Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Ditari i një librareje, Alba Donati
  • Ditari i një librareje, Alba Donati

Ditari i një librareje, Alba Donati

Botimet Dudaj

Nuk është asnjëherë vonë për të realizuar një ëndërr. Në nëntor të 2019-ës, Alba Donati vendos të ndryshojë jetën e saj dhe hap një librari në Lucignana, një vend me shumë pak shtëpi në Apeninet lukeze. 

118,45 SEK
106,61 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ditari i një librareje

Origjinali: La libreria sulla collina

Kategoria: Roman

Autori: Alba Donati

Përktheu: Adrian Beshaj

Botues: Dudaj

Viti: 2024

Fq. 238

Pesha: 0.310 kg

ISBN: 978-99943-0-728-9

libër është në gjuhën shqip

Mbi librin

«Pse e hape një librari në një fshat të humbur? Sepse kisha nevojë të mbushesha me frymë, sepse isha një vajzë e vogël e palumtur, sepse isha një vajzë e vogël kureshtare, nga dashuria për tim atë, sepse bota po shkon rrokopujë, sepse lexuesi nuk duhet tradhtuar, sepse duhet menduar për më të vegjlit, sepse shpëtova».

Nuk është asnjëherë vonë për të realizuar një ëndërr. Në nëntor të 2019-ës, Alba Donati vendos të ndryshojë jetën e saj dhe hap një librari në Lucignana, një vend me shumë pak shtëpi në Apeninet lukeze. E bën edhe falë një financimi popullor dhe një informacioni viral, i cili kalon gojë më gojë nëpër rrjetet sociale. Kështu, menjëherë, libraria bëhet një strehë shtëpize letrare, e zhytur në gjelbërim, duke u kthyer në një vend pelegrinazhi, fjalësh që bashkojnë dhe takimesh speciale. Në këtë ditar, i cili paraqet gjashtë muaj jetë të librarisë – zjarri që e shkatërron menjëherë pas një muaji nga hapja, energjia e njerëzve që e rimëkëmbin, mbyllja gjatë pandemisë, e deri tek organizimi i një festivali letrar – kemi rrëfimin e një pasioni që është si një levë për të ndryshuar botën. Me lehtësi dhe inteligjencë, Alba Donati i dhuron lexuesit një përvojë në linjë të përkryer me misionin e librarisë së saj: për të ndalur disi vrapin e ditëve tona, të përkundemi në ato gjeste të vogla përkujdesjeje, e të ndjekim fillin që bashkon një libër me një tjetër. Ky është libri që ëndërron çdo lexues: faqet që lexojmë përzihen me çka na ndodh si në një dioramë të hapur, sepse fjalët e librave janë pjesë e alfabetit tonë.

Detajet e librit
9789994307289
9789994307289
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Paraleli 42, John Dos Passos

SH.B.A. është lugina më e madhe në botë e rrethuar me male dhe kodra, është një grup zyrtarësh të babëzitur me shumë llogari bankare... janë shumë burra të groposur me uniforma në varrezat Arlington. SH.B.A. janë germat në fund të një adrese kur je larg shtëpisë. Por mbi të gjitha SH.B.A. është zëri i botës.
191,89 SEK 213,21 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dy botë paralele, Ali Smith

“Dy botë paralele” është një roman rreth gjithanshmërisë së artit, i mrekullueshëm, kompleks dhe postmodern. Është një bisedë e shpejtë e lakimit të zhanrit midis formave, kohërave, të vërtetave dhe trillimeve. Libri ka dy histori që gërshetohen me njëra-tjetrën si një spirale e dyfishtë.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Emri im është Doda, Lena Manda

Ai nuk arriti të përgjigjej. Haritina, duke rrezikuar ta shihte ndonjë nga shërbëtoret, që kishte shumë mundësi të çohej herët për të bërë punët, doli e zhveshur lakuriq nga dhoma dhe u mbyll në dhomën e saj. Pas saj doli Roberti për të gjetur cigaret dhe një gotë pije. I zhveshur lakuriq edhe ai, u ndal përpara dritares, zbrazi me një gllënjkë gotën dhe...
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Lidhjet e rrezikshme, Choderlos de Laclos

Ajo fut në lojë vikont Valmontin, ish-dashnor i saj dhe Don Zhuan i njohur e i paskrupullt. Në letrat e tyre, ata thurin një rrjet të ndërlikuar intrigash për të korruptuar shpirtin dhe trupin e viktimave, si zonjushën e pafajshme Dë Volonzhë, e cila do t’i mbyllë ditët në një manastir, dhe zonjën e virtytshme Turvel, që do të vdesë nga turpi e pendimi.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001590

Botuesi: Poeteka & Ideart

Tigri, Tomislav Marijan Bilosnic

Libri Tigri është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomislav Marijan Bilosnić-it. Përballë lexuesit rri një vepër 'monotematike', nga ato që, duke vëzhguar një 'objekt' të vetëm - tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Historia e vajzes se humbur, Elena Ferrante

"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe "rilindje".
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001343

Botuesi: Skanderbeg Books

Vera para errësirës, Doris Lessing

Ndërkohë që fillon stina e verës, Kate Braun, një grua tërheqëse, inteligjente, pesëdhjetë e pesë vjeçe, e martuar dhe e lumtur, me shtëpi në Londrën urbane, me tri fëmijë të rritur, nuk ka ndonjë arsye të pranojë se mund të ndryshojë diçka në jetën e saj. 
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjëra që nuk i thamë kurrë, Lucy Score

Përveç kësaj, Lina nuk krijon lidhje. Kurrë. Një aventurë e nxehtë afatshkurtër me një polic të këtushëm? As që bëhet fjalë. Sapo te gjejë atë që po kërkon, nuk ka ndërmend të qëndrojë më gjatë aty. Por Nokemauti ka mënyrën e tij për t'i bërë njerëzit për vete.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Valixhja, Sergei Dovlatov

I shkruar me fjali të shkurtra e dialogë të tkurrur në maksimum, romani “Valixhja” përshkruan kohë të zymta me ironi therëse, por çdo personazh, duke përfshirë vetë rrëfyesin, paraqitet me dinjitetin më të lartë e me njerëzillëkun më të pashembullt.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Pallati i Tradhtisë, Jason Matthews

Ndërkohë që i shmanget me mjeshtëri ekspozimit, Dominika merret me një shef vrastar psikotik, i mbijeton një atentati iranian, përpiqet të shpëtojë një agjent të dyfishtë të arrestuar dhe të pengojë flirtet kërcënuese të Putinit.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Krishtlindje si Chanel, Daniela Farnese

Edhe jeta e Coco-së sonë nuk është më pak e guximshme dhe e destinuar për të mos gjetur paqe, sepse Etieni, dashuria e saj e sapogjetur, nuk është me të, por ka mbetur në Francë. E çfarë është oqeani për dy të rinj që e duan shumë njëri-tjetrin? 
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje