie Meyer
  • Eklipsi, Stephenie Meyer

Eklipsi, Stephenie Meyer

Nga prapa kurrizit dëgjova zërin e ëmbël të Eduardit. U ktheva ta shihja tek kërcente lehtë mbi shkallët e verandës, me flokët e shpupuritur nga era prej vrapit. Më tërhoqi menjëherë në krahët e tij ashtu siç pat bërë te parkingu dhe më puthi sërish.

14,57 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Eklipsi, Libri i Tretë
Origjinali: Eclipse
Gjinia: Roman
Autori: Stephenie Meyer
Shqipëroi: Marsida Gjonçaj
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2010
Fq. 520
Pesha: 0.651 kg.
ISBN: 978-99956-26-62-4

Fragmente nga libri

"Bela?" Nga prapa kurrizit dëgjova zërin e ëmbël të Eduardit. U ktheva ta shihja tek kërcente lehtë mbi shkallët e verandës, me flokët e shpupuritur nga era prej vrapit. Më tërhoqi menjëherë në krahët e tij ashtu siç pat bërë te parkingu dhe më puthi sërish.

Ajo puthje më frikësoi. Kishte shumë tension në të, ishte shumë e fortë mënyra sesi ai i ngjeshi buzët pas të miave, sikur të ishte i frikësuar, se nuk na kishte mbetur shumë kohë.

Në atë heshtje të sikletshme, të gjithë hollësitë filluan të më lidheshin logjikisht. Diçka që Eduardi nuk donte ta merrja vesh. Diçka që Xhekobi nuk do të ma kishte fshehur kurrë. Diçka që kishte mbledhur Kullenët dhe ujqërit bashkë në pyje, rrezikshmërisht pranë njëri – tjetrit. Diçka që unë e dija se do të ndodhte sërish, sado që uroja me shpirt të mos ndodhte më. S'do merrte ndonjëherë fund?

Mbi librin

Ndërkohë që Siatëlli kanoset në një seri vrasjesh të mistershme dhe një vampire e pamëshirshme vazhdon të kërkojë hakmarrje, Bela gjendet sërish e rrezikuar. Mes gjithë kësaj, asaj i duhet të zgjedhë mes dashurisë së saj për Eduardin dhe miqësisë me Xhekobin, duke e ditur që vendimi i saj ka mundësi që të rindezë betejën e përjetshme mjes vampirëve dhe njerëzve-ujq.

Ndërkohë që dita e diplomimit po afrohet me të shpejtë, Bela duhet të marrë edhe një vendim tjetër: jetën a vdekjen. Mbi autoren Stephenie Meyer ka studiuar në Brigham Youn University dhe është diplomuar për letërsi angleze. Ajo jeton me bashkëshortin dhe tre djemtë e saj në Arizona. Pas librit të saj të parë "Muzgu", librarët e përzgjodhën si një nga autoret më premtuese të vitit 2005.

 

Detajet e librit
Morava
SKU001449

Referencat specifike

isbn
9789995626624
ean13
9789995626624
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001178

Botuesi: Morava

Muzgu, Stephenie Meyer

Ashtu si na ka mësuar edhe Shekspiri, dashuria lartësohet dhe përvëlon shpirtin kur has në pengesa. Te Muzgu, libri me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. 

Çmimi 13,01 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001179

Botuesi: Morava

Hëna e re, Stephenie Meyer

Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin.

Çmimi 13,01 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001697

Botuesi: Morava

Agimi, Stephenie Meyer

POR KUR DASHUROJE VRASËSIN TËND, ATËHERË NUK KISHE RRUGËDALJE.  Si mund të vrapoje, si mund të luftoje,  kur një  veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur?  Nëse jeta jote ishte  gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur të ishte ai një njeri që e doje me të vërtetë?

Çmimi 15,62 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Nderi, Elif Shafak

I premtova vetes të mos e lija pa rrëfyer historinë e saj. Kështu e nis shtjellimin e historisë Esmaja, një grua e re kurde që jeton në Londër, per të treguar më pas krimin e tmerrshëm që kishte kryer i vëllai. Esmaja tregon historinë e familjes së saj nëpër tri breza, që nga gjyshja, te lindja e së ëmës dhe tezes në një fshat të humbur kurd buze Eufratit.

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Fantazitë e një burri, Anatoli Toss

"Fantazitë e një burri" është libri nga i cili mund të mësoni si të dashuroni në mënyrë parimisht të re. Si të zbuloni te vetja cilësi për praninë e të cilave as që ju ka vajtur në mendje ndonjëherë, por që e ndryshojnë katërcipërisht përfytyrimin e dashurisë si "ndjenjë" dhe si "proces".

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001138

Botuesi: Botimet Dudaj

Zjarri, Katherine Neville

Shqipëri, viti 1822: tridhjetë vjet pas Revolucionit Francez, e gjithë Europa po qëndronte pezull në prag të Luftës Greke për Pavarësi. Ali Pasha, një sundimtar i fuqishëm i Perandorisë Otomane, e kishte zemëruar sulltanin dhe gjendej tashmë në prag të një sulmi nga forcat turke.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Kështu thua ti!, Connie Palmen

Ted Hughesi dhe Sylvia Plathi, çifti “i mallkuar” i letërsisë moderne, mbi të cilin la vragë të thellë vetëvrasja e Silvias vetëm tridhjetë vjeçe më 1963, ka frymëzuar gjithfarë spekulimesh dhe mitesh rreth martires së brishtë dhe xhelatit të saj të pashpirt.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Saga e familjes Marks, Juan Goytisolo

“Saga e familjes Marks” është një roman pikaresk për jetën e filozofit gjerman, por i ambientuar në kohën e rënies së Murit të Berlinit; një biografi letrare e themeluesit të socializmit shkencor dhe, në të njëjtën kohë, një reportazh i jashtëzakonshëm i situatës së rënies së regjimeve komuniste. 

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Qeni i pranverës, Patrick Modiano

Në vitin 1964, në një kafene të Parisit, një njeri drejtoi objektivin e Rolleiflexit të tij drejt një çifti të ri të ulur në një tavolinë aty pranë. Kështu tregimtari u njoh me fotografin Fransis Zhansen, me të cilin lidhet një kohë.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vajza e keqe, Justine Levy

Të jesh nënë është e thjeshtë, të jesh nënë është një gjest dashurie pa kushte dhe, për ta përmbushur, duhet të zhvishesh nga egoizmi i fëmijërisë, të lësh pas rolin tënd si bijë. Për Luizën ky është një kapërcim i detyrueshëm: ajo zbulon që është shtatzënë pikërisht kur Alisa, nëna e saj, po vdes.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Pyesni pluhurin, John Fante

Po, Fante pati efekt të madh mbi mua. Fante ishte hyu im dhe unë e dija se hyjnitë duhen lënë të qetë, nuk mund t'u shkelje pragun ashtu si duke lozur. Prapë më pëlqente të hamendja se ku mund të kishte jetuar në Angel's Flight dhe s'më dukej e pamundur që të jetonte akoma aty.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

The Undomestic Goddess, Sophie Kinsella

Asking for directions at a big, beautiful house, she’s mistaken for an interviewee and finds herself being offered a job as housekeeper. Her employers have no idea they’ve hired a lawyer–and Samantha has no idea how to work the oven.

Çmimi 11,97 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nusja e re, Alessandro Baricco

Jemi në fillim të shekullit të shkuar. Nusja e ardhshme është e re, e ardhur nga larg, dhe Familja e pret, thuajse hutimthi, në banesën elegante jashtë qytetit. Biri nuk është, ndodhet larg, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e ndërmarrjes së begatë tekstile.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Bija e varrmihësit, Joyce Carol Oates

Për t'i shpëtuar përndjekjes naziste në Gjermaninë e vitit 1936, familja Shvart emigron në Shtetet e Bashkuara, në një qytezë në periferi të Nju Jorkut. Babai, një ish – mësues në shkollë të mesme, i nënshtrohet së vetmes punë që mund të gjejë: varrmihës dhe mbikëqyrës i varrezës.

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mbreti i verrishtave, Michel Tournier

"Mbreti i verrishtave" është orvatja e shkrimtarit për të trajtuar një temë krejtësisht të allasojtë: temën e burrit, i cili, gjithë jetën e vet s'bën gjë tjetër veçse kthehet në një fëmijëmbartës. Por, në të vërtetë, ky burrë me fëmijët kalipeç, që përçapet rrugëve për t' u kthyer në banesën e vet, është një shënjtor, apo një monstër, është një ëngjëll,...

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)