- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s'ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit.
Titulli: Stambolli - Kujtime dhe qyteti
Gjinia: Roman, autobiografi
Autori: Orhan Pamuk
Shqipëroi: Rubin Hoxha
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2010
Fq. 408
Pesha: 0.43 kg
ISBN: 978-99943-351-534
Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s'ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit. Pamuku ka bërë për "mitin" kulturor të Stambollit po atë gjë që ka bërë Andrej Bjellij me Petërburgun, apo Xhojsi me Dublinin. Epigraf për librin është vargu i poetit turk Ahmet Rasim: "Bukuria e peisazhit fshihet në trishtimin e tij".
Sipas Orhan Pamukut, Stambolli është një qytet shumë melankolik, trishtimi është ndjenja kryesore që të ngjall ai. Temat kryesore të shkrimtarit janë konflikti ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, islamit dhe kristianizmit, traditave dhe bashkëkohësisë. Për shembull, konflikti ndërmjet oksidentit dhe islamizmit dhe islamizmit në Turqinë bashkëkohore është tema kryesore e romanit "Bora" (2002).
Me refleksionet qe e karakterizojnë Pamukun libri "Stambolli. Kujtime dhe qyteti" përftoi po të tillë natyrë reflektive - libri është një guidë nëpër ndjesitë stambolljane dhe shpirtin e Stambollit, një poetizim i qytetit, të cilin lexuesi shqiptar e ka ndeshur për herë të parë në poezinë e Nazim Hikmetit. Shkrimtari i madh turk Orhan Pamuk, fitues i Nobelit më 2006 ndjek genius loci të Stambollit, duke ndërthurur kujtimet e veta me historinë e tij kulturore, në të cilin autori ka jetuar për mbi 50 vjet.
Autori i rrëfen lexuesit monumentet dhe parajsën e humbur të Stambollit, rrugicat e ngushta, vilat dhe kanalet osmane; na njeh me shkrimtarët, artistët dhe gazetarët. Në një mënyrë prekëse, tërheqëse dhe të magjishme Pamuku e transformon këtë biografi të pazakontë, të filluar si "portret artisti në rini", duke e shndërruar në "portret artisti në qytet". Ky libër është njëkohësisht edhe historia e qytetit, edhe autobiografia e shkrimtarit.
Pamuku na fton në qytetin e fëmijërisë së tij, të ndajë me ne frikërat dhe gëzimet, por paralelisht na rrëfen për Stambollin, qytetin e tre perandorive.Teksti i librit të Orhan Pamukut "Stambolli. Kujtime dhe qyteti" është tërheqës dhe enigmatik, sikundër është tërheqëse dhe enigmatike vetë atmosfera e Stambollit. Fenomeni i qytetit gjendet në historinë e tij të begatë e marramendëse, në ato shtresa, të cilat, pa i përzier, e madje pa i prekur, gjallojnë në hapësirën mistike të Levantit.
Orhan Pamuk shtron pyetjen për vete dhe për ne: "Ku qëndron misteri i Stambollit?"Autori e dashuron Stambollin për shkak "të rrënojave të tij, pikëllimit, për madhështinë e shkuar dhe të humbur tashmë". Për Pamukun është i shtrenjtë mendimi, se me ndihmën e arsimimit dhe kulturimit mund të përnaltësohen bashkë me perandorinë, misticizmi sufi, dervishlerët me leximin e librave të vjetër me germa arabe bashkë me kulturën e hollë e të rafinuar".
Shkrimtari rreh të kapë "frymën dhe shpirtin e qytetit": "Por që ta kapë këtë frymë, që të zbulojë ndër rrënoja bukurinë dhe ta kuptojë, se ajo është gjëja më e rëndësishme e veçanësisë së qytetit, duhet ndërmarrë një udhëtim i koklavitur, i ngatërruar dhe i mbushur plot me pasione".Librin mund ta lexosh e rilexosh, duke iu kthyer rreshtave të tij, të kridhesh në nostalgjinë e fotografive bardhë-e-zi, duke humbur në nostalgjinë e labirinteve të kohës dhe kujtesës, në të cilat gjen lehtësim dhe ëndje.
Bashkë me autorin lundrojmë dhe ne me anije nëpër Bririn e Artë: "Përtej xhamave kërkëllitës të anijes pluskonin shtëpi të vjetra, lagjet gjysmë të shkretuara greke të Fenerit, të braktisura prej banorëve për shkak të ngushtimit të pandërprerë nga ana e shtetit, pallati i Topkapisë, që në sfondin e reve të zeza dukej edhe më enigmatik se zakonisht, Sulejmania, kodrat e Stambollit, silueta e qytetit, e krijuar me konturet e kishave dhe xhamive".
Dhe kohë pas kohe ne ulim vështrimin mbi librin e hapur mbi gjunj: "Pështjellimet e jetës, ashtu si tallazitjet e melodisë dhe peripecitë që ngërthejnë historinë, herët apo vonë i aviten fundit, ndërsa imazhet e qytetit që pluskojnë para syve tanë mbeten përgjithmonë me ne në ëndrrat dhe kujtesën tonë".
Orhan Pamuk ka lindur në 7 qershor 1952 në Staboll në një familje të pasur. I ati ka qenë inxhinier. Ai studioi në Kolegjin Robert dhe më pas për arkitekturë në Universitetin Teknik të Stambollit dhe njëkohësisht të gazetarisë në Universitetin e Stambollit. Në vitin 1982 u martua me Aylin Turegen, me të cilën u divorcua më 2001. Ka një vajzë, Ruyan (1991). Në vitet 1985- 1988 u mor me kërkime pranë Universitetit të Kolumbias në Nju Jork dhe për një kohë të shkurtër në Universitetin e Iouas. Orhan Pamuk jeton në Stamboll.
Përvojën e tij të një jete mes traditës osmane të familjes dhe përqasjen me stilin perëndimor të jetës, ai e ka përshkruar me tri gjeneratat në romanin e tij të parë "Xhevdet Beu dhe të bijtë" (1982) dhe më pas reflektimet e lëvizjeve shoqërore të kohës në romanin "Shtëpia e heshtjes" (1983). Popullariteti i tij ndërkombëtar nis me botimin e romanit "Kështjella e bardhë" (1985), roman historik për Stambollin e shekullit 17. Ky është libri i parë i botuar në gjuhën angleze.
Më pas njohja e tij pason me botimin e romanit "Libri i zi" (1990), që provokoi debate në Turqi për shkak të referencave të tij sufiste. Mbi këtë libër është bazuar edhe filmi "Gizli Yuz" (1992). Romani "Jeta e re" (1994) që pason veprën e tij është një rrëfim mbi shpirtin mistik dhe reminishencat e kulturës popullore dhe miteve turke, përmes një të ashtuquajturi libër me një aftësi për të të ndryshuar jetën nëse e lexon.
Në vitin 2000 Orhan Pamuk prezantohet me "Unë jam e kuqja", ku siç shprehet ai, tema kryesore është raporti mes Lindjes dhe Perëndimit, mes përshkrimit nëpërmjet pikëpamjeve të ndryshme të artistëve të lidhura me këto kultura. Romani i tij "Bora" (2002) i vendos ngjarjet në kufirin lindor të Turqisë, në qytetit Kars, dikur kufiri mes perandorisë osmane dhe asaj ruse.
Romani përshkruan konfliktet politike dhe fetare të turqve të sotëm përmes jetës së një shkrimtari të mërguar në Perëndim. Në vitin 2004 Pamuk boton "Stambolli: Kujtime dhe qyteti", një portret i tij për qytetin e lindjes, i bazuar në melankolinë që sheh në jetën e njerëzve të këtij qyteti. Të gjithë veprat e Pamuk kanë gjurmë autobiografike.
Qysh në fëmijërinë e tij, Pamuk ka lexuar lehtësisht në gjuhët frënge, ruse dhe angleze. Orhan Pamuk është i pari autor musliman që doli në mbrojtje të hapur të Salman Ruzhdie. Po kështu Orhan Pamuk mbajti qëndrim edhe ndaj gjyqit kundër kolegut të tij Jashar Qemal në vitin 1995. Edhe vetë ai është përndjekur nga shteti i tij pas denoncimit që bëri në një intervistë të tij në Zvicër për vrasjen e 30 mijë kurdëve dhe një milion armenëve nga Turqia si dhe për "atmosferën tmerruese" të asaj kohe.
Ai u quajt shpejt renegat i vendit të tij, gjë që i bën edhe sot shumë turq të mos e kenë shumë për zemër dhe ta pranojë me shumë vështirësi këtë fitore të Pamuk edhe si të tyren. Por presioni ndërkombëtar në mbrojtje të tij ka qenë shumë i madh. Orhan Pamuk është botuar në dhjetëra gjuhë të botës dhe vitet e fundit ka qenë në listën e autorëve më të shitur në Perëndim. Vepra e tij rreshtohet në rrëfimet postmoderniste dhe është krahasuar nga kritika me atë të Kafkës, Borhesit, Kalvinos dhe Markezit.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Pegi
Referenca: SKU001315
Botuesi: Tirana Times
Botuesi: Pegi
Botuesi: Onufri
Botuesi: Pegi
Botuesi: Mediaprint
Botuesi: Arka e Noes
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU002006
Botuesi: Pegi
Botuesi: Dituria
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Shtëpia e Librit
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000597
Botuesi: Skanderbeg Books
Referenca: SKU000600
Botuesi: Skanderbeg Books
Referenca: SKU000606
Botuesi: Skanderbeg Books
Referenca: SKU000861
Botuesi: Skanderbeg Books
Referenca: SKU001593
Botuesi: Skanderbeg Books
Referenca: SKU001673
Botuesi: Skanderbeg Books
Referenca: 2554
Botuesi: Skanderbeg Books
Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s'ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit.
check_circle
check_circle