Lista e librave të botuesit Pika pa Siperfaqe

'Pika pa sipërfaqe' është një botues i pavarur, i konceptuar si projekt social, jofitimprurës dhe i themeluar në nëntor 2009, në Tiranë. Qëllimi ynë kryesor është botimi i veprave më të rëndësishme të letërsisë (prozë e poezi), kritikës, filozofisë dhe historisë, me vëmendje të veçantë për autorë e vepra themelore në fushat përkatëse.

Filtrat aktiv

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Një nomos për tokë, Damiano Aliaj

Ky vëllim është përpjekja për të analizuar mendimin e Carl Schmitt-it, por edhe për të menduar dialektikisht bashkë me të, apo nisur prej tij në zhvillime virtuale tematike dhe konceptuale, duke u ballafaquar me sprovimin kritik të mendimit të tij si një domosdoshmëri teorike dhe historike.
7,93 CHF
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Jeto gjatë, Peter Attia, Bill Gifford

Libri Jeto gjatë e transformoi plotësisht qasjen time ndaj plakjes. Peter Attia është ndër njerëzit më të shkëlqyer që kam takuar ndonjëherë, dhe në këtë libër ai ia ka dalë me sukses t’i përmbledhë të gjitha njohuritë e tij. Ky mund të jetë një nga librat më të rëndësishëm që ke për të lexuar ndonjëherë në jetë.
19,82 CHF
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Bankieri anarkist, Fernando Pessoa

Në këtë dhe prozat e tjera të këtij vëllimi, disa fare të shkurtra, Pessoa arrin të na magjepsë me mjeshtërinë e tij për të prekur në mënyrën më të thukët e më poetike pikat kyçe të përvojës njerëzore.
7,93 CHF
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Njeriu në kështjellën e lartë, Philip K. Dick

Afrika ka mbetur e shkretë prej spastrimit rrënjësor, ndërsa në Europë nazistët përgatiten të hedhin bombën atomike mbi Japoni. Ndërkohë një roman i famshëm, i ndaluar në gjithë Rajhun, përshkruan një histori alternative në të cilën janë Aleatët ata që e kanë fituar luftën.
11,89 CHF
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimtari i madh, Arben Dedja

Temat e vjetra përsëriten, por jo deri në obsesion, ndërkohë që bëjnë udhë tregime historikë, fantastiko-shkencorë, fantastikë, surrealiste, auto-fiction, pa llogaritur disa forma letrare proze të shkurtër akoma më të guximshme. Saqë pyetja më me vend do të ishte:"A janë (të gjitha) tregime?"
7,93 CHF
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Bestiar, Juan José Arreola

Në alegorinë e bestiarit të tij takojmë erotizmin, të përditshmen, të tashmen dhe një të  shkuar të lavdishme. Një kopsht zoologjik surreal që kthehet në letërsi të kulluar.
7,93 CHF
More