Lista e librave të botuesit Pika pa Siperfaqe
'Pika pa sipërfaqe' është një botues i pavarur, i konceptuar si projekt social, jofitimprurës dhe i themeluar në nëntor 2009, në Tiranë. Qëllimi ynë kryesor është botimi i veprave më të rëndësishme të letërsisë (prozë e poezi), kritikës, filozofisë dhe historisë, me vëmendje të veçantë për autorë e vepra themelore në fushat përkatëse.
Je duke parë 1 - 12 nga 135 artikull(j)
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Jakob Von Gunten: ditar është romani i tretë i Robert Walset-it. Ai u botua më 1909. Personazhi homonim i romanit vjen nga një familje e kamur. Jakobi largohet nga familja dhe vendos t'ia kushtojë jetën shërbimit ndaj të tjerëve.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Kjo ese trajton problemin e pabarazisë ekonomike dhe shkaqeve të kësaj pabarazie mes Italisë së Veriut dhe Italisë së Jugut.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
I shkruar me fjali të shkurtra e dialogë të tkurrur në maksimum, romani “Valixhja” përshkruan kohë të zymta me ironi therëse, por çdo personazh, duke përfshirë vetë rrëfyesin, paraqitet me dinjitetin më të lartë e me njerëzillëkun më të pashembullt.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Realizmi socialist u bë forma mbizotëruese e prodhimit artistik në Shqipërinë e pasluftës, duke prodhuar një korpus veprash arti, një sistem të arsimit artistik dhe një ansambël teorik dhe ideologjik të një shkalle që i tejkalonte të gjitha zhvillimet artistike pararendëse e pasardhëse.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Ky libër ndjek linjat kryesore të mendimit bergsonian, duke nxjerrë në pah idetë e tij për jetën, mendjen dhe kozmologjinë, si pjesë e një filozofie e që shmang dogmatizmin dhe lejon shumësi interpretimesh nëpërmjet kapaciteteve virtuale qe ende mbart në vete.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Tani, në këto tekste nganjëherë të gjata, fluviale, thelbi i rrëfimit, herë paturpësisht eksplicit, herë i mbuluar si thëngjill nën hi, përfshin tërësinë e këtyre funksioneve – shumë gjëra, siç do të mund ta konstatoni edhe vetë –: gërhitjen, gogësimën, gromësirën, gudulisjen, kollën, të kruarën, lemzën, shtriqjen
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Një fe e tillë politike kushtëzoi zgjedhjet e institucioneve publike, marrëdhëniet shoqërore dhe përditshmërinë e qytetarit-besimtar, «njeriut të ri», të konceptuar për të qenë plotësisht i nënshtruar dhe i devotshëm deri në vetëflijim.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Për biografinë e shkrimtarit, Kundera ka qenë po aq refraktar dhe kategorik, aq sa kërkonte me kontratë që botuesi të shkruante në çdo kopje të librave të tij vetëm fjalinë: “Milan Kundera lindi në Republikën Çeke, dhe prej vitit 1975 jeton në Francë”. Nga vjet, na u desh të shtonim fjalinë e dytë: “Vdiq në vitin 2023”.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Të tjera histori enden në fijet e kësaj bisede, në të cilën dëshira dhe rrënimi, plaga dhe shërimi, ecin dorë për dore, “ndërsa përqark dëgjohet zhaurima e fatit”.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Në periudhën që pasoi Luftën e Ftohtë, konceptimet progresiste të historisë morën rol sundues në diskursin perëndimor. Po i afroheshim, tashmë, një periudhe ku aspiratat utopike do të përmbusheshin. Mirëpo zhvillimet e mëvonshme na bënë të qartë se asgjë e tillë nuk ndodhi.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Pati një jetë të gjatë dhe të vështirë si dorëshkrim, i nisur më se një dekadë më herët, i punuar e ripunuar disa herë nga autori në lëvizjet e tij nëpër Europë, i hedhur madje edhe në zjarr e i shpëtuar mrekullisht nga të afërmit e autorit.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Sipas Baudrillard-it përvoja jetësore bashkëkohore zhvillohet e gjitha jo më në realitet (perandoria ka rënë dhe është zhdukur), por në hiperrealitet, domethënë një rrjetë simbolesh të rrënjosura në të tjera simbole, pa asnjë kontakt me “realitetin”, i cili tashmë është zhdukur përfundimisht.