• Ka mbaruar
te verteta dhe te pathena per lasgushin, tomi mato
  • te verteta dhe te pathena per lasgushin, tomi mato

Te verteta dhe te pathena per Lasgushin, Tomi Mato

SKU000866
Te tjere

Poeti kishte një valixhe, të cilën s'e ndante nga vetja kurrë. Kur udhëtonte, e vendoste nën këmbë, ndërsa kur nisej për rrugë të gjatë, konën e merrte në dorën e majtë së bashku me bostunë, kurse valixhen në dorën e djathtë. Kur shkonte për ndonjë vizitë, valixhen e mbyllte me celëz "Elzet"?

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Të vërteta dhe të pathëna për Lasgushin
Origjinali: Të vërteta dhe të pathëna për Lasgushin
Gjinia: Kujtime
Autori: Tomi Mato
Shtëpia botuese: 55
Viti: 2006
Fq. 284
Pesha: 0.61 kg

Fragment nga libri

Poeti kishte një valixhe, të cilën s'e ndante nga vetja kurrë. Kur udhëtonte, e vendoste nën këmbë, ndërsa kur nisej për rrugë të gjatë, konën e merrte në dorën e majtë së bashku me bostunë, kurse valixhen në dorën e djathtë. Kur shkonte për ndonjë vizitë, valixhen e mbyllte me celëz "Elzet"?

Valixhja kishte formë ovale, ngjyrë kafe e çelur, e gërvishtur dhe dukej disi e vjetër, por që sigurohej gjithnjë me çelës. Bashkëqytetarët, sa herë e shikonin Llazarin me këtë valixhe në dorë, thoshin:
- Flori ka ky Lasgushi në këtë valixhe që s'e ndan nga dora?!
- Por kurioz, c'është e drejta isha bërë edhe unë, ndaj shpesh herë pyesja veten se ç'do të ketë ky njeri në të.Një ditë vajta për vizitë në shtëpinë e tij.

Për çudi dera e jashtme e tij ishte e hapur. Mendova se do të ketë dalë, por mu përgjigj Ciou-Ariu.Zbriti me të shpejtë në fund të shkallëve për t'u ndeshur me mua, por i shkoi kot se me pa menjëherë dhe m'u hodh tërë qef duke me përgëzuar. Ai para dhe unë pas u ngjitem përpjetë shkallëve.

Llazari hapi derën e "kullës" dhe mes befasisë dhe gëzimit u justifikua:
- Më fal basho, që s'të prita. Urdhëro lart, por kujdes se mos biesh nga shkallët se unë jam mësuar me to. Nëma dorën mua, ashtu!
Qeshëm të dy dhe hymë brenda në "Kullë". Valixhen e kishte vënë mbi tavolinë dhe shkruante. S'durova dhe i thashë:
-Zoti Llazar, më besoni, po sa herë të shikoj me këtë valixhe në dorë, mendja me shkon tek Harpagoni i Moljerit që shtrëngonte qypin me flori. Edhe ju, flori kini në këtë valixhe të shekullit të kaluar?!

Ai buzëqeshi. E shtrëngoi midis dy krahëve, vuri mjekrën mbi dorezën e saj dhe belbëzoi:
-Këtu brenda është thesari im, një pjesë e jetës sime. Ka gurë xhevairi, perla. Mos i shiko formën, por përmbajtjen, siç thotë ajo e famshmja metodë e Realizmit Socialist, ironizoi Lasgushi, duke qeshur.

Natyrisht këtë ironi e shijuam së bashku.Këtë vizitë në shtëpinë e Lasgushit e bëra aty nga viti 1979. Në fillin e gështenjave që shtrihet mbi qytet, këndoi edhe tre vjet më radhë qyqja. Të jem i sinqerte, nuk e vizitoja shpesh. Një mbasdite më troket në derë një komshi. Si përshëndetemi, më zgjat dorën dhe më jep një copë letër.
- Ma dha çupa e Lllazarit, më tha, - Me porositi që të ta jepja sonte.-
E lexova sipër: Zoti Kozma! Jepja babit në dorë urgjentisht! Faleminderit Amrija (ishte e bija e Llazarit).

Detajet e librit
Te tjere
SKU000866
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Tito dhe shokët, Joze Pirjevec

Roli i Titos në krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe organizimin e rezistencës antifashiste. Përse kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...
2 500 Lekë
More

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Flutura nëpër botë, Flutura Kasa

Autorja e ka ndërtuar librin me një kompozicion të thjeshtë, ku ngjarjet më të rëndësishme të familjes së saj zënë e vrapojnë t'i zënë vendin njëra-tjetrës. Sigurisht me një qasje tepër të veçantë: me një sinqeritet nga rrëfimtarja për t'u patur zili nga çdo shkrimtar.
1 100 Lekë
More

Referenca: 2935

Botuesi: Princi

Blendi Fevziu, Kastriot Myftaraj

Autor polemikash të ashpra me individë me pushtet, mendje kritike që denoncon dhe akuzon për të vërteta të dokumentuara dhe të përfolura në mjedise të ndryshme, Kastriot Myftaraj ka kaluar i pandëshkuar nëpër seanca të bujshme gjyqesh me Teodor Laçon, Erion Veliajn, Rajmonda Bulkun, Selim Muçën, Ardian Fullanin etj.
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU001674

Botuesi: Te tjere

Me kujtohet, Ylli Demneri

Ylli Demneri ka zgjedhur ta bëjë këtë thjesht, por me shumë mjeshtëri: Ai ka hapur dyert e vetvetes dhe na lë të futemi aty, të ndajmë mendimet, e të meditojmë për jetën, shoqërinë dhe politikën me gjuhën e kthjellët e lakonike të kujtimeve.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 2

Për regjimin nazist janë karakteristike tiparet më të këqija të komunizmit. Ai nuk ka baza dhe parime përveç grykësisë dhe synimit për sundim racor. Ai ua kalon të gjitha formave të degjenerimit njerëzor. Gjatë 25 viteve të fundit nuk ka patur kundërshtar më konseguent të komunizmit se unë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Jeta ime, L. D. Trockij

"Jeta ime" e Trockit, vëllimi i të cilit po i jepet sot lexuesit shqiptar, përmban veprimtarinë e Trockit prej fillimit të vitit 1917 e deri në fund të jetës së tij. Pa dyshim, kjo është edhe pjesa më interesante dhe më përfaqësuese e jetës së tij.
700 Lekë
More

Botuesi: Minerva

Me besnikërinë më të lartë, James Comey

Çfarë është lidershipi etik? Si mund të bësh atë që është e drejtë në vend të asaj me përfitim politik? Si mund të ruash besnikërinë ndaj vlerave të institucioneve për të cilët je betuar se do t'i mbrosh, ndaj vlerave që ke dedikuar jetën për t'i mbështetur, edhe nëse kjo besnikëri vjen me një kosto personale?
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001485

Botuesi: Naimi

Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit, Eldon Gjikaj

Studimi është konceptuar qartë që në krye, duke shenjuar mirë cilat ishin detyrat që duhej të zgjidhte dhe si do të arrihej deri në përfundimet e pritshme. Kjo shprehet edhe në strukturën e qendrueshme të studimit, në rendin e përpiktë të parashtrimit të lëndës, duke shkuar prej detyrës më të përgjithshme tek ajo më e përveçmja.
500 Lekë
More

Referenca: 2246

Botuesi: Argeta LMG

Eminesku i injoruar, Lasgush Poradeci

Monografia për Emineskun me të cilën poeti Lasgush Poradeci mbrojti doktoraturën e vet në Universitetin e Gracit, na çudit të gjithëve me përmasat e shtrirjes, me thellësinë e gjykimit e të analizave, me njohjen e thellë të letërsisë rumune e europiane, me aftësinë për të vënë në dukje lidhjet e Emineskut me kulturën e folklorin rumun e me poezinë e...
800 Lekë
More

Referenca: 2247

Botuesi: Te tjere

Shkolla shqipe e Poradecit, Lasgush Poradeci

Midis dosjeve të shumta në arkivin e babait tim, Lasgush Poradecit, më kishte rënë në sy edhe dosja me titull: "Dokumenta për shkollën shqipe të Poradecit". Mbasi e pashë dhe e studiova me kujdes, vendosa të merresha seriozisht me botimin e saj, duke përmbushur kështu edhe një dëshirë të hershme të babait tim.
400 Lekë
More