- Out-of-Stock

Banner
Nga prapa kurrizit dëgjova zërin e ëmbël të Eduardit. U ktheva ta shihja tek kërcente lehtë mbi shkallët e verandës, me flokët e shpupuritur nga era prej vrapit. Më tërhoqi menjëherë në krahët e tij ashtu siç pat bërë te parkingu dhe më puthi sërish.
Title: Eklipsi, Libri i Tretë
Original: Eclipse
Category: Novel
Author: Stephenie Meyer
Albanian translator: Marsida Gjonçaj
Publisher: Morava
Year: 2010
Pgs. 520
Weight: 0.651 kg.
ISBN: 978-99956-26-62-4
Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps
Download (292.13KB)Reference: SKU001178
Publisher: Morava
Ashtu si na ka mësuar edhe Shekspiri, dashuria lartësohet dhe përvëlon shpirtin kur has në pengesa. Te Muzgu, libri me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë.
Reference: SKU001179
Publisher: Morava
Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin.
Publisher: Te tjere
Jeta e dy grave mori ngjyra të tjera, sapo sytë e tyre u ndeshën. Befas gjithçka ndryshoi dhe i dha realitetit të jetës së përditshme të tjera ndjesi, lumturinë, aventurën, emocionet dhe gjallërinë.
Reference: 2127
Publisher: Morava
"Kura e Shopenhauerit" është një libër unik, i shkruar mirë, që gërsheton filozofinë dhe trillin në një mënyrë mahnitëse. Është nga ata libra që të ndryshojnë mënyrën e të menduarit.
Reference: SKU001331
Publisher: Toena
Një fabul magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës.
Publisher: Botimet Dudaj
I përhumbur, Riçardi i drejtohet fqinjës, të cilën e njeh shumë pak, Luçie Marazit, një grua e pjekur kiliane, por që ka kaluar një jetë të ndërlikuar. Luçia, Evelina dhe Riçardi, tre njerëz tejet të ndryshëm nga njëri-tjetri, gjenden të përfshirë në një thriller me pasoja të paparashikueshme.
Publisher: Albas
Romani është i mbushur me monologë, që i shtyjnë personazhet në disa përsiatje, njëherazi të lajthitura dhe të mençura, në të cilat shtrohet çështja e çmendurisë absolute të shoqërisë, mizorisë së kapitalizmit, ftohtësisë së industrializimit dhe teknologjisë, duke i vënë ato në kontrast me dobësinë dhe brishtësinë e njeriut të vdekshëm që i ka krijuar.
Publisher: Botimet Dudaj
Ashtu si deti Mesdhe, në ujërat e të cilit përkunden e tallaziten ëndrrat e fatet e këtij romani, Rrënoja të bukura është sa ndjellës dhe i ngrohtë, aq edhe befasues dhe fundosës.
Reference: SKU002042
Publisher: Dritan Tirana
Title: Qyteti i BaltësOriginal: Mud CityCategory: NovelAuthor: Deborah EllisAlbanian translator: Dritan KokaPublisher: Botimet DritanYear: 2009Pgs. 144Weight: 0.18 kgISBN:978-99956-21-28-5
Publisher: Botimet Dudaj
Sebastian Bergman-i është një burrë i zhytur në dëshpërim. Ka humbur gruan dhe djalin në cunamin që shkatërroi arkipelagun indian, ka hequr dorë nga puna si psikolog e dizenjues profile-sh psikologjikë, ka rifilluar zakonin e vjetër duke sjellë çdo natë nga një grua të re në shtrat…
Publisher: Dituria
"Lavjerrësi i Fukoit" nuk është një roman në kuptimin e ngushtë të fjalës, ai është një grumbullim i vërtetë e i mrekullueshëm i informacionit, i përcjellë si një shaka, nga një mjeshtër që e manipulon shpikjen e tij – në fakt, një shaka e gjatë, erudite. "Lavjerrësin e Fukoit" mund ta quani pa frikë një triumf intelektual, përveçse një vepër artistike.
Publisher: Skanderbeg Books
“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
Publisher: Living
Dhjetë vjet më pas, nëna e saj nuk e ka mbledhur ende veten, kur papritur njihet me një burrë sharmant. Sa hap e mbyll sytë, ajo e gjen veten në shtëpinë e tij, ku njihet me të bijat, Sara-Xhejdin dhe Popin e vogël, pamja e së cilës e lë Lorelën pa frymë.
Nga prapa kurrizit dëgjova zërin e ëmbël të Eduardit. U ktheva ta shihja tek kërcente lehtë mbi shkallët e verandës, me flokët e shpupuritur nga era prej vrapit. Më tërhoqi menjëherë në krahët e tij ashtu siç pat bërë te parkingu dhe më puthi sërish.