Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0kg - 5,441kg

Çmimi

Çmimi

  • 1 Lekë - 12 600 Lekë

  • Banner

Libra referencë
Libra referencë

Libra referencë

Në këtë kategori do të gjeni libra referencë si p.sh.: fjalorë, metoda, libra ligjorë, studime shkencore dhe gjuhësore, udhëzues, dhe mjaft të tjerë që ne për arsye praktike i kemi grupuar këtu.

Filtrat aktiv

Referenca: 2925

Botuesi: Plejad

Ndikimi i dietes, mjekesise popullore dhe ushtrimeve fizike ne shendetin e njeriut, Naun Tole

Përshkrimi i vlerave ushqyese dhe kuruese të frutave, perimeve e produkteve të tjera ushqimore si dhe përdorimi i tyre, në rast nevoje si ilaçe popullore të ngjall mjaft interes. Gjithashtu rekomandimi i recetave që janë mjaft praktike për t'u zbatuar (vetëm kërkohet durim dhe vullnet) dhe për të parë efektin e tyre për çdo sëmundje e organ përkatës.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2916

Botuesi: Te tjere

Avokati i vetvetes, Ndue Pjetra

Ndue Pjetra u lind në Shkodër më 19 nëntor 1962. Është diplomuar në Fakultetin Ekonomik dhe më pas vazhdoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër, ku u diplomua jurist. Ka punuar në N/B Bushat, Shkodër në ndërmarrjen elektrike, Shkodër.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2911

Botuesi: Naimi

Gjuha dhe lufta e ideve, Lindita Aliu-Tahiri

Gjuhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme, Lindita Aliu – Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendase. Studimet e saj synojnë të depërtojnë në etnotipet ballkanase përmes çkriptimit të gjuhës së medias dhe multimedias.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2885

Ndajfoljet peremerore ne gjuhen shqipe, Shaban Sinani

Ky punim mbetet edhe sot më i ploti dhe më i miri për këtë kategori fjalësh. Ai është një kontribut me vlerë në morfo – leksikologjinë shqipe. Punimi është shkruar në vitin 1983, por po të nisesh nga niveli, raporti atëherë dhe sot thuajse fshihet krejt.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2881

Botuesi: Plejad

E drejta e komuniteteve ne traditen juridike shqiptare, Giussepe Valentini

Duke pasur nga njëra anë në dispozicion një numër të madh kopjesh të dokumentacionit historik, të botuar e ta pabotuar, dhe nga ana tjetër, një eksperiencë të mjaftueshme dhe të drejtpërdrejtë të zakoneve e dokeve të vendit, unë mendova t'i mblidhja ato në një "korpus" të dokumenteve të ndryshme.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2862

Botuesi: Plejad

Sistemi rasor i emrave te shqipes, Kolec Topalli

Kolec Topalli punon prej 35 vjetësh në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka gradat shkencore Doktor i Shkencave (1992) dhe Drejtues Kërkimesh – Profesor (1994). Është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" (1993). Ka botuar më shumë se 130 tituj: monografi, artikuj e kumtesa, si bashkëpunëtor i 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit dhe me...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje