Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • I ri
Foleja e nepërkave, François Mauriac
  • Foleja e nepërkave, François Mauriac

Foleja e nepërkave, François Mauriac

Dituria

Foleja e nepërkave është shembulli më i lartë i artit të Mauriacut. Në të gjithë letërsinë mund të gjenden pak hulumtime më të frikshme të një shpirti të gërryer nga krenaria, koprracia dhe urrejtja. Tema e këtij romani të jashtëzakonshëm është më emocionuesja në botë - beteja për një shpirt njerëzor.

7,93 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Foleja e nepërkave
Kategoria: Roman
Autori:François Mauriac
Përktheu: Vandush Vinçani
Botues: Dituria
Viti: 2024
Fq.188
Pesha: 0.260 kg
ISBN:99927-31-60-5
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

“Jo, nuk ishte paraja që ai koprrac vlerësonte aq shumë; as në tërbimin e tij të verbër, nuk kërkonte hakmarrje. Atë që donte vërtet ju do ta zbuloni, në qoftë se do të keni forcën dhe kurajën ta ndiqni historinë e tij deri në fund, deri në çastin kur vdekja e ndërpreu...”

Foleja e nepërkave është shembulli më i lartë i artit të Mauriacut. Në të gjithë letërsinë mund të gjenden pak hulumtime më të frikshme të një shpirti të gërryer nga krenaria, koprracia dhe urrejtja. Tema e këtij romani të jashtëzakonshëm është më emocionuesja në botë - beteja për një shpirt njerëzor.

Lui, personazh qëndror i këtij romani, personifikon të keqen. Ai është shumë i pasur, por mjerisht i palumtur. Nga fundi i jetës, duke kërkuar të zbulojë shkakun e kësaj palumturie, hedh në letër gjithë historinë e tij të hidhur: një fëmijëri e përmbytur nga dashuria e pafund e së ëmës, por e zbrazur nga çdo dashuri tjetër... dashuria për Izën që ia shkriu zemrën e ngrirë... keqkuptimi banal që i helmoi jetën martesore dhe atë të të bijve... lufta e koprracit plak për t’i hequr të drejtën e trashëgimisë familjes dhe fundi kulmor...
Magjia e këtij libri qëndron në talentin e jashtëzakonshëm të shkrimtarit për të parë poshtë asaj që duket - shumë poshtë, në thellësi të shpirtit, ku ekziston vetja jonë më e thellë, ku ndodh beteja e së mirës dhe së keqes, ku vendoset fati i përjetshëm i njeriu...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9992731605
ean13
9992731605
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Buzuku

Kupidët kokëkrisur, Jennie Dorny

Ndoshta nuk e dini, por mbi kokat tuaja, retë e llojeve dhe madhësive të ndryshme janë të banuara nga kupidët,këto qenie të përkushtuara ndaj dashurisë që, prej mijëvjeçarësh, i lëshojnë shigjetat e tyre në zemrat njerëzore.
6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Shkelja e kurorës, Paulo Coelho

Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.
9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...
9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shtëpi, Toni Morrison

Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.
8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

E bardha që vret, Robert Galbraith

Kur një djalosh i trazuar,  i quajtur Billi, i kërkon Kormoran Strajkut ta ndihmojë që të hetojë një krim që ka parë kur ishte fëmijë, detektivi mbetet thellësisht i tronditur. Edhe pse Billi ka probleme mendore dhe nuk mund të kujtojë detaje konkrete, ka diçka të sinqertë tek ai dhe historia e tij. Por para se Strajku ta pyesë më tej, Billi trembet dhe...
17,84 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000601

Botuesi: Skanderbeg Books

Pianistja, Elfriede Jelinek

Erika Kohut, një vajzë në fund të tridhjetave, jep mësime pianoje në Konservatorin e Vjenës. Por jeta dhe liria e saj janë të sekuestruara nga diktati i së ëmës dhe pasioni i saj i dyshimtë për artin, është i mbyllur në burgun e pentagramit. 
11,89 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Jeta Ideale, Danielle Steel

Dikur kishte një jetë ideale ,kurse tani ajo i duket e padurueshme.A do të ketë mundësi Blejzi ta rikthejë harmoninë dhe qetësinë në jetë dhe familje?
14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bota sipas Garpit, John Irving

Xheni Fillds ishte feministe, para se feminizmi të kthehej në modë. Ajo është infermiere, s'ka asnjë fije interesi ndaj burrave, e megjithatë, dëshiron të bëhet nënë. Një ushtar i plagosur, shtruar në spitalin ku punon ajo, do të bëhet "preja" dhe "dhuruesi i spermës" për djalin e ardhshëm të paligjshëm të Xhenit, Garpin.
9,51 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Autiku dhe pëllumbi, Rodaan Al Galidi

Gereti është biri autik i një nëne të alkoolizuar, Zhaninës. Ajo nuk e di kush është babai i tij, kështu që bëhet për të nënë, baba, gjyshe e gjysh, ndërsa ai kthehet në qendrën e jetës së saj. Djali ka një mendje të jashtëzakonshme, të dëlirë e të pafajshme, si dhe një zhvillim gjuhësor të habitshëm: ai e merrte gjithçka fjalë për fjalë, sikurse i thuhej.
5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Shihemi në gusht, Gabriel García Marquez

Çdo vit në gusht, Ana Magdalena Bach-u merr tragetin për në ishullin ku është varrosur e ëma, që t’i çojë lule në varr. Këto udhëtime kthehen në një ftesë të papërballueshme për t’u shndërruar në një tjetër njeri gjatë një nate në vit.
14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Të pandarat, Simone de Beauvoir (e-book)

Por nëse miqësia e tyre arrin t’i shpëtojë mjedisit shtypës ku Andre jeton, kjo nuk mund të thuhet për vajzën, e cila dërrmohet nën shtypjen e familjes.
7,13 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2712

Botuesi: Bota Shqiptare

Kusherira K, Yasmina Khadra

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.
4,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje