Lista e librave të botuesit Fan Noli
Botime nga shtepia botuese Fan Noli
Je duke parë 13 - 24 nga 234 artikull(j)
Botuesi:
Fan Noli
“Po jetoj një ëndërr brenda ëndrrës! Kjo vetëm kështu mund të jetë?” Pastaj, duke qenë i bindur se ishte në thellësitë e një ëndrre, u kthye nga ana tjetër. Me t’u kthyer, trupi i tij gati vetvetiu u bashkua me trupin që ndodhej mbi të duke filluar nga pika më e ndjeshme.
Botuesi:
Fan Noli
Ngjarjet e romanit fillojnë në mëngjesin e 17 shkurtit 2073 dhe personazhi kryesor i tij, Xhan Tezxhani, është ndër avokatët më të famshëm dhe më të rëndësishëm të Turqisë.
Botuesi:
Fan Noli
Në këtë libër lexuesit i jepen tri drama të pazakonta të shkrimtarit kinez Lao Ma: “Karnavalet e M. M. Bahtinit”, “Sokrati”, “Ushtari i mirë Shvejk”. Heronjtë e këtyre dramave, të vendosur në titullin e secilës prej tyre, përgjithësisht janë të njohur për lexuesin.
Botuesi:
Fan Noli
Në vetvete, kjo vepër është një shembull dhe burim i dorës së parë të historisë kulturore të zonave e rajoneve që ai ka vizituar. Rëndësinë e kësaj vepre e tregon më së miri numri i madh i ribotimeve të saj, i përkthimeve në disa gjuhë të ndryshme dhe i një numri të madh artikujsh, shkrimesh, monografish të karakterit akademik që janë shkruar mbi këtë punim.
Botuesi:
Fan Noli
Po frynte një erë e lehtë. Nuk dridhej por në freskinë e natës kishte pakëz ftohtë. Dhe një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare po lexonte rreshtin e fundit të gjëegjëzës së koduar që do të ndryshonte fatin e botës.
Botuesi:
Fan Noli
Arsen Lypeni në Stamboll!... Si? Arsen Lypeni, hajduti i famshëm francez, vagabondi i sjellshëm, emri i të cilit është përhapur në të gjithë Europën dhe që i janë përkthyer e shtypur të gjitha aventurat në shumë gjuhë?... Po, dora vetë!...
Botuesi:
Fan Noli
Ata mund të mos i kisha parë fare. Nuk mund të isha bërë dëshmitare. Duke u bërë dëshmitar i mbarimit të jetës së tyre, nga mund ta dija që do të bëhesha dhe dëshmitari i mbarimit të jetës sime?
Botuesi:
Fan Noli
Befas ndjeu sikur iu shkëput një pjesë nga vetja e tij: krenaria që ndiente sa herë që mendonte se pas do të linte trashëgimi Anën, u shndërrua në agoni, ndoshta edhe në ndjenjë fajësie.
Botuesi:
Fan Noli
Më ka bezdisur gjithnjë fakti që nuk ka pasur një shtyllë në krye të qoshes. Nuk ka rëndësi se çfarë shtylle, shtyllë elektrike, apo shtyllë semafori, apo shtyllë për tabelën e stacionit të autobusit, apo shtyllë për reklama, apo një shtyllë e ngjashme me diçka të tillë.
Botuesi:
Fan Noli
Aziz Nesini e vështroi gjatë e gjatë. Sytë iu mbushën me lot. Pranë tij qëndronte i biri, i cili ishte gati në të njëjtën moshë, i veshur shik e me këpucë në këmbë... Mbi botë dalloheshin këmbët e zbathura të djalit rom që quhej Jashar...
Botuesi:
Fan Noli
“A na bën një kolonë javore, si thua?”, më pyeti i shkujdesur, duke kruar mjekrën e kuqe. Hm, tani, duke pasur parasysh kolonat e tjera dhe autorët e tyre, më dukej bezdi e madhe.
Botuesi:
Fan Noli
Sa vjeçe je ti? – e pyeste ndonjëherë Granzhi duke i lëmuar vetullat me gisht, i befasuar nga bukuria e saj shumë më tepër sesa nga një shakullinë e papritur, duke kapsallitur sytë para një drite tejet të fortë, ndërsa ajo qeshte me atë zë gryke dhe ia prishte flokët me gishtërinjtë e lehtë.