Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Muzat e mia trupore, Arben Dedja
  • Muzat e mia trupore, Arben Dedja

Muzat e mia trupore, Arben Dedja

Tani, në këto tekste nganjëherë të gjata, fluviale, thelbi i rrëfimit, herë paturpësisht eksplicit, herë i mbuluar si thëngjill nën hi, përfshin tërësinë e këtyre funksioneve – shumë gjëra, siç do të mund ta konstatoni edhe vetë –: gërhitjen, gogësimën, gromësirën, gudulisjen, kollën, të kruarën, lemzën, shtriqjen

94,76 SEK
85,28 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Muzat e mia trupore

Origjinal:Muzat e mia trupore

Kategoria:Roman

Autori:Arben Dedja

Botues:Pika pa sipërfaqe

Viti: 2024

Fq.160

Pesha: 0.240 kg

ISBN:978-9928-373-34-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

«Filli i kuq që i lidh tekstet e librit të tij të gjashtë me tregime (hm, po a janë vërtet “tregime”? hm, po a janë të gjitha “tregime”?;) – Muzat e Arben Dedjes – janë si gjithnjë humori, e qeshura “me të gjitha trajtat e saj: si nënqeshje, buzëqeshje, qeshje, gajasje, kakarisje, ngërdheshje, zgërdheshje, përqeshje...”, por kësaj radhe për disa funksione trupore neurofiziologjike: ato më ancestralet (edhe shtazoret), që edukata jonë prej qeniesh të qytetëruara përpiqet t’i fshehë ndaj botës, por, përkundër, që instiktet më të thella na bëjnë t’i mbartim përherë brenda vetes e t’i shfaqim shqim. I kishte dhënë ky autor me background kirurgu – i mësuar, pra, fort mirë me trupin – shenjat për këtë trill të fundmë qysh në vëllimin me proza, “Amputime të zgjatura” (2011), ku përfshiu tregimin e parë (zulmëmadh!) të kësaj “serie” dhe pastaj te vëllimi “Kulla e mishit” (botimi ynë, 2016) ku vazhdoi, dorëpadridhur nga kritikat, me një tregim që u quajt “politik”, por që ishte në fakt kokë e këmbë për teshtimën, homazh Nikolaj Vasileviç Gogolit, atit tonë të përbashkët.

Tani, në këto tekste nganjëherë të gjata, fluviale, thelbi i rrëfimit, herë paturpësisht eksplicit, herë i mbuluar si thëngjill nën hi, përfshin tërësinë e këtyre funksioneve – shumë gjëra, siç do të mund ta konstatoni edhe vetë –: gërhitjen, gogësimën, gromësirën, gudulisjen, kollën, të kruarën, lemzën, shtriqjen. Mund të vëreni: “Po funksione të këtilla trupore nuk janë vetëm nëntë, apo dhjetë (po të llogarisim edhe një shtojcë, që autori na e dhuron). Ka edhe të tjera...”

Detajet e librit
9789928373342
9789928373342
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

E premte pasdite, Brunilda Zllami

Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojne shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Burgu, Haki Stërmilli

Burgu i ngjan nji planeti të sokulluem prej reve të zeza. Prandaj asht si nji botë e huej për ju. Për disa të ndeshkuem asht Purgatori dhe për disa Ferri i kësaj jete. Mjerë ata mëkatarë që bijen mbrenda.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2355

Botuesi: Botimet Dudaj

Atdheu i diteve tona, Lindita Mamli

Lindita Mamli u diplomua në Universitetin e Tiranës për italisht. Ka botuar në Itali në vitin 1996 "Scogliete il mare" dhe "Oltre il destino" në 1999. "Amori rimasti a meta" u botua në vitin 2003. Poezitë e saj janë botuar në dy antologji shkrimtarësh të huaj në Itali.
42,64 SEK 47,38 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Pritja, Bjanka Sijami

Nga ana tjetër, Egzona vazhdon të presë në ankth dhe vuajtje pafund, pa marrë asnjë lajm nga i dashuri i saj. Libri të mban mbërthyer teksa e lexon dhe pret me padurim të mësosh se çfarë po ndodh me dashurinë e dy të rinjve.Libri të mban mbërthyer teksa e lexon dhe mezi pret të mbërrish në fund për të mësuar se si përfunon kjo dashuri e zjarrtë...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000573

Botuesi: OMSCA-1

Qyteti i fundit, Petro Marko

Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t'u kthyer në vendin e tyre. 
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Kolonë zanore, Rezarta Reçi

Përtej dilemës “dashuria apo seksi”, ngrihet dilema më e madhe e fatit të njeriut, se kush duhet të vendosë për jetën e tij, për ndjenjat e tij, për trupin e tij, për zgjedhjet e tij, për bashkëudhëtarët e përkohshëm apo të përhershëm të tij.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000038

Botuesi: Botimet Dudaj

Një tjetër, Brunilda Zllami

Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Ditët e lakuriqëve të natës, Namik Dokle

“Ditët e lakuriqëve të natës”, krahas dy romaneve të mëparshme, plotëson triptikun romanor të Namik Dokles, shënjon vlerë të letrave shqipe. Gjashtë ditët e kohës letrare, vijnë përmes digresionit, japin shkërmoqjen e ëndrrave. Në fshatin e dashurisë së shprehur me lule, ka rënë tërbimi. 
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001777

Botuesi: UET Press

Shqiperia, Ben Blushi

"Të jetosh në ishull", "Otello, Arapi i Vlorës" dhe romani i ri "Shqipëria" janë një triptik i kompletuar i një talenti të ri të letërsisë shqipe dhe gjithaq një fenomen kulturor që meriton të kapërcejë kufinjtë e hapësirës shqiptare në dekadën që vjen, duke prodhuar një shkrimtar tjetër ndërkombëtar nga gjuha shqipe.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001682

Botuesi: OMSCA-1

Panteoni i nëndheshëm ose letërsia e dënuar, Visar Zhiti

Më erdhi natyrshëm të mendoj se fenomeni që trajton autori Visar Zhiti, një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të lexuar shqiptarë, i kalon kufijtë e një akti etiko-letrar, civilizues dhe emancipues për të tërë korpusin e letërsisë dhe të kulturës moderne shqiptare dhe hyn pa trokitur në një realitet tragjik.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Terma humanitarë si fjala bombardim, Arlinda Guma

Ai kërkon të shkruajë një artikull për gazetën “The New York Times”, menjëherë pas përfundimit të misionit dhe kthimit në qytetin e tij të lindjes; “një qytet mesdhetar që duket sikur jeton i gjithi në një tablo të Monet-së.” Por, ku ta dijë se edhe atje, në qytetin e tij të lindjes, e pret “një tablo e bombarduar”...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje